Specialistėt: Lahuta nė rrezik zhdukjeje

Specialistėt: Lahuta nė rrezik zhdukjeje
Nga: ALMA MILE

Njė ekspozitė me 30 ekzemplarė tė rrallė nga instrumenti. Pak vėmendje nga trashėgimtarėt e rinj dhe etja e blerėsve tė huaj po zhdukin veglėn muzikore.
Dikur, shtėpia pa lahutė quhej “shtėpia e lanun”. Ishte marre pėr malėsorin tė mos e kish njė pushkė e njė lahutė. Me telin e saj rapsodėt i kanė kėnduar Mujit e Halilit, kreshnikėve me mustaqe tė gjata qė shtrinin 7 pashė nėn dhé bajlozėt e zinj me topuzė tė rėndė… Koha ka lėnė gjurmė mbi to, ashtu si dhe historitė e kėngėve dhe trimave qė u kanė kėnduar. Nė kuadrin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė, Qendra Kombėtare e Inventarizimit tė Pasurive Kulturore dhe Instituti Shqiptar i Shkencave hapėn nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar ekspozitėn “Lahuta e Eposit Shqiptar”. Sipas specialistėve, ajo pėrfaqėson arketipin mė tė lashtė tė veglave kordofone me hark tė kontinentit europian, shpesh e mbiquajtur instrument etnik i shqiptarėve. Nė ekspozitėn e hapur nė MHK, janė paraqitur 30 lahuta unike nė llojin e vet. Ato i pėrkasin kryesisht shek. XIX-XX dhe i pėrkasin fondit tė Muzeut Historik Kombėtar, por edhe koleksioneve private, ai i piktorit tė njohur Nikolet Vasia, muzikologut Vaso Tole etj. Ēdonjėra prej tyre ka nga njė histori. 

Shumė janė tė gdhendura bukur. Nė kokat e tyre sheh tė gdhendura simbole tė njohura qė hasen nė mitologjinė gojore shqiptare e sidomos nė Eposin e Kreshnikėve, tė tilla janė Orėt e malit, Zanat, gjarpri shėrues, kreshniku, dielli, hėna me yjet, por edhe koka e dhisė, e cila ndeshet rėndom te ky instrument. Nė njė kėnd tė sallės qėndronte i ulur njė rapsod, jo i moshuar, por qė ka trashėguar artin e interpretimit me lahutė. Dhe vizitorin qė sheh me kureshtje instrumentet, por edhe disa tablo, ku paraqiten elemente tė kėtij instrumenti, shoqėrohen nga tingulli i thatė dhe i veēantė i lahutės. Eposi i Kreshnikėve dhe mjeshtėria e punimit tė veglave muzikore tradicionale janė shpallur “Kryevepra tė Trashėgimisė Shpirtėrore Kombėtare” dhe, sipas specialistėve, tashmė ėshtė afati i fundit pėr ta mbajtur gjallė kėtė trashėgimi.


Simbolet e gdhendura nė kokat e lahutave.

E ndėrsa vizitorėt shijojnė me ėndje kėtė instrument, tė trashėguar brez pas brezi, specialistėt ngrenė problemin e zhdukjes sė kėtij instrumenti, i cili sa vjen dhe ndeshet gjithnjė e mė rrallė. Sipas specialistit Jaho Brahaj, krahas rėndėsisė sė veēantė qė ka ky instrument, thekson se dy janė faktorėt qė po ēojnė nė zhdukjen e kėtij instrumenti. “Janė dy faktorė qė po e zhdukin nga Shqipėria. Sė pari, po tregohet pak vlerėsim nga ata qė e kanė trashėguar kėtė instrument dhe sė dyti, blerėsit e huaj po tregohen tė uritur pėr ta pasur, pėr ta blerė kėtė instrument muzikor, i cili ėshtė unik dhe mė i vjetri nė llojin e vet nė Europė”, thotė Brahaj. Lahuta ėshtė njė instrument, i cili lidhet ngushtėsisht me Eposin Shqiptar dhe, bashkė me mospėrdorimin e Eposit, po zhduket edhe vegla muzikore. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse organizatorėt realizuan kėtė ekspozitė, pėr tė tėrhequr vėmendjen ndaj njė dukurie qė po shmang vazhdimėsinė e traditės. Specialistėt shprehen tė shqetėsuar se nė rastet e riprodhimit tė kėtij instrumenti vihen re elemente tė reja, jo sipas traditės sonė kombėtare, por tė kopjuara nga kultura e huaj.




“Synimi i ekspozitės ėshtė tė tėrheqim vėmendjen pėr njohjen e kėtij instrumenti muzikor, mė i lashti nė Europė, qė tė pėrfshihet nė koleksionet tona muzeore dhe tė institucioneve shtetėrore tė specializuara pėr studimin dhe promovimin e saj. Tashmė ėshtė faza kohore e fundit qė mundet tė kryhet kjo nismė. Tė nxisim koleksionistėt shqiptarė qė tė koleksionojnė kėtė instrument para se tė jetė vonė dhe kėshtu t’i presim rrugėn ikjes sė kėsaj vlere drejt koleksioneve tė huaja muzeore dhe private. Tė popullarizojmė kėtė vlerė trashėgimie kulturore tek opinioni publik dhe nė mėnyrė tė veēantė te rinia dhe nxėnėsit”, thotė specialisti Brahaj.


Gazeta Panorama 28 maji 2012.