Mimoza Paluca, murgesha qė studion pėr filozofi

Mimoza Paluca, murgesha qė studion pėr filozofi
Nga: Esmeralda Keta

Mimoza Paluca me gjithėse ka vetėm dy ditė qė ėshtė ulur nė auditoret e Shkencave Sociale, ėshtė bėrė tashmė njė personazh. Kjo pėr shkak tė shamisė gri qė mban nė kokė dhe veshjes po gri, por edhe pėr mėnyrėn se si ajo tė prezantohet. "Pėrshėndetje, unė jam motėr Mimoza…", thotė ajo teksa u afrohet njė grupi vajzash, me tė cilat do tė jetė nė tė njėjtin grup dhe ndan me to tė njėjtėn bankė. Murgesha 29-vjeēare nga veriu i Shqipėrisė, nė njė intervistė pėr "Gazetėn Shqiptare" qė tashmė studion pėr Filozofi, na tregon se dega qė ka zgjedhur nuk ėshtė vetėm njė dėshirė e saja, por edhe njė ambicie pėr tė pėrfaqėsuar sa mė mirė rrobėn qė ajo mban tė veshur. Motėr Mimoza na tregon se deri mė tani, si studentėt dhe pedagogėt, kanė qenė dashamirės karshi saj, por nuk ngurron tė thotė se nėse e detyrojnė tė zgjedhin mes shkollės dhe rrobės qė mban veshur, ajo do ta heqė atė, vetėm sa pėr tė ardhur nė shkollė, por gjatė pjesės tjetėr tė ditės do ta veshė sėrish. 

Ju jeni murgeshė dhe keni vendosur tė studioni filozofi. Pėrse? 

Filozofia ka qenė njė nga dėshirat e mia. Por jo vetėm kjo. Nė qendrėn ditore ku unė shėrbej, ėshtė nė qėllimet tona, qė pėrveē pėrkushtimit ndaj Zotit, duhet tė pėrkushtohemi edhe ndaj dijes, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė ne mund t'i pėrcjellim mė mirė mesazhet e tij. 

Ku po qėndroni aktualisht? 

Unė, sė bashku me katėr motra tė tjera rrimė nė ambientet e qėndrės ditore "Maria Mazzarello", te Tirana e re, qė ėshtė njė OJF, e cila merret mė sė shumti me problemet sociale tė shoqėrisė shqiptare. Unė u bė rreth njė vit qė qėndroj aty dhe rreth njė vit e gjysėm qė jam bėrė motėr, ndėrkohė qė 7 vjet kam qėndruar nė Itali. 
Ju u bėnė dy ditė qė jeni pjesė e auditorit tė studentėve tė Filozofisė. Si ka qenė reagimi i tyre? 
Kėto dy ditė unė jam ndjerė shumė mirė. Mė janė afruar dhe nuk e kanė fare problem veshjen time. Mė kanė pyetur pėr gjėra tė ndryshme, kam biseduar normalisht me ta. Jam shumė e kėnaqur. 

Kush e ka bėrė hapin e parė: ju apo ata? 

Jo! I lė ata qė tė mė afrohen vetė, pasi nuk dua tė krijojnė njė pėrshtypje tė gabuar qė nė fillim. Vetėm nė rastet kur vė re se janė nga veriu e bėj unė hapin e parė. 

Pėr ēfarė flisni me to? Pėr Zotin? 

Jo! Unė besimin tim nuk e kam zėnė fare nė gojė, sepse ėshtė ende shumė shpejt pėr tė hapur tema tė tilla. Por edhe ata vetė nuk mė bėjnė pyetje rreth kėsaj teme, pasi nė njėfarė mėnyrė, pėrgjigjet i kanė te veshja qė unė mbaj. Pėrgjithėsisht flasim pėr gjėra tė sė pėrditshmes. Pse zgjodha kėtė degė? Ku kam mbaruar? Ku po rri tani? etj, etj. 

Po reagimi i pedagogėve si ka qenė? 

Shumė i mirė. Ka pasur nga ata qė mė kanė thėnė qė janė tė kėnaqur qė midis studentėve ka edhe pėrfaqėsues tė fesė, siē jam unė. 

Nė tė kaluarėn, disa universitete publike i kanė pėrjashtuar nga auditoret e tyre, vajzat muslimane qė mbanin shami. Ju keni pasur ndonjė sinjal tė tillė nga stafi akademik i fakultetit? 

Jo, deri mė tani jo. Madje tė gjithė janė treguar shumė tė mirė me mua. 

Por nėse ndodh njė gjė e tillė, do tė ishit e gatshme tė linit shkollėn pėr veshjen? 

Nėse ma kėrkojnė njė gjė tė tillė, unė do ta heq veshjen dhe mund tė vij civile nė shkollė. Nuk ėshtė rroba qė e tregon besimin, por vetėm kjo (nxjerr kryqin qė e mban poshtė rrobave gri). Kryesore nuk ėshtė veshja, por ėshtė shkollimi, ndaj ne kemi mundėsinė, qė, nėse na e vėnė njė kusht tė tillė, mund ta heqim rrobėn dhe ta vesh pastaj sėrish kur tė dal nga auditori. 

Si do tė reagoni, kur nė klasė do tė diskutohet pėr tema e teori qė kundėrshtojnė besim nė Zot? 

Sigurisht qė unė jam pėrgatitur edhe pėr kėtė. Unė do tė jap argumentat e mia, por secili prej nesh ėshtė i lirė tė zgjedhė nė atė qė ka dėshirė tė besojė.



Gazeta Shqiptare, 13,10,2010