Specialistėt: Puka, mė e prekura nga zjarret, ( Po tenderat ?)

Specialistėt: Puka, mė e prekura nga zjarret, ( Po tenderat ?)

PUKĖ- Zjarret nė sipėrfaqet pyjore tė rrethit tė Pukės gjatė muajve tė nxehtė tė verės kanė lėnė pas dėme kolosale. Drejtoria e Shėrbimit Pyjor nė kėtė rreth tashmė ka mbyllur edhe bilancin e dėmeve nga zjarret, ku rezulton se nė 23 rastet e zjarreve qė u shfaqėn nė pyjet e rrethit tė Pukės, u pėrfshinė nga flakėt 527 hektarė me pyje pishe dhe ahu, nga tė cilėt rreth 200 hektarė janė djegur totalisht. Burime pranė Drejtorisė sė Shėrbimit Pyjor nė rrethin e Pukės pohojnė se nga sipėrfaqet e djegura rezulton se 255 hektarė rezultojnė tė jenė pyje komunale dhe rreth 280 hektarė pyje shtetėror.

Specialistėt e Shėrbimit Pyjor pohojnė se zjarret masive janė regjistruar kryesisht nė territoret e komunave Gjegjan, Qafė Mali, Fushė-Arrėz e Blerim. Vetėm nė sektorin pyjor tė Gjegjanit janė shėnuar 12 raste zjarresh, ndėrkohė qė edhe pse u hodhėn dyshime se tė gjitha rastet ishin si pasojė e zjarrvėnieve tė qėllimshme, askush nuk u ndalua si autor i kėtyre zjarrvėnieve. Rrethi i Pukės renditet ndėr rrethet me dėmet mė tė mėdha nga zjarret nė masivet pyjore, ndėrsa dėmet e shkaktuara sipas specialistėve pritet tė rrisin eurozionin kryesisht nė kaskadėn e Drinit, mbi hidrocentralin e Fierzės, c’ka pritet tė sjellė pasoja, kryesisht nė stinėn e dimrit.

Shenim i redaksisė:

Duhet berė shumė kujdes dhe njė analizė se kushė perfiton tenderat pėr shfrytėzimin e lėndes drusore tė mbetur nga djegjet e ketyre 200 hektareve. Sepse po u tenderuan keto 200 hektarė kete vit, vitin tjeter do digjen 400 hektare, qė tė tenderohen. Pra dikuj i leverdis qė tė digjet Shqiperia, qė tė ju piqen “qoftet te daja” tė gatshme.