'Eposi i kreshnikëve' prezantohet në Pekin

'Eposi i kreshnikve' prezantohet n Pekin

'Eposi i kreshnikëve' prezantohet në Pekin

Nga: Fatmira Nikolli

PEKIN- Është mbajtur në Pekin muajin e kaluar “Konferenca ndërkombëtare 2012 e studimeve epike: drejt diversitetit, kreativitetit, qëndrueshmërisë”. Në këtë aktivitet të Akademisë Kineze të Shkencave Sociale morën pjesë shtatëdhjetë e një studiues të epikës nga 4 kontinente e mes tyre edhe studiuesit tanë, epikologët Zymer Neziri, Nicola Scaldaferri dhe Rigels Halili. Në praninë e personaliteteve të shquara shkencore e kulturore të Kinës, studiuesi Zymer U. Neziri nga Prishtina mori pjesë në këtë konferencë me kumtesën: “The Epos of the Frontier Warriors: Albanian poetic tradition and living heritage of oral epic world” (Eposi i Kreshnikëve: tradita poetike shqiptare dhe trashëgimia e gjallë epike gojore botërore). Pjesëmarrës në konferencë qenë edhe dy studiues të tjerë shqiptarë, arbëreshi Nicola Scaldaferri, nga Universiteti i Milanos, Itali, me kumtesën: “Textualizing the Performance: Issues on the Albanian and Arbëresh Epic Tradition”  (Tekstualizimi e performanca: Çështje të traditës epike shqiptare dhe arbëreshe), si dhe Rigels Halili, nga Universiteti i Torunjit, Poloni, me kumtesën: “Between tradition and modernity - a typology of Albanian epic singers in Albania and Kosova nowadays.” (Midis traditës dhe modernitetit - një tipologji e këngëtarëve epikë shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë në ditët e sotme).

 

Në një ekspozitë të veçantë janë paraqitur koleksione epike dhe studime në Kinë, në Bibliotekën e Akademisë (CASS), duke përfshirë libra, gazeta, publikime në lidhje me studimet epike në Kinë (dhe më gjerë) gjatë 10 dekadave. Nga botimet shqip aty u ekspozuan: “Visaret e Kombit”, I; “Visaret e Kombit”, II; Sh. Sinani, “Mitologji në Eposin e Kreshnikëve”; Sh. Sinani, “Tradita gojore si etnotekst”; Q. Murati, “Kërçova, hulumtime gjuhësore, etnografike dhe folklorike”; A. Dushi, “Elemente të epikës gojore në prozën e Ismail Kadaresë”; “Koncepte moderne”, përzgjodhi dhe përktheu A. Dushi; Rizah Bllaca, “Këngë popullore”, I; M. Zeqiri, “Epika historike shqiptare e regjionit të Kumanovës”; Z. U. Neziri, “Studime për folklorin, I: Eposi i Kreshnikëve dhe epika historike”; Z. U. Neziri, “Epika legjendare e Rugovës”, I; Z. U. Neziri, “Epika legjendare e Rugovës”, II; Z. U. Neziri, “Epika legjendare e Rugovës”, V; Z. U. Neziri, “Këngë të kreshnikëve”; “Lahutari i fundit” (Le dernier joueur de lahouta), film dokumentar, regjisor S. Kokolli; Rr. Ulaj, “Këndon lahuta e Gucisë”, CD; “Tinguj tradicionalë të Kosovës”, përgatitur nga V. Shkodra, K. Bajraktari dhe B. Xhemili, CD; “Këngë epike historike”, 1997-2001, CD, përgatitur nga Z. U. Neziri.


 

 

Pas konferencës, këto materiale shqip iu dhuruan Arkivit, për një projekt ndërtimi, i cili është duke u zhvilluar në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale.

(e.m/GSH, 15 dhjetor 2012