Cilët janë librat më të shitur për 2012-ën në libraritë shqiptare?

Cilt jan librat m t shitur pr 2012-n n librarit shqiptare?

Cilët janë librat më të shitur për 2012-ën në libraritë shqiptare?

 

 

 

Libraritë në Tiranë na japin disa tituj librash. Një nga më të lexuarit me sa duket mbetet Kadareja. Përvjetori i pavarësisë ka bërë të vetën, duke u shitur disa tituj librash që kanë lidhje me Shqipërinë e sidomos mbi festimet e 100-vjetorit të pavarësisë si libri i Ilir Ikonomit “Pavarësia – Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”, “Shqipëria 1911-1914” i Romeo Gurakuqit apo “Flamuri i Kombit Shqiptar, Jaho Brahaj”.

 

“Përveç librave me temë Shqipërinë janë shitur gjithashtu shumë edhe librat e Dan Brown-it”, – thotë librashitësja Nezi. Ndërsa, sipas librashitëses Etleva, nga librat më të shitur janë edhe librat psikologjikë, pra librat mbi filozofinë e se si duhet të jetojmë, si për shembull libri “Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh”, i Dale Carnegie. Një nga librat që bien dakord të gjitha libraritë është “Steve Jobs” i Walter Isaacson, i cili edhe në 2011 ka qenë nga librat më të shitur. Duhet theksuar se të gjitha libraritë, nëse i pyet se cilët libra u shitën më shumë në 2012-ën, me fare pak ndryshime të japin të njëjtët tituj.


 Madje, librashitësja e librarisë “Adrion” thotë se nëse i kam marrë titujt tek Eva, janë shumë të saktë.

Gazeta Standart, 11 janar 2013