Libri I Ri: Sulejman Sula – Një Jetë Me Gjurmë

Libri I Ri: Sulejman Sula - Nj Jet Me Gjurm

Libri I Ri: Sulejman Sula – Një Jetë Me Gjurmë

Mendime nga J. Brahaj.

Periudha e para viteve ’90 krijoi mundësinë që të shkruhej dhe të flitej pa censurë dhe kontroll për jetën e bijve të Pukës. Rezultatet janë pasqyruar në shumë monografi dhe jetshkrime nga penat pukjane gjatë këtyre njëzet viteve. Një ndër keto autor me individualitetin e tij eshtë edhe Prof. Sulejman Sula, librin e të cilit po përurojmë sot. Ajo që duhet të veçojmë është, se ky libër i kushtohet bijve të Pukës, të cilët në punën e jetën e tyre kanë lanë gjurmë për Pukën e pukjanët.


Libri ka besimin e pasqyrimit të realitetit, falë karakterit dhe seriozitetit të autorit, të kësaj pene tashmë me eksperiencë, i cili po krijon një kollanë me biografi dhe jetshkrime, duke përfshirë në laboratorin e tij krijues figura dhe personalitete të përiudhave të ndryshme nga treva e Pukës dhe më gjërë.


Personazhet e librit në fjalë jetojnë e veprojnë ne një shekull të ndryshimeve të thella dhe tronditëse për mbarë kombin, e në mënyrë të veçantë për Pukën si zonë e thellë e vater e qendresës dhe konservatorizmit të traditave të hershme në gjithë jetën shoqërore, ekonomike e kulturore.


Fillimi i shekullit XX solli pavarsimin e vendit, që solli procese të reja me rrjedhoja e rezultate të pabesueshme. Në gjysmen e parë të këtij shekulli u hapen shkolla fillore në shumë fshtra. U bë i detyrueshëm shërbimi ushtarak, që i njohu pukjanët me zona e krahina të ndryshme të atdheut. Megjithse zonë me analbatizëm të trashëguar edhe Puka filloi të perthithë librin, dhe në disa qendra komune u futen edhe gazetat. Pra gjysma e parë e shek XX ishte fillimi dhe shenja e një hapi cilësor në drejtim të civilizimit dhe në jetën dhe mendjen e pukjanëve. Këtë procese që e veçon dhe dallon shekullin XX, e ndërpreu prej rrugës normale Lufta e Dyte Botërore. Në mesin e këtij shekulli në Shqipëri u vendos regjimi komunist, të cilit i ra historikisht detyra që krahas ideologjizimit partiak e komunist do zhvillonte edhe jeten sociale, arsimore e kulturore. Bijve të Pukës të kësaj etape ju kushtohet libri: “Jetë me Gjurmë” i Prof. Sulejman Sulës.


Dihet dhe pranohet me bindje, se kjo përiudhë për nëpunësit dhe kuadrot kishte ndrydhje dhe formatizim të futur në kallepin ideologjik. Në këtë situatë tepër të vështirë që zgjati një gjysëm shekulli, shfaqet dhe shpaloset karakteri, ndershmëria, personaliteti dhe dinjiteti i kuadrit. Personalitete subjekt të këtij libri janë bij tëPukës që qëndruan, ruajtën karakterin e trashëguar me vetitë më të mira të traditës, duke u bërë promotorë të ndimesës të zhvillimit shoqëror, arsimor, të kulturës së jetesës dhe ekonomisë dhe ekonomizimin e të ardhurave familjare. Këto bij të Pukës formati ideologjik i detyroi të përshtaten, por i qëndruan kohës dhe nuk u përthyen në karakterin e tyre. Janë potenciale të trashëgimisë së brezave, individë të vlerësuar, që ruajnë vlera për brezat në vijëmsi.

 

 

Libri trajton dhe përjetëson personazhe-personalitete pukjan nga fusha të ndryshme të jetës ekonomike dhe profesioneve të ndryshme: Drejtues të pushtetit dhe ndermarrjeve ekonomike, specialistë të ingjinierisë, bujqësisë, mjeksisë, pyjeve etj. Të gjithë këto në liber janë kundruar, analizuar dhe vlerësuar në peshoren e përkushtimit me idealin dhe moralin shoqëror, që janë të lidhur dhe tregues i fisnikërisë njerzore, që këta bij të Pukës mbartin dhe kanë rrezatuar tek të tjerët..


Botimi i një libri është ngjaje e rëndësishme, por njëkohësisht është edhe pergjegjësi vlerësimi nga publiku, lexuesi është edhe nje proces që e përcakton me vlera për të ardhmen apo jo. Ky libër i shkruar me një gjuhë të pastër e lakonike, pa klishe, por me individualizime të çdo personazhi e ngjarje, i ka të gjitha parametrat e fitimit të vlerave në vazhdimin dhe hullinë e viteve dhe te së ardhmes. Për këtë janë disa faktorë që e bëjn librin me vlera për sot e për të ardhmen, për Pukën e pukjanët. Së pari këtu është jetshkrimi i disa prej personaliteteve të Pukës si: Milazim Mustafa, Qamil Morina, Arif Halili, Kolec Daja, Selim Dini, Man Avdija, Tonin Deda, Filip Koliqi etj, të cilët kanë mbetur me veprimet e kontributin e tyre të paharruar në mendjet e dy e te tre brezave në përiudhen ku jetuan dhe vazhdojnë të jetojnë. Krahas personaliteteve të cilësuar si subjekt dhe objekt i librit në fjalë, janë edhe  shumë personalitete të tjera të Pukës të përfshirë në libër, që mundet ti klasifikojmë si episodik, por me mjeshtërinë dhe mendimin e qartë të Prof. Sulejmanit me pak rrjeshta atyre ju është dhënë dhë dokumentuar një portret realist me  të gjithë tiparet dhe karakteristikat individuale.

Kjo është arritur në saje të një pune parapregatitore nga autori, duke qenë i vetëdijshëm, se po i hynë një ndermarrje të rëndësishme dhe me piksynimin e qartë, se per të individualizuar një ose disa personalitete është e domosdoshmë të krijoj edhe mjedisin dhe ambientin ku këta kanë kontribuar dhe krijuar personalitetin e tyre.

 

 

Në libër janë pasqyruar dhe portretizuar edhe personazhe të tjera episodikë, të cilat i sherbejnë më mirë plotësim të tablosë e mjedisit ku u rritën, ku jetuan dhe vepruan personazhet e librit në fjalë. Mbi të gjitha është ky mjedis shoqëror që ndihmoj dhe individualizoj karakterin dhe botën shpirtërore të këtyre djemve bij të Pukës. Me fjalë të kursyera, por të përzgjedhura pasqyrohen persona të tillë si: Zef Pren Mema, Ali Hasan Furriku, Mati e Karolina Daja, Ismail Qemali, Riza Shabani, Pal Gon Zefi, Dem e Rrahman Dema, Sabah Sinani, Gësim Laçi, Pal Marashi, Hil Alia, etj. Rivijëzimi dhe skema e portreteve dhe  karakterit të këtyre personaliteteve është ndihmesë tepër e çmuar, që nesër edhe per këto të shkruhet e kështu të plotësohet tablloja e personaliteteve të Pukës, që do i shërbejë traditës e përvojës për brezat e sotëm dhe të ardhmes.


Libri ka vlera të shumanshme për trevën në fjale. Ka vlera entografike, gjeografike, traditës juridike etj. Lexuesi fiton njohuri të qarta edhe për mënyrën e jetesës dhe mentalitetin e të shkuarës, organizmin brenda falmiljes, solidaritetin e bgujarinë për kohën kur vepruan e jetuan personazhet e këtij libri. Me kompetencë dhe njohje është shkruar për gjendjen e fshatrave Qerret, Qelëz, Pukë, Fush Arrës, ku shpaloset realiteti i tyre shumëplanësh dhe zhvillimi i tyre hap pas hapi, kjo e ndërlidhur me kushtet dhe faktorët që ndikuan në formimin e bijve të tyre në rrjedhën e kohës, të cilët trashëguan shumçka nga ky mjedis dhe traditën e karakteristikat familjare. Edhe një lexues që nuk e njeh topografinë dhe jetën shoqërore të fshatrave-vendlindje të këtyre personaliteteve që përfshihen në libër, nga përshkrimi me fjalë të përzgjedhura e të kursyera krijon idenë dhe përfytyrimin real të këtyre mjediseve.


Në qoftëse ndonjë ditë do ndermarret nisma për hartimin e zërave enciklopedik të rrethit të Pukës, tek ky liber do ketë shumë material orientus dhe fakte që janë rezultat  njohjes, erudicionit dhe mendimit intelektual të autorit. Por edhe kuriozitet që ngjallin kershëri dhe interes shkencor per tu hulumtuar dhe  plotësuar në gjithë këndvështrimin  tyre nuk i mungojmë këtij libri që siq e thamë, ka interesa shumëdisiplinore. P. Sh: Me të perndjekurit. Kur në një familje në Gjegjan (fq, 193) akuzohet i Zoti i Shtëpisë për qëndrim antikombëtar gjatë pushtimit Italian, ai izolohet nga familja në një kasolle 50 m larg shtëpisë, dhe rikthehet në familje vetëm mbasi i kthehet tesera e Frontit Demokratik. Lufta e klasave këtu vepron me ato mjete që dikur ishin dënimet për ato që çburreroheshin para lagjes, fshatit ose fisit dhe ky denim jepej po nga antarët e familjes.


Autori ka ditur ta drejtoi dhe ta mbaje në barazpeshë temën kryesore për të cilën merr barrën e hartimit të librit për një periudhë gjysmëshekullore.me ideoligjizimin deri në palcë. Por ka edhe momente kur krejtësisht jashtë kontekstit dhe subjektit që trajton libri, futen në mënyrë mekanikë ideoligjizime dhe propogandë e mirfillt partiake ( fq.162-163), çka e mbufat dhe e shkaperderdh qellimin fisnik të këtij libri për fisnikët pukjanë.


Në mënyrë të tërthortë më shumë se hapur shfaqen e pasqyrohen edhe fenomene që shoqëria dhe drejtuesit e gjysmës së dytë të shek. XX ishin në kaos dhe me moral të dyshimtë.     Nga një herë rezulton se edhe mbushet kupa. P, sh Qamil Morina e kishte shumë të vështirë pozicionin si kryetar I kom ekzekutiv. Dy praardhës te tij ishin futur në burg, dhe po kështu dhe ai që erdhi në atë detyrë pas tij (fq. 32). Vetëm ky si fakt krejt kalimthi në libër tregon, se ishte karakteri, edukata dhe ndershmëria që i nderoi këto përsonalitete, sepse degjenerimi i kuadrit i kishte rrënjërt e hershme në periudhën e socializmit.  Megjithse nuk ka qenë temë e librit shpalosja e kushteve të vështira të masave dhe të pukjanëve në përgjithsi,  realiteti tregohet se ka patur edhe aspekte komike, kur manovrohej dhe perdoreshin mjete propogandistike për fshehjen e gjendjes. P. sh. në një kooperativ bujqësore mungesa e dithërave të bukës u përballua me furnizimin me miell gruri nga kontigjenti i punëtorve dhe po kjo kooperativë mori flamurin: “Ekonomi e dalluar në prodhimin me rendimente të larta të grurit” (fq. 143-145).

 

 

Personazhet e këtij libri shumë të vlefshëm autori i ka gdhendur në mënyrë realiste me tëgjitha tiparet e tyre për të cilat nderohen nga pukjanët. Me librin që sot promovojmë  shtohet edhe krenarija pukjanëve dhe kanë edhe më shumë se më çfarë të krenohen


Nuk është aspak nevoja që të flasim individualisht për sejcilin personalitet që zë vend në këtë libër dhe në krenarinë e rrethit tonë, por kërkoi leje që të jap vetëm nga një fjali për çdonjërin, besoj se kjo i karakterizon këta burra të nderuar, kjo duke u mbeshtetur tek jetshkrimi i botuar në këtë libër të vlefshëm.

Qamil Morina -Nepunës korrekt dhe i ndershëm.

Arif Halili -Nxënës i përvojës dhe çështjeve ekonomike dhe profesor i prespektivës dhe zhvillimit ekonomik, Kolec Daja -Specialist i klasit të pare. Humanist dhe shebëtor i pacientëve, gjithmonë fisnik Selim Dini-Specialist krijues në heshtje, teper aktiv dhe me vlera në hapjen e prespektivave,  Milazim Mustafa  -Në rini me bagazhin shkencor të profesorve me përvojë, më vonë hedh hapa me shumë mundime dhe me ngarkesa psikologjike nga rrebeshet e kohës,  Tonin Deda -Shkenctar që zhvillon punën e tij studiuese në kushte të vështira, për 20 vite as nuk flet për studimet e tij. Filip Koliqi - Gjithë jetën në opozitë, pa e ditur as vetë që është i tillë, ndershmëria çdo qelizë e qenies së tij. Man Avdija -  I perkushtuar në specialitetin e tij, njeri me karakter dhe i hapur ne çdo moment per tu perballur me ligësinë. Marka Pali –Punë vetëm Punë. I ndershëm por vetëm në punë, se gjithë jeta e tij është vetëm punë.


Autori I Librit Sulejman Sula
Tiranë, 1 mars 2013