Një Orë për Lahutën…

Nj Or pr Lahutn...

Një Orë për Lahutën…

(Në nr. 23 (2012) të Revistës ELEGANCË, në muajin qershor u botua intervista për Lahutën e Eposit Shqiptar).

Dikur ato nuk rreshtnin se nxjerri tinguj që magjepsnin zanat e malave, teksa lahutaret u kendonin trimerive te kreshnikeve neteve te gjata te dimrit. Sot, lahutat janë vetem nje relike e mbuluar nga pluhuri i harreses. Kersheria e atyre qe duan te degjojne histori epike mbushi imazhet e televizionit dhe botes virtuale te internetit, nder sa tingujt e vegles muzikore u zevendesuan nga muzika e prodhuar ne studiot e famshme ... ! Por, deri kur, ky instrument i vyer i shqiptareve nuk do të vazhdoje te mbetet me vecse një souvenir i së shkuares se larget? Jaho Brahaj, speacialist i katalogimit ne Qendren Kombetare të Inventarizimit te Pasurive Kulturore, pohon se ka gjasa qe lahuta shqiptare te marre ser ish shkelqimin e dikurshern. Ndoshta nuk do te degjohet si dikur ne cdo odë e kulle, por ama nje nisrnë e Qendrës  dhe Ministrisë së Turizmit dhe Kultures, synon qe ky instrument i cili bart vlera shpirtërore të kombit mund të përfshihet në listën e mbrojtjes nga UNESCO, pse jo edhe duke ndihmuar te kultivoje dhe më shurnë sesa tani lahutarët virtuoz ... !

 

Lahutat shqiptare

 

Në katin e dytë të një ndertese me bojë të dalë, në rrugën e Kavajës, Jaho Brahaj të rrefen për fatin e atyre pak lahutave të vjetra që kanë mundur t'i rezistojnë kohes, Thuhet pak, sepse mijera syresh kane mesyre vitet e fundit ne treg, por asnjë prej tyre nuk i ngjan prodhimeve artizanale etnike shqiptare. E kur në mend të vjen lahuta dhe historitë e kreshnikeve, shumekush mendon historine e Mujit dhe Halilit, ore, kreshnike, e te tjera personazhe historish epike, qe kur perplasen me modernen e sotme ngjajne te largeta. Por, si cdo gje e vjeter, sado vjetersohet ka vlera, por lahutat jane vlera shpir terore e nje kombi. "Sot, ne muze kemi identifikuar 16 lahuta, prej të cilave 9 autoktone shqiptare, te tjerat jane me perçudnirne. Lahuta
shqiptare dallon nga ajo e vendeve te tjera nga ornamentet me qenie mitologjike shqiptare si: ora, gjarpri sherues, koka e dhise, kreshniku, dielli dhe  hëna, Lahuta shqiptare ka perrnasa qe variojne nga 60 deri 68 centimetra dhe ne korda ka qime kali"- rrefen specialisti Brahaj.

Por duket se lahuta ka pesuar nje transformim  të pabesueshern gjate koheve moderne: sot, ky instrument ka thyer cdo rregull, e kjo per hir të se vertetes, i ushqyer tej mase nga efekti i komercializmit. Lahutat e ditëve te sotme, nuk janë me permasat e dikurshme: jane shurne here me te medha dhe ne vend te qimeve të kalit, ato behen prej teli. Por, një tjeter frigë e madhe e Brahajt ështe fakti, se lahuta eshtë e lidhur fort me eposin shqiptar të kreshnikeve dhe si e tille, nuk mund te jete aktuale e të vijoje të jetoje duke kryer transformime te papershtatshme, qoftë nga ornamentet, por edhe në lidhje me rnënyren sesi vijnë në publik kenget e  lahutareve. Rapsodë ka pak, aq pak, sa edhe ata që gjenden janë te bindur se kjo menyrë të kenduari nuk ka aq shumë fitim, por kjo per arsye të mungeses se nje audience, si dhe "transkriptimi" i rrefenjave të kreshnikeve, që dikur trashegoheshin vetem goj më goje dhe jo si sot, duke u shkruajtur. "Sot shumica e tyre janë të shkruara dhe interesi është zbehur. P.sh. rapsodia “Martesa e Halilit” ka 980 vargje dhe eshtë e pamundur te mbahet mend, por problemi është se ato duke u shkruajtur humbin vlerat ideo empcionale tek rapsodi dhe auditori interpretirni.


Në fund të majit plot 37 lahuta unike shqiptare janë paraqitur në një ekspozite që zgjoi kershërine e te gjithëve, por ama befasoi edhe shurne të tjerë, qe kishin në lahutat e tyre te gdhendur në koke nje tjeter imazh te ketij instrumenti nga dhjetra te tilla qe mund te kene hasur ne pazarin e Krujes apo dyqanet e suvenireve. Sipas Brahajt nuk ishte e lehte t'i beje tok te gjitha keto lahuta, pasi secila prej tyre e ka nje pronar, por jo rapsod, pasi shumë koleksioniste kane vendosur t'i ruajne ato në shtepitë e tyre. Nder koleksionistet qe mbajne sot lahutat me te vjetra janë: e piktorit Nikolet Vasia, muzikologut Vaso Tole, Mustafa Arapi, Bajram Hyseni (Pukë), Gjon Dukgilaj (Shkoder), Luljeta Dano etj.

 

 

Lahutat te kategorizuara si nje vegel e lashtë kordofone e kontinentit Europian, kanë veçori unike për vendin tonë, kjo është edhe arsyeja që Shteti shqiptar synon ta përfshije ate në listen e objekteve kulturore që mbrohen nga UNESCO, dhe po punohet që kjo vlerë materiale dhe shpirterore e popullit shqiptar të njihet e dokumentuar nga ky organizmat nderkornbëtare. E nder sa ne jemi në pritje të marrjes në mbrotje te instrumentit që perqon në kohet moderne eposin e kreshnikeve, ndoshta duhet të kujdesemi me shumë që ashtu si dikur, shtepitë shqiptare të paktën të ketë të varur ne mur një lahutë, qofte edhe si ornament zbukurimi ... !

Komercializmi i lahutave


Gjate 20 vjeçrit te fundit, Mali i Zi e ktheu lohuten ne nie objekt joshes per turizmin. lohute-punuesit gjalleruon format e ketij instrumenti duke i dhene vlera qe rrisin interesin e blerjeve. Edhe tek ne vitet e fundit po ecet ne te njejten udhe, por kjo rnenyre sipas eksperteve eshte nie thike me dy presa: Lahuta shqiptare mund te mbrohet, por nga ana tjeter rreziku vjen nga komercializimi, shperfytyrimi qe i vjen asaj nga elemente vizuale, po kurrfare lidhjeje me instrumentin tone etnik. Kruja prodhon shurne syresh, Tirana e Shkodra po ashtu, por asnjë prej tyre nuk nqjan me instrumentin muzikor që kane rnbajtur në dore dikur lahutarët.


V.O. Shkrimi eshte pa emer autori, (redaksional).