Topi dekoron sportistėt Ela Tase dhe Shaban Uka

Topi dekoron sportistėt Ela Tase dhe Shaban Uka

Presidenti i Republikės Bamir Topi ka nderuar sot me urdhrin “Mjeshtėr i madh” dy legjendat e volejbollit, Ela Tase dhe Shaban Uka, te cilėt lanė gjurme me lojėn e tyre, sidomos ne ndeshjet ndėrkombėtare te te gjithė sportdashėsit shqiptare.

                          Voleibollistėt e ekipt “Dinamo,

Ne prani te trajnerėve, volejbollisteve, kolegeve dhe personaliteteve te shquara te sportit, presidenti Topi u dorėzoi medaljen e larte dy ish-volejbollisteve te shquar te Dinamos, ne shenje vlerėsimi pėr vlerat qe ata paraqiten ne kėtė sport, si lojtare, trajnerė, e me pas specialiste.

Dy figurat e shquara te volejbollit shprehen mirėnjohje pėr vlerėsimin e marre, ndėrsa nuk harruan te falėnderonin sportdashėsit pėr mbėshtetjen gjate karrierave te tyre.
27 tetor 2011.

SHABAN UKA

Lindur: 6 prill 1956, Tiranw nga njė familje  e ardhur nga fshati Truen, Pukė.
“Mjeshtėr i madh”.

Tituj Sportive: "Mjeshter i Merituar", "Nder i Sportit Shqiptar".

Aktivizuar me te rinjte e Dinamos ne 1973.

Ne 1975 luan me ekipin e pare te Dinamos.

Anetar i ekipit kombetar nga 1977 deri me 1992.

Fitues i anketes "6 me te miret e shekullit".

Fitues i titullit Kampion Kombetar 13 here.

Fitues i Kupes se Republikes 10 here.

Ka zhvilluar 70 takime nderkombetare me ekipin e Dinamos dhe ate Kombetar.

Ne vitet 1992-1995 trajner-lojtar me ekipin "Shkendija" te Tetoves, Maqedoni.

Ne vitin 1996 trajner me ekipin e te rinjve te Dinamos, ku fiton edhe Kampionatin Kombetar.

Ne vitet 1996-1998 trajner me ekipin e pare te Partzanit.

Ne vitin 1998-1999 trajner me ekipin e Dinamos.

Ne vitet 1998-2004 trajner i ekipit Kombetar te te Rinjve.

Ne vitet 2005-2007 trajner i ekipit te femrave te Dinamos, ku fiton Kupen e Republikes dhe Kampionatin Kombetar.

Ne vitet 2005-2007 trajner i ekipit Kombetar te te Rejave.