NĖ GOMSIQE Histori njerėzish mes maleve

NĖ GOMSIQE Histori njerėzish mes maleve

Nga: Fatos Baxhaku

Statuja e Nėnė Terezės duket sikur ndihet mirė nė mes tė rrėmujės mėngjesore tė Vaut tė Dejės, qytetit tė njohur pėr hidrocentralin e tij qė hap e mbyll portat sa herė qė moti ngryset fort. Nė qendėr tė qytetit, figura e shqiptares mė tė njohur duket sikur i bekon kalimtarėt qė marrin rrugėn e tyre tė pėrditshme. Neve na mjafton vetėm njė kafe e thjeshtė pėr tė rimarrė sėrish rrugėn tonė. Jemi nisur pėr nė Gomsiqe, fshat i njohur i Pukės. Makina jonė u ngjitet disa shpateve tė zhveshura, ku rriten disa gėmusha qė kanė marrė tė gjitha ngjyrat e mundshme tė vjeshtės. Pak nga pak rruga, mbi tė cilėn kalon vetėm pakkush, sa nis e bėhet mė e rrėpirėt. Gėmushat e zverdhura ua lėnė vendin ngadalė pishave tė gjelbra dhe moti nis tė freskohet pak. E kuptojmė se po i afrohemi malėsisė. Njė kalimtar qė ka dalė pėr dru kėndej pari, na thotė se nga Gomsiqja na ndajnė vetėm pak kilometra. Por shumė shpejt do tė kujtohemi se nė kėto anė, jo fort larg njėra-tjetrės, ndodhen dy Gomsiqe. Ne po shkojmė drejt asaj qė e kanė quajtur “E epėrme”. Poshtė, fare afėr Drinit ėshtė njė tjetėr Gomsiqe, ajo mė e vjetra.

Gomsiqja e parė

Udhėtarė, klerikė, tregtarė, njerėz qė mundoheshin t’i shpėtonin hasmit, malėsorė qė “binin” nė Shkodėr pėr ndonjė pazar tė thjeshtė, tė gjithė kėta deri afėr para 100 vjetėsh e dinin fort mirės se ku ishte Gomsiqja e parė. Fshati ishte njė pikė e rėndėsishme e kalimit tė Drinit, i cili, sigurisht qė nuk ishte ky i sotmi, i lodhur dhe i nėnshtruar nga hidrocentralet. Gomsiqja, njė fshat i vjetėr, thuajse i sė njėjtės kohė me qytetin e zhdukur tė Shurdhahut, ishte njė vend deri dikur i lulėzuar. Porse me sa duket ka qenė njė diēka mes qytezės dhe fshatit, gjithsesi njė vend i lodhur nga gjakmarrja, uria, mėria e Drinit kryeneē. Misionarėt jezuitė tė tė famshmit “Mision Shėtitės”, pikėrisht nė kėtė vend arritėn tė realizonin njė nga sukseset e paimagjinueshme pėr kohėn: tė eliminonin qoftė edhe pėr pak kohė gjakmarrjen. Letrat e tyre, tė ruajtura me kujdes pėrgjatė shumė viteve, na lejojnė tė imagjinojmė njė Gomsiqe qė nuk ėshtė mė.

“Midis Dushit dhe Gomsiqes – shkruhet nė njėrėn prej tyre – pėr dyzet vjet me radhė kishte pasur njė vijimėsi prej tridhjetetre gjaqesh. Kjo kishte nisur nga njė grua qė kishte mbetur e ve nė shtėpinė e njėrit prej parisė sė Dushit. Ajo mė pas u martua me njė nga shtėpia Jakaj nė Gomsiqe, por pak pas vrasjes u arratis. Fisi Jakaj tha se vrasja ishte kėshilluar nga tė bijtė, qė gruaja e re kishte pasur nė familjen Dushi dhe prandaj vranė njė nga kėta djem. Tė afėrmit e kėtij protestuan se djaloshi ishte vrarė pa tė drejtė dhe u hakmorėn ndaj njėrit prej familjes Jakaj dhe kėshtu filloi vargu i tridhjetetre vrasjeve dhe plagosjeve dhe kush e di se deri ku do tė kishte shkuar nėse nuk do tė ishte ndėrprerė nga misioni”. Teksa makina vazhdon rrugėn mes qetėsisė sė pishave, ne mundohemi, mbase mė kot, tė imagjinojmė se si mund tė ketė qenė skena e faljes sė gjaqeve nė Gomsiqen e vjetėr nė shkurtin e 1893, vit nė tė cilin misioni shėtitės jezuit kaloi ndėr kėto anė.

At Domenico Pasi, misionari italian, ka lėnė disa pėrshkrime shumė interesante. Ai bėn fjalė pėr njė kishė fare tė thjeshtė, fort tė vogėl e tė vjetruar nga koha dhe pėr njė grumbull fshatarėsh tė mbledhur nė Gomsiqe vetėm pėr hir tė ardhjes sė priftėrinjve. Duhet tė ketė qenė i ftohtė i madh. Prifti shkruan se disa lagje tė Gomsiqes, ato mė tė lartat, ishin izoluar me kohė nga dėbora e madhe. Pastaj herė-herė historitė qė rrėfehen bėhen thjesht rrėqethėse. “…Dita e fundit – shkruan misionari – ishte dita mė mallėngjyese, kur njė e ve e gjorė me dy djem nė moshė tė njomė, tė cilėve u ishte vrarė i ati nga tetė familje, erdhėn nė kishė, pėr tė falur nė prani tė tė gjithėve kėto familje qė kishin rėnė nė ujdi pėr tė kryer kėtė krim tė llahtarshėm.

‘Mė kanė lėnė nė rrugė me gjithė fėmijėt, thotė gruaja gjatė aktit tė faljes, por nuk ka rėndėsi, po fal pėr hir tė Jezu Krishtit, dhe u afrua tė puthte kryqin e Jezu Krishtit, por edhe tė tetė vrasėsit gjithsesi premtuan nė prani tė tė gjithėve se do t’i paguanin ēmimin e gjakut kėsaj familjeje tė mjerė… Dikush nga paria e vendit tha tė nesėrmen nė njė bisedė se ‘ju siguroj se dje kam pėrqafuar njerėz, tė cilėt prej shumė vitesh nuk i pėrshėndesja dhe besoja se tashmė nuk do t’u flisja mė kurrė’…”. Gomsiqja e vjetėr nė anė tė Drinit tani ėshtė njė fshat i qetė e paqėsor, i harruar nga shumica e njerėzve. Tashmė askush nuk e kalon mė Drinin aty. Dhe historitė e vjetra kanė nisur tė flenė ndėr librat e

Ndėrkaq ne kemi vazhduar udhėtimin. Brenda pak minutash, sapo kalojmė disa kthesa nė formė tete, kemi pėrballė qendrėn e Gomsiqes sė Epėrme, apo mė mirė me thėnė Gomsiqen e dytė.

Gomsiqja e dytė

Gomsiqja e dytė ėshtė mė shumė njė qendėr administrative se sa njė fshat nė gjithė kuptimin e fjalės. Shtėpitė e saj janė rreshtuar mė shumė nė krah tė shkollės dhe kishės e disi mė nė fushė nė anė tė lumit Gomsiqe, qė shkon e derdhet nė Drin. Jeta kėtu ėshtė gjallėruar pasi nė kėtė vend u ndėrtua postkomanda e parė e xhandarmėrisė, njė si han, ndonjė dyqan qė shiste gjithēka. Kjo ndodhte nė kohėn e Zogut, i cili ishte i pari qė hapi njė rrugė tė ngushtė kėtyre anėve.

Ndalesėn e parė e bėjmė nė shkollėn 9-vjeēare, e cila mban njė emėr tė njohur tė kėtyre anėve. Ajo quhet shkolla “Shtjefėn Gjeēovi”. Nė fillim kujtojmė, nė mėnyrė tė gabuar sigurisht, se shkolla ėshtė e mbyllur. Njė qetėsi e thellė e ka rrethuar godinėn e thjeshtė nė anė tė rrugės. Pastaj dallojmė disa figura nxėnėsish qė lėvizin pas xhamave dhe kėshtu guxojmė tė hyjmė brenda. I pari qė “takojmė” ėshtė vetė Gjeēovi. Figura e tij me mustaqet e njohura dhe me shikimin e mprehtė duket sikur na uron mirėseardhjen. Pastaj ndalojmė njė copė herė nė njė kėnd fort tė kėndshėm, ku shohim lloj-lloj gjėrash tė zonės duke filluar qė nga kostumet tradicionale, e deri te njė radio e vjetėr, mbase e para qė ka “kėnduar” nė kėto anė. Pastaj takojmė drejtoreshėn, Marta Dodajn, e cila gjen kohėn tė na ndihmojė nė udhėtimin tonė nė krahinėn e saj.

Te njeriu i urės

Fare afėr shkollės jeton familja e Zef Frrok Prendit. Axha Frrok sapo i ka mbushur tė 80-at. Ėshtė plak i fortė. Megjithėse ka kaluar dy fatkeqėsi tė rėnda, humbjen e dy djemve tė tij, gjen kohė tė na buzėqeshė. “Mirėse ju ka pru Zoti”, na pret ai nė pragun e shtėpisė sė tij tė re. E vjetra, qė ndodhej fare ngjitur, nuk ėshtė tashmė veēse njė gėrmadhė.

Para mė shumė se njė viti, njė zjarr i pėrpiu gjithēka qė kishte. Plaku nuk ankohet: “Kėshtu ka dashtė Zoti, more djem. Ai i din tė gjitha sa ndodhin nė kėto troje…”.

Plaku i moēėm flet ngadalė: “Ne vetėm si administratė jemi tani me Pukėn, sepse ne jemi mirditorė den baba den. Na i kemi pasė taku bajrakut tė Dibrrit. Edhe sot, gjithēka, zakonet, veshjet, festat, krushqitė, i kemi njėsoj si tė Mirditės. Puna asht se menjėherė kur erdhi pushteti i ri u ba nji ndamje e re administrative. Ky vend quhej Ndėrfushas dikur, njisoj si ai qė asht edhe nė Mirditė. Atėherė mos me pasė dy emra njėsoj iu vu emri Gomsiqe, sepse lumi qė kalon pėrmes fshatit quhet kėshtu. Ka edhe nji Gomsiqe tjetėr, afėr Drinit, por kjo e jona quhet e Epėrme. Kshtu asht puna e emrit”.

                                    Shtepi e braktisur Gomsiqe

Hera-herės plaku pėrhumbet duke parė andej nga ėshtė ura e njohur e Gomsiqes. “Deri nė kohėn e Zogut kėndej nuk ka pasė kalu rruga – thotė – nė 1935 kohė u hap nji xhade e ngushtė sa me kalu vetėm nji makinė. Aq kalojshin atėherė. Kur erdhi Italia, kjo e zgjanoi rrugėn dhe vendosi nji postė karabinierėsh nė atė vend ku sot asht shkolla. Nė atė kohė, me ardhjen e rrugės vendi u gjallnu disi. Baba jem merrej me mirėmbajtjen e asaj rruge, sepse bante dimėr i fortė dhe shumė herė xhadeja bllokohej nga bora e akulli. Punėn e tij mandej e kam vazhdu unė. Mbaj mend se nė 23 nėntor 1944 gjermanėt, qė ishin duke ikur nga Shkodra, e hodhėn nė erė urėn, sikurse edhe tė tjera ma poshtė. Kėtu patėn mbetė disa italianė qė ishin kryesisht tė xhenjos. Nė 1946 ura ėshtė rindėrtuar nga italianėt e mbetur nė Shqipėri, sipas njė projekti tė Spiro Kolekės. I mbaj mend mirė italianėt, ishin punėtorė tė mėdhenj dhe mjeshtra shumė tė aftė. E gjithė jeta ime mė pas ka qenė e lidhur me kėtė urė dhe me kėtė rrugė. Ka pasur raste qė urėn e kemi ruajtur edhe me pushkė nė dorė nga ndonjė sabotim i mundshėm”.

Plaku i urtė e harron pėr pak kohė urėn e tij dhe zhytet nė kujtime edhe mė tė thella. “Ngjarja qė mė ėshtė ngulitur mė fort ndėr mend ėshtė vrasja e 5 djemve tė rinj nė Vig tė Shkodrės. Ata qė mė pas u quajtėn Heronjtė e Vigut – thotė. – Asokohe kam qenė 13 vjeē dhe bashkė me njė kushėrirėn time kishim shkuar te disa njerėzit tanė. Ishte gushti i 1944. Nė gusht ka pasė qenė zakon me ba festėn e djathit. Armėt ishin sheshit. Ma keq se ne nė 1997 dhe njerėzit ishin tė aramatosun. Kėta djemtė e rinj, partizanė, qė kishin ra nė besė nė Vig, nuk pranuan me dorėzu armėt. U prenė nė besė prej disave nė Kashnjet. Unė kam qenė fare afėr vendit ku asht ba lufta. Plumbat mė kanė kalu fare afėr veshit. Isha i vogėl dhe isha kurioz, kėshtu qė i jam afru edhe ma tepėr vendit ku bahej luftė. Nuk e di as vetė se si mė kanė lanė ma tė rriturit. Nuk do t’i harroj kurrė ato krisma”.

Axha Zef na tregon edhe rrėnojat e shtėpisė sė tij tė djegur. Pėr tė dalė nė vendin e gėrmadhave na duhet mė parė tė pėrballojmė skėrmitjen e frikshme tė njė goxha qeni, qė pėr fat ėshtė i lidhur me zinxhirė. “Hajt or dreq – i drejtohet Zefi qenit dhe mė pas neve – mos kini frikė, kshtu ban kur sheh njerėz qė nuk njeh, mė pas andej nga mbramja e fut kryet vetė nė zinxhir”. Pėr njė copė herė endemi pėrmes gėrmadhave, ku dikur gjallonte jeta e djemve tė Zefit. Plaku pėrhumbet shpesh nė mendimet e tij. “Si erdhi kjo punė – pėrsėrit – askush nuk po beson ma as nė Zot, as nė Kanun e as nė Ligj, tė paktėn tė kishin rujtė njenin…”. Qeni “qė fut kryet vetė nė zinxhir” ka kohė qė ėshtė qetėsuar, madje tund bishtin hareshėm nė shenjė miqėsie.

Historia qė zbret poshtė


Korthpula ėshtė ku e ku mė e vjetėr se sa Gomsiqja e Epėrme. Pėr tė shkuar atje na duhet tė udhėtojmė afėr 5 kilometra pėrmes njė rruge tė pashtruar. Nė fillim shohim vetėm pllaja tė zhveshura qė kanė nisur tė gėrryhen nga erozioni dhe pastaj, tė fshehura mes gėshtenjave tė vjetra, shfaqen shtėpitė e fshatit. Nė qendėr shohim njė shkollė tė braktisur. Mė pas do tė vėrejmė shumė shtėpi tė mbyllura. Miqtė tanė na thonė se nė fshat kanė mbetur vetėm pesė fėmijė qė vazhdojnė shkollėn dhe se shumė familje tashmė qė prej kohėsh kanė zbritur poshtė nė fushė. Jeta nė kėto anė me pak tokė dhe me dimėr tė ashpėr nuk ėshtė e kollajtė.

Nė qetėsinė e oborrit tė kishės, tė rrethuar nga disa kryqe tė mėdhenj tė drunjtė, kemi kohė t’u hedhim njė sy shėnimeve tona.

“Nė Korthpulė – shkruan at Francesco Genovici i jezuitėve tė misionit shėtitės nė 1900 – ishte njė tjetėr ngatėrresė e madhe ndėrmjet njė familjeje parėsore tė vendit dhe njėrit prej kapedanėve tė Mirditės. Ja ēfarė ka ndodhur. Njėrit nga Korthpula i vodhėn tre kuaj nė pazarin e Shkodrės. Kuajt ia vodhi njė mysliman. Ky i Korthpulės, duke u kthyer humbės nė shtėpi, pa rrugės tre kuaj tė tjerė qė ishin tė njė shkodrani. I mori kuajt dhe ndoqi rrugėn pėr nė shtėpi, duke thėnė me vete: ky shkodrani do tė dijė mirė se si t’i marrė kuajt e mi nga myslimani nė Shkodėr dhe do t’i mbajė pėr vete nė kėmbim tė kėtyre qė i mora unė, kėshtu do tė jemi tė dy tė kėnaqur pėr mallin tonė. Por pėr bela, shkodrani bashkė me kuajt qė ia vodhi korthpulasi ishin nėn mbrojtjen e njė kapedani tė Mirditės, i cili duke mbetur i fyer pėr vjedhjen qė iu bė mikut tė tij, shkoi bashkė me persona tė tjerė dhe arrestoi tri gra nga familja e trimit tė Korthpulės. Por t’i vjedhėsh gruan njė malėsori do tė thotė ta ēnderosh shumė. Korthpulasi kishte tė drejtė tė tėrbohej fare nga zemėrimi, sepse i kishin marrė jo njė, por tri gra tė shtėpisė sė tij, dhe thoshte se nuk e mendonte fare jetėn dhe nuk do tė kishte paqe deri sa t’ia punonte njė gjė tė tillė edhe ai grave tė kapidanit…”.

                            Familja e Zef Frrok Prendit, viti 1960

Kjo histori e vjetėr tashmė 111-vjeēare sigurisht qė ėshtė harruar. E ka harruar madje edhe vetė Dodė Ndue Nikolla, 96 vjeē. Plaku ankohet se “e kan lanė pak kamėt dhe veshėt”. Na pret nė shtėpinė e tij qė ėshtė ndėrtuar nė 1914 nga ustallarė gollobordas. Plaku rrėfen gjatė dhe ngadalė se si nė fillim ai bashkė me tė atin ishin bashkuar me njerėzit e Gjon Marka Gjonit, kapedanit tė Mirditės, e mė pas kishin kaluar me partizanėt. “Vetė i kam ēuar bukė Kadri Hazbiut e Hysni Kapos, kur partizanėt kaluan kėndej nga anėt tona, pastaj kam luftuar nė ish-Jugosllavi”, thotė sikur tė rrėfejė njė gjė tė zakonshme. Axha Dodė mė pas ka punuar druvar dhe nė njė minierė sipėrfaqėsore aty pranė.

Dikush prej nesh e pyet nėse e mban mend se si u ndje nė 1967, vitin e mbylljes sė kishave. “Ēfarė kishim me ba – pėrgjigjet plaku i menēur – ia mbushėm mendjen vetes se feja mbahet edhe pa prift. Dhe kėshtu ndodhi vėrtet deri sa erdhėn kėto kohėt e reja”. Axha Dodė na pėrcjell deri te pragu i shtėpisė sė vjetėr. “Ma bani hallall se deri ktu mundem – na thotė duke u mbajtur fort te shkopi i tij – po na urdhnoni prapė”. Plaku e ka edhe njė porosi. “A mund tė thoni atje nė Tiranė qė tė mos e rrisin ēmimin e miellit. Ka shku shumė nalt bre burra”. Ne i premtojmė se do ta shkruajmė porosinė e tij, por i themi edhe se nuk besojmė se do tė na e verė kush veshin. Plaku vė buzėn nė gaz, ndėrsa ne largohemi poshtė gėshtenjave tė vjetra tė Korthpulės, vendit ku historia sa vjen e shket mė p oshtė.

Gazeta Shqip 6 nentor 2011.