Presidenti Topi nė Pukė

Presidenti Topi nė  Pukė

Presidenti i Republikės, Bamir Topi, me dt. 30 tetor 2011 paradite ishte nė qytetin e Pukės, i pranishėm nė evenimentin kulturor “Sofra Pukjane”, organizuar nga intelektualė dhe biznesmenė tė qytetit tė Pukės pėr tė promovuar traditėn dhe kulturėn e kėsaj zone. Nė eveniment ra nė sy mungesa e zyrtarėve tė PD-sė dhe e kreut tė bashkisė sė Pukės, Beqir Arifaj, si dhe deputetėve tė mazhorancės sė Qarkut tė Shkodrės. Tė zgjedhurit vendorė e kishin paralajmėruar bojkotin ndaj numrit njė tė shtetit. Me kėtė rast, Presidenti dekoroi me Urdhrin “Nėnė Tereza” dhe “Mjeshtėr i Madh” dy figura tė njohura tė Pukės.

                                         Pukė 30 tetor 2011.

 

Presidenti B. Topi i dorėzon Urdhėrin “Nėnė Tereza” akorduar M. Dod Alis, djalit tė tij
Nikoll Marka Dodės.

 

Presidenti Topi i dorzon Urdhėrin “Mjeshtėr i Madh”, Pukė 30 tetor 2011.

Nė qendėr tė Pukės, kreu i shtetit u prit nė njė tmosferė tė pėrzemėrt e festive nga ideatori dhe organizuesi i “Sofrės Pukjane”, Arjan Ndoi, nga intelektualė, artistė dhe qytetarė tė shumtė tė mbledhur me kėtė rast

 

Pasi vizitoi “Ekspozitėn etnokulturore” tė qytetit verior tė Pukės, kryetari i shtetit mori pjesė nė aktivitetin e pėrvitshėm “Sofra Pukjane 2011”, nė koncertin e madh festiv me kėngė dhe valle popullore e karakteristike tė trevės, qė u mbajt nė shtėpinė e kulturės “Eqerem Ēabej”. Me kėtė rast, u zhvillua edhe ceremonia e dekorimit tė dy personaliteteve tė njohura tė Pukės, ku, pas ekzekutimit tė himnit kombėtar dhe  leximit tė dekreteve presidenciale nga sekretari i pėrgjithshėm, Aleksandėr Flloko, Presidenti i Republikės, i dorėzoi zotit Elez Rrust Selimi, Urdhrin “Mjeshtėr i Madh”, me motivacionin: “Pėr punė tė palodhur e plot pėrkushtim nė shėrbim tė shėndetit tė njerėzve, pėr rezultate tė larta nė aplikimin e arritjeve bashkėkohore tė mjekėsisė nė vendin tonė”, si dhe familjarėve tė zotit Mark Dodė Alia (Pas vdekjes), Urdhrin “Nėnė Tereza”, me motivacionin: “Veprimtarit patriot, i cili jetėn e vuri nė shėrbim tė bashkimit, arsimimit dhe pėrparimit kombėtar dhe qė diti t’i qėndrojė me dinjitet persekutimit tė regjimit komunist”.

 

 

Vallet, muzika tradicionale e zonės e luajtur nga ēiftelitė, fyelli dhe daullet dhe vargjet e Reshat Arbanės krijuan njė atmosferė festive te “Sofra Pukjane”. Aktiviteti kulturor “Sofra Pukjane” zhvillohet pėr tė katėrtin vit, duke u kthyer tashmė nė njė traditė pėr qytetin e Pukės. Nė fjalėn e tij, Presidenti ėshtė shprehur se “e prita mė shumė dėshirė ftesėn pėr tė marrė pjesė te ‘Sofra Pukjane’. Aktivitete kulturore si ‘Sofra Pukjane’, apo ‘Oda Dibrane’ apo ‘Sofra Tiranase’ krijojnė mundėsinė e ruajtjes sė traditės kulturore dhe tė unitetit.

Kjo ėshtė krenari jo vetėm e Pukės, por e sė gjithė Shqipėrisė. Presidenca do tė dekorojė dhe figura tė tjera tė Pukės, por kėto dekorime do tė bėhen nė Presidencė”. Mė tej, kreu i shtetit tha se “ndihem i gėzuar dhe i emocionuar sa herė qė vij nė Pukė, sepse te ju gjej mikpritje, gjej bujari, gjej alegri, gjej gėzim, gjej solidaritet dhe jo pa qėllim mė kujtohet i madhi profesor Ēabej, i cili nga studimet e tij kishte nxjerrė, mbi baza shkencore qė Puka vinte nga fjala ‘Publica via’, tė pushosh i qetė. Pra sa herė vij kėtu, vėrtet qė ndihem shumė mirė”., Presidenti ėshtė pėrshėndetur me qytetarė tė shumtė qė e prisnin nė qendėr tė Pukės dhe ka pranuar ftesėn pėr njė drekė me personalitete tė Pukės qė kishin ardhur nga qytetet ku jetojnė, jashtė dhe brenda vendit.