Haki Ademi

Haki Ademi

Haki Ademi

Shkruar nga Milazim Cufaj.
 
Mesues Hakiu lindi ne Zezaj të Pukes në vitin 1929. Ai vinte nga një familje me tradita patriotike dhe arsimdashese. E filloi punen që ne rnoshe te re, si rnesues. Pasioni i tij per profesionin u shkri me deshiren per t'u arsimuar dhe kualifikuar. Ai vazhdoi dhe perfundoi shurne kurse kualifikimi dhe atestimi, duke ngritur shkallen e njohurive dhe te aftesive ne nivele te lavderueshrne. Sherbeu ne mjaft fshatra te thelia, si Berishe, Kryezi, Micoj, Qerret, Koman, Mezi e Bushat.


Kudo, ku ai punoi kujtohet me respekt nga tshataret dhe ish-nxenesit per kontributin e dhene per arsimimin dhe pasionin e tij dhe dhuntise jo vetern me nxenesit, por edhe me grupet amatore te fshatrave, duke arritur qe ato t'i kualifikonte ne festivale e takime zonale e ne shkalle rrethi. Me grupin e fshatit Micoj solli shurne lende me vlere per festivalet kormbetar të Gjirokastres, Po ashtu edhe me grupet folklorike te Qerretit dhe te Kryeziut. Edhe pse kishte një perkushtim e dashuri per profesion, nuk i shpetoi persekutimit dhe perndjekjes. Ai per disa vite u shkeput nga arsimi duke punuar ne stabilimentin e F. Arzit, por asniehere nuk u shkëput nga kultura dhe veprimtarite artistike që zhvilloheshin.


Pas disa vitesh ai perseri rikthehet ne arsim dhe rifillon ne fshatin Micoj. Tashrne Hakiu i vihet me me kembengulje qerntimit te folklorit dhe perpiekjeve per ta pasqyruar kete vlere ne veprlmtarite kombetare. Mbajtja e kontaktit me rapsode, instrurnentiste, dhe interpretues e rnbartes te vlerave foklorike dhe etnografike e nxiten ate që të krijonte nje grup te rnirefillte folklorik. Nuk hezitonte as i riu, e as e reja, i moshuari te merrte pjese ne ketë grup, pasi drejtimi profesional dhe njerezor, komunikimi e aftesia e thithjes se elementit krijoi besim tek te gjithe. Punoi nje jete te tere, mori pjese si instrurnentiste ne festivalet folklorike te Gjirokastres dhe si specialist i folklorit. Doli ne pension dhe si shurne te  tjere u anashkalua nga administrata.

Ai lindi dhe rriti femije shembullor ne të gjitha drejtimet. Vitet e fundit, u largua me banim ne Tirane, por Puken nuk e harronte asnjehere. Per çdo rast vinte ne fshatrat ku ai punoi, merrte pjese ne gezime dhe hidherime. Se fundmi ishte ne qershorin 2001, ne pervietorin e shkolles se Micojt, ku punoi dy here per vite te tera. U gjend ne mes ish- nxenesve te tij, u entuziazmua, kur vizitoi muzeun e shkolles dhe pa veten  e tij dhe kontributin e dhenë per kete shkolle e fshat. Ne librin e pershtypjeve ai la kete shenirn te fundit: "Kujtimet e mia i kam shkruar dhe lene me shkrim muzeut te shkolles dhe fshatit, por sot ndihem vertet "Mesues" i vleresuar, ndihem si punonjes kulture qe kam dhene ate qe kerkoj, Shume nga ato nierez qe kane dale ne skene sot nuk jetojne, por kengen e vallen nuk ua lame t'i marrin me vete, por e pasqyruam ne skenat e rrethit dhe ato kornbetare.

Haki Ademi.

Ju jam rnireniohes per vleresimln qe me benl. Jam shurne i gezuar. Kam shprese qe ky fshat me tradita arsim-dashese e me kulture, do te thelloje traditat e tij".  Me daten 02. 12. 2001 rnesuesi Haki Ademi u nda nga jeta, duke lene per ne respekt e dashuri. Familja humbi njeriun e saj te dashur, por edhe ne humbern mesuesin tone te pasionuar, edukatorin dhe kolegun e paharruar.

Botuar në librin “Udhërrefyes i Dijes” të autorit Gjon Gjoni, Tiranë, 2005, f. 64-65.