Gurėt dhe plagėt e Prend Ukajt

Gurėt dhe plagėt e Prend Ukajt
Shėnime pėr librin ”Gurė dhe Plagė”
Nga Qazim D. Shehu

Ka shumė poetė qė nuk e tradhtojnė kurrė botėn e tyre poetike dhe vėrtiten rreth njė qerthulli temash dhe motivesh tė cilat i kanė mė pėr zemėr.Ata nuk duan t`i ngjajnė kujt, vetėm vetes sė tyre, e pėr kėtė meritojnė vėmendje, sepse realizojnėēdo ditė e mė tepėr profilin e tyre poetik, brenda njė sistemi tė kuptueshėm tė gjuhės , figuracionit, ndjenjės, duke u bėrė tė veēantė dhe bindės nė ato qė shkruajnė.Njė nga kėta ėshtė Prend Uka, njė poet nga Puka, autor i shtatėe vėllimeve me poezi, botuar nė kohė tė ndryshme, pa u ndjerė, me hap tė sigurtė, jashtėēdo pėrpjekje pėr zhurmė mediatike, ashtu si po ndodh shpesh tek ne, ku poezia lakohet brenda disa emrave qė kanė nė dorė fijet e medias apo fijet e pushtetit duke u ngjare disa kukullave qė rrinė gjithnjė nė vitrinė dhe pluhuri i rrugės i parfumos vazhdimisht.Po ēfarė e bėn tė dallueshme poezinė e Ukajt? Sė pari, do tė thosha njė system i tėrė tematik qė vėrtitet nė projeksionet e njeriut malėsor  me motet e kaluara nė njė truall tė fortė, me bjeshkė, kullė, malin dhe bimėn e malit, gjė kjo e dallueshme dhe qė i jep forcėn identitare poezisė sė tij.

Pastaj ky rrafsh tematik shtrihet dhe merr pėrmasė mė tė gjėrė duke e vendosur qenien e poetit nė dramatikėn e jetės pėr ekzistetncė dhe pėrvijim tė ndjenjave, mendimeve, dashurisė, harresės ,jetės, vdekjes, kėngės e mallit pėr tė shkuarėn, etj.Si e tillė, kjo lloj poezie qė lexohet si e veēantė dhe impulsive, ka sjellė njėkohėsisht edhe njė sistem tė caktuar fjalori poetik, nė shumicėn e rasteve konservativ, dėshmi e imagjinatės dhe dashurisė pėr fjalėn e vjetėr, sado rreze tė kufizuar tė ketė fjala.Mund tė themi se Prend Uka shumė fjalė tė dialektit gegė i shpluhuros nga harresa dhe i fut nė energjinė e ndjenjės dhe u jep flatra mendimi terheqės, brenda aspektit tė tyre sinonimik dhe antonimik.

Sepse nė poezi, njė fjalė mund tė ngjyrosė dhe shpalosė ndjesi qėshpalosin botė mė vete.Kjo mėnyrėėshtė shenjė talenti, prirje e vetvetishme po edhe shenjė e njė ndėrgjegjėsimi se fjala, asnjėherė nuk duhet braktisur,nė veēanėsinė e saj, ajo duhet ruajtur e duhet aktivizuar Brenda njė mendimi poetik  i cili i vėnė nė raporte tė caktuara me jetėn , rreh dhe kumton shumėēka, varėsisht nga aftėsia imagjinative e poetit.I theksuam kėto karakteristika tė pėrgjithshme tė poetit pėr t`u ndalur mė pas mė konkretisht, e pėr tė kuptuar se poeti ėshtė i lidhur me gjuhėn  se ai e vlerėson posaēėrisht atė, brenda natyrshmėrisė sė shprehjes sė saj.Ja si shprehet ai:”E kam pėr fis,/fortesėn e gurit/Guraēokėt i mbledh/ I fut nėn lėkurė/Nė krisma rrufesh,/Nė gur e lis/Lis bjeshke jam/I lnurė”Duke u ndalur nė kėto vargje qė pėrcjellin kredon poetike dhe ekzistenciale njėherėsh tė poetit, pėrmes fjalėve tė thjeshta e sintetike autori, duke shfrytėzuar simbolin e gurit dhe lisit , krijon disa pamje:pamjen gjeografike, nga vjen, pamjen historike, pamjen e ngjarjeve dhe ė qėndresės, duke i futur tė gjitha nė emėruesin e pėrbashkėt tė epikės, epikė e cila nuk ka nevojė tė rrėfehet po tė shprehet e tė kuptohet brenda shtresave kuptimore tė simbolit.

Nė kėtė hulli do tė vazhdojnė edhe poezi tė tjera, ku guri, lisi, gjarpri, bėhen element tė fortė qė ngjyrosin identitetin e palėkundur dhe e mėvetėsojnė kėtė poet  brenda rrathėve tė shqetėsimeve tė veta tematike.Kulti i lisiot nuk ėshtė i panjohur nė letėrsinė tonė, ai vjen nga Gavril Dara (i Riu), De Rada, Martin Camaj,e poetė tė tjerė, gjithnjė duke marrė konotacione tė sferave shpirtėrore, psikoemotive e duke u pėrkufizuar herė here nė ide qėndrese e ide identifikimi.Por, Ukaj, lisit i jep shprehje tė tjera, ai  e shikon lisin tė lnurė, tė krehur nga erėrat, stuhitė, nė kuptimin real po edhe simbolik, duke paraqitur kėshtu vėshtirėsitė e malėsorit shqiptar poedhe tė njeriut shqiptar nė tėrėsi.Ėshtė pikėreisht ky element qėndrese qė autori nuk e braktis, pėrkundrazi, e shtrin nė kohė, mendja na shkon gjer nė kohė tė lashta, pastaj e sjell gjer nė kohėt e sotme , kur ėshtė e vėshtirė tė jeshė lis, sepse sot nuk tė lnurin mė erėrat e forta , po erėzat dhe parfumet mikroborgjeze, e pėr kėtė shkak shumė tipare bjerren e humbasin kotnasikoti, aq sa lisat kthehen ēuditėrisht nė shkurre dhe shkurret tentojnė tė bėhen lisa.Kulti i gjarprit , si helm i jetės, mbetet njė motiv tjetėr nė poezinė e Ukajt,, gjarpri jo si totem, po gjarpri si vėshtirėsi e jetės rropatjes sė saj.

 “Nė gjenezė tė origjinės,/N`gur pėshtymė gjarpri,/Shkelmit hipokrizinė,/Simultan,/Shpik jetėn virtuale,/Thelbi im ,/ Virus ēubnaje./”Lisi, gjarpri, retė, erėrat qė krehin degėt e tij,kohat qė shket dhe shumė degė qė bien , guri me pėshtymėn e gjarprit sikur tė mos i mjaftojė helmi i vet, janėdetaje poetike qė japin hidhėsinė e jetės dhe pėrforcojnė elementėt psikodramatikė nė poezinė e Ukajt.


Poeti e mbart qenien e vet pėrmes kėtyre vizioneve duke u bėrė i dallueshėm ,larg ēdo mode apo ngjashmėrie.Ai e merr fillin e frymėzimit tė vet nga pėrjetimet e vendlindjes, duke pasur si element tė spikatur ato ēfarė vendlindja i afron nė rrafshin gjeografik, si konfiguracion, nė rrafshin etnopsikik  duke shtjelluar kėshtu njė ekzotikė ku mitet ngrihen pėrmes ėndrrės sė jetės si pėrjetime tė lira.Guri bėhet kėshtu element i forcės po edhe i pengesės, bėhet element i ndėrtimit po edhe i ngurtėsimit, e, nė kėtė shtjellė intersante ku vihen nė peshė tė fatit shumė gjėra ekzistenciale tė qenies.E, brenda kėsaj botėndjerje jepen e projektohen hijesinat e jetės, duke pėrvijuar kėshtu njė fantazmagori, sado tė vogėl.Brenda kėtyre rrathėve tematikė  vjen e shpaloset pėrmes njė vargu tė shkathėt , tė shkurtėr sintetik, njė mendim i ngulėt  pėr jetėn nė rrugėn e saj, pėr kontrakdiktat, rrugėn e saj ku shfaqen maskat, instiktet, dėshirat e fshehura, moskuptimet, dashuritė e ndalura nė vend dhe ato tė saponisura, epshi dhe dėshira e njeriut pėr njė dashuri tė ndaluar, etj.Poeti gjithnjėėshtė nė kėrkim, nė kėrkim tė shfaqjes sė mendimit dhe tė pėrvijimit tė tij, nė rrugėn e meditacionit pėrjetėn e njė individi qė kėrkon ta shpėrthenjė atė ndrydhje instiktive qė sjell vetėpengimi, apo pengimi.Figura qė shetit nė poezinė e Ukajt pėrveē gurit, gjarprit ėshtė korbi, korbi si njė pikė e zezė, fat i keq apo ngjyrė e zezonės.Nuk ėshtė korbi biblik, apo korbi mistik,po ėshtė korbi simbolik, i cili mbart tė gjitha dramatikat e jetės dhe ankthin e saj ekzistencial, njė ankth qė mbartet pėrmes jetėndrrės.

Si njė poezi qė i afrohet ėndrrės dhe pastaj del nga ėndrra, po mbetet misteri i jetės duke vendos gjithnjė unin lirik tė jetės, poezia e Ukujt, i ngjan gjithnjė gurėve mozaikalė qė vendosen brenda njė dekoracioni shumė origjinal.Ky dekoracion nuk ėshtė i stisur, i sajuar , ai buron e ngjizet gjithnjė ditė pėrditė, nga prirja e natyrshme e poetit pėr ta parė jetėn poetikisht, pėr tėjetuar gjithnjė me poezinė,dhe prirja mė e natyrshme e poetit ėshtė kujtesa poetike, imazhet e dikurshme qė shkrihen nė kohė dhe marrin trajtė pėrmes flatrimit tė njė imagjinate qė mbart metafizikėn e qenies njerėzore.

Nganjėherė pyesim veten ē`ėshtė kjo metafizikė, ku jeta ėshtė mė e thjeshtė, po harrojmė se ditėt dhe vitet shtresojnė njėra tjetrėn , brendashkruhen fatit tė llojllojshėm, sukseseve dhe mossukseseve tė jetės,se kybrendashkrim, duhet shpalosur sa tė jetė e mundur dhe kjo ėshtė nisma dhe misioni i poetėve qė tentojnė tė shprehen, duke mos u ndalur dhe duke e sjellė jetėn pėrafėrsisht pėrmes imazheve e trajtave tė caktuara.E nė kėtė kohė qė shket jepet individi duke e parė kohėn si gėzim, rėndim, duke e parė kohėn me gulēet e saj dhe spazmat dramatike, kohėn shėnuese dhe kohėn pėrjetuese,e cila rrethrrotullohet si toka rreth diellit, po ky rrethrrotullim i saj bėhet gjithnjė nė ndėrdijen tonė sureale.Kėshtu ajo shėnon ndėr ne  me gdhendjet e saj shenja tė padukshme gjurmėt e tė cilave kur i vemė re na japin trishtim po edhe mendim.

Poezia e Ukajt nuk pėrthekohet nė njė kohė historike, po nė kohėn mitike, ajo nuk shėnon ngjarje, po shpreh tharmin e tyre, kjo shprehėsi bėhet pėrmes njė ndjenjė tė fortė, ndjenjė qėėshtė shkaktuar nga turbulencat e njė jete nė kėrkim dhe nga pengesat qė kanė vėnė tė tjerėt.”Shtati im,/tashti i moēėm,/Bart hullive,/motmotshėm,/plagė tė forta,/tė pashėndosha,/Guri..”Moti dhe shtati,qė rritet bashkė me kohėn , dhe hullitė e jetės qė pėrcjellin pikėrisht atė rrugė tė vazhdueshe tė intrasigjencės sė kohės qė hedh para rrugės sonė pengesa, ja, pikėrisht kjo ėshtė kredoja e njė poezie qė mbėshtetet nė frymė dhe pėrcjelljen e saj aktive pėrmes njė vargu tė koncentruar e tė shkurtėr me forcė shprehėse.

Nganjėherė duket se ai ngrin njė situatė tmerri nė poezi, elemente qė e pėrforcojnė kėtė janė tė shumtė, guri, thikat, gjaku, plagėt, korbat,kokrra e rrufesė, lisi i shkyem prej saj, etj etj.Kjo i sjell poezisė sė tij njė prirje elegjiake, njė prirje dramatike, po kjo ėshtė veēori talenti dhe veēori e natyrshme dhe e unifikimit tė temave qė ka ēdo poet, nuk duhet tė harrojmė se ēdo poet ka njė sistem tė caktuar tė fjalorit poetik, tė motiveve apo tė temave tė veta, duke marrė poetėt mė tė mėdhenj pėr shembull e deri te poetėt mesatarė.Ky sistem fjalėsh dhe motivesh sjell origjinalitet , mėvetėsi,e bėn poetin tė dallueshėm, larg ēdo ngjashmėrie qėėshtė veēori e poetėve tė mirė.Dhe ēfarė e bėn Prend Ukajn tė dallueshėm pėrveē sistemit tematik, motivor, mėnyrės sė prosedeut krjiues?Unė mendoj se ai aktivizon njė sistem fjalėsh qė kanė rreze tė shkurtėr pėrdorimi, ose nuk jetojnė mė, ndėrsa ai me kujdesi sjell nė poezi, duke i aktivizuar me pėrkujdesje .

Kėndimi nė gegnisht i jep poezisė njė bukurtingėllim, jo vetėm qė ruan format gjuhėsore,po sjell nuance tingėllore tė mrekullueshme.Si rrėmues i nuancave shpirtėrore, i qenies nėpėr kohė, i gjykimit tė vetvetes pėrmes fatit tė vėshtirė dhe fatit tė kėrkuar pėrmes vėshtirėsish, poeti nuk mund tė gjejė zgjedhje mė adekuate pėrpos nuancave dhe fleksibilitetit qė jep e folmja nė gegnisht, pėrmes atyre fjalėve qė ai ka tė vetat e nėse nuk kuptohet ndonjė fjalė nga ndonjė tjetėr, kjo poetin nuk e shqetėson , sepse ai kurrė nuk e tradhton veten dhe ecėn pėrmes asaj force identitare tė gjurmės sė traditės prej nga ėshtė ngjizur mirėfilli qė nė fėmijėrinė e vet tė hijshme.

Gjuha nuk ėshtė element dekorativ por ama, filigramon, stolis dhe pasuron mendimin, ajo thyen rėnien nė rrafshime e njėtrajtshmėri, krijon dhe ēliron imagjinatėn, hap shtigje tė reja pėrfytyruese, ndėrlidh kontekste dhe shpalos mbresa.Konteksti i poezisė sė Ukajt, duke rimarrė ndonjė mendim ,pikėzohet tek guri dhe plaga metaforike e gurit, pėr tė na pėrcjellė imazhe qė dalin tėēkyēura nga nėntekstet dhe pretekstet e ndjenjės, ky pikėzim nuk ėshtėi ngulitur po ai lėviz dhe zhvendoset pėrmes imazheve kohore tė centruara ose shpėrqėndruara nga vrulli i ndjenjės sa tė fortė aq edhe subtile.”Arkeologėt zbulojnė,/krijesa amorfe,/ne mbi dhe kėrkojmė, /liri tė plotė,/mbrėmja merr formėn tėnde,/si qepje gjilpėre,/Kuptohet sesi shkrihet koha duke fituar njė dimension tė dhimbshėm,sesi pa u pėrmendur fare fjala dhimbje ajo pėrcillet pėrmes mesazhit ndėrtekstual dhe pėrcjellė dimensionin e shkurtesisė sė jetės dhe pėrjetėsisė sė amshimit. 

Kjo gjithėsesi, ėshtė poezia e Ukajt, njė poezi krejt e veēantė , me gjuhė tė kursyer,ku shtrirjet e simbolikave tė jetės pėrcjellin kumte tė fshehura, po qė me njė lexim tė kujdesshėm , nuk ėshtė vėshtirė ato tė kapen, e tė bluhen filozofikisht nė mendje, njė poezi trallisėse, e hovshme, me thėllėsi tė fshehura tė kuptimit, po ku nuk harrohet, e ritheksoj, identiteti, treva e tij e dashur, Fierza e Pukės, Puka nė tėrėsi  e mė gjėrė.Duke qenė libri i tij i shtatė, poeti ka bėrė pėrparim nga libri nė libėr, duke dėshmuar seriozitet e kėmbėngulje nė lėrimin dhe latimin e fjalės artistike, ky pėrparim vihet re nė ngjeshjen e mendimit,zgjerimin e gamės tematike, po duke mos harruar me qenė gjithnjė vetvetja, gjė e rėndėsishme sot pėr njė poet, i cili kėrkon tė pėrcillet nė ndėrgjegjen e lexuesit me vargjet e veta, veēoritė e vargut tė vet,larg ēdo manie.