Ne Lurd te Frances mbahet konferenca mbi familjen

Ne Lurd te Frances mbahet konferenca mbi familjen

Ne Lurd te Frances mbahet konferenca mbi familjen

Familja eshte bashkim jete e dashurie!

Kumton: Nikolin Miria

Në krishterim, Jozefi dhe Maria janë shembull i familjes dhe jetes shpirtërore, ata lan gjithçka, nuk u martuan por u kushtuan Zotit per dobi të botes, per ti sjellë botes KRISHTIN. Ndersa model i familjes tokësore është Adami dhe Eva, qe do të thotë të martohen dhe të shtohen - shumëzohen dhe ta sundojnë tokën.

Kisha katolike na mëson dhe na i ndanë shtatë sakramentet e shenjta, të cilat janë të themeluar prej vetë Jezu Krishtit.

1. Me Pagëzim, lindim në Krishtin për jetën hyjnore;

2. Me Krezmim, Ai e forcon atë jetë në ne;

3. Me Euharisti, Ai e ushqen shpirtin tonë, duke u dhuruar krejtësisht në ne;

4. Me Rrëfim, Ai na i falë mëkatet dhe njeriu bënë kthesë në jeten e tij, jetë me Zotin;

5. Me Vojimin Shenjt, Ai e shëron trupin dhe shpirtin tonë dhe na forcon trupin tonë për një jetë të mëtejshme;

6. Me Meshtari, Ai e shenjtëron ipeshkvin, priftin e xhakonin, që ti shërben popullit të Zotit;

7. Me martesë, Ai i shenjtëron familjet e krishtera. Ky quhet SAKRAMENTI I MARTESËS.


Zoti e ka krijuar njeriun si burrë dhe grua, mashkull dhe femër, dhe iu ka besuar detyrën, që të shumëzohen dhe ta sundojnë tokën (Krhs. Zan 1,26-27; 2,18-25).

Kjo është një thirrje e gjithmbarshme në pjesëmarrje të veprës krijuese të Zotit, pikërisht nëpërmjet dashurisë, martesës, krijimit të familjes, lindjes dhe edukimit të fëmijëve. Martesa, pra, është thirrje dhe detyrë natyrore për njeriun. Qëllimi kryesor i kurorës së martesës është: dashuria e ndërsjëllët, vazhdimi i jetës me lindjen dhe edukimin e fëmijëve, përsosmëria në bashkësinë martesore dhe marrëdhënia burrë-grua, si përplotësim në jetë, apo si thotë Jezusi: “Dy do të bëhen një trup i vetëm” (Krhs. Mt 19,6; Zan 2,24).

 

 

Sakramenti i martesës është sakrament me të cilin para Zotit bashkohen burri e gruaja për të themeluar dhe krijuar një familje të krishterë.

Shkrimi Shenjt na fletë se si Zoti e krijoi burrin e gruan. Ai iu dha pushtetë që ta mbajnë dhe ta zhvollojnë jetën. Për fat të familjes por edhe për fat të fëmijëve, Zoti ka dashtë që jeta të zhvillohet në rrethin familjarë. Dy të rinjët vendosin me dëshirë që të jetojnë sëbashku dhe kështu atë dëshirë ta shprehin para dy dëshmitarëve, para famullitarit të atij vendi ose para priftit ose xhakonit, të cilit iu është dhënë leja apo mundësia për ta ndarë këtë sakrament, para Zotit e mbare besimtarëve të pranishëm, që njëri-tjetrit do ti mbesin besnik deri në fund të jetës në dashuri dhe në besnikri. Pra, dashuria reciproke (e ndërsjelltë), pranimi i pazgjithshëm i sakramentit të martesës së krishterë, vetvendosja mbi besnikërinë e plotë në dashuri dhe vullneti i sigurtë i pranimit të fëmijëve, që t´i pranojnë dhe edukojnë si dhuratë e Zotit dhe në fe katolike. Këto janë ndër kushtet më kryesore të këtij sakramenti pa të cilat nuk mund të jetë martesa e krishterë.


Martesa ka disa cilësi dhe veçori themelore për të qenë sakrament:

a) Dashuria reciproke ose Përgjegjsia e ndërsjelltë:
Për çdo martesë kërkohet dashuria ndërmjet burrit e gruas. Kjo dashuri duhet të jetë e themeluar në vetë Krishtin, e cila dmth. Dashuria e vërtetë i udhëheq, që në jetë të bashkohen që të dy sëbashku. Për këtë, këtë vendosje duhet pranuar më një liri krejtësishtë të plotë. Andaj, për këtë dashuri e nevojshme do të ishte dhe është kushtimi, i përbashkët në takimin e parë me vetë Krishtin, i cili Ai këtë dashuri e bekon dhe i thirrë të shkojnë me Të gjithë jetën e tyre. Kjo është kurora e krishtere ose dashuria e martesës së krishterë.

b) Njësia- apo monogamia, që dmth. Një burrë martohet me një grua, e jo poligamia, një burrë me shumë gra, apo poliandria, një grua me shumë burra. Kjo vlente edhe në BV. Dhe Jezusi duke u bazuar në të, edhe një herë e përforcon këtë të vërtetë. Jezusi në Ungjill na fletë mbi pandashmërin e martesës: “Prandaj, çka Hyu bashkoi, njeriu mos të ndajë!”

c) Martesa e pazgjithshme apo pandashmëria: Kur të fejuarit e ri njëri-tjetrin e duan, zemra e tyre e ka një dëshirë të vetme, a kjo është: që dashuria e tyre të qëndron përgjithmonë e pandashme. Zoti e ka vën këtë dëshirë dhe vështërsi që ajo të jetë në jetë e realizuar. Martesa e krishterë është, pra e pandashme ajo edhe duhet të jetë e pandashme (Mt 19.1-12; Mk 10,1-12). Martesa e krishterë nuk guxon të jetë e shkatërruar, siç është ajo civile, qytetare të cilat gjygji i shpall (prokllamon si të paligjshme).

Shën Pali shkruan në letrën e parë drejtuar Korintasve (1Kor 7, 10-11) Kisha katolike e ka shpallur dhe mbrojtur gjithmonë këtë mësim.

d) Liria dhe aftësia për jetën bashkshortore!

e) Pranimi i fëmijëve:
Që martesa të jetë e gatshme apo më luksoze nuk guxon të largohet mundësia për pranimin e fëmijëve. Në martesë nuk guxon po ashtu të vendoset që mos të ketë fëmijë. A sa i përket numrit të fëmijëve të krishterët janë të obliguar këtë ta lenë sipas ndërgjegjës së tyre, e cila duhet të mbahet (udhëhequr) sipas ligjit të Zotit.

Kisha thotë: “Linde atë çka është zënë”

Materja e këtij sakramenti është dhurimi i të fëjuarve prej të dy anëve, kurse forma është pranimi i këtij dhurimi prej të dy anëve. Në Bibel bashkimi i martesës është vetë figura e Zotit në dashurinë e vetë ndaj popullit te zgjedhur.

f) Besnikria martesore:

FAMILJA: Familja është Kisha shtëpiake. Është Kisha në miniaturë. Kjo është ideja e krishterë mbi familjen. E Kisha është sakramenti i dashurisë së Zotit. Është bashkim i fesë dhe jetës. Është nënë e mësuese. Është sherbimi i mbarë familjes njerëzore në udhtim drejt qëllimit të fundit.

Familja është bashkim jete e dashurie. I mëson e i prin pjesëtarët e vet drejt pjekurisë së plotë njerëzore. Është sherbim për të mirën e të gjithëve gjatë udhës së jetës. Familja është bërthama e parë jetëdhënëse e shoqërisë; e ardhmja e botës dhe e Kishës, kalon nëpër familje.

Dashuria e vërtetë është kurdoherë plot me përgjegjësi. Burri e gruaja e duan dhe duhet ta duan njëri-tjetrin, kur janë përgjegjës para Zotit dhe zbatojnë shestimin e Tij për dashurinë njerëzore dhe për jetën njerëzore, Një babë më përgjegjësi, pranon jo vetëm ardhjen e fëmijëve në këtë botë, por merr pjesë vetë në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Dashuria në familje duhet të jetë gjithmonë e vërtetë dhe gjallë e themeluar ne Jezu Krishtin!

 

 

PRINDËR E FËMIJË: Fëmijët kanë nevojë për prindër, që tu japin një jetë të qendrueshme. Kanë nëvojë për dashuri. Kërkojnë prej prindërve miqësi e një drejtim dhe rrugë të drejt kah Zoti. Prej jush, prindër, mësojnë me dallue të drejtën nga e padrejta, të mirën nga e keqëja. Unë ju bëj thirrje: që ju mos ti leni fëmijët tuaj pa trashëgim njerëzor dhe shpirtëror. Ju flitni atyre më tepër për Zotin, për Jezu Krishtin, për dashurinë e Tij sepse vetëm Ai vet është dashuri, për Ungjillin e Tij. Mësoniqë ta duan Zotin e t´i mbajnë urdhërimet e Tija, me bindjen se janë bijtë e tij, përpara se të janë të tutë. Mësoni që të luten, të janë njerëz të pjekur e me përgjegjësi, të janë bashkqytetarë të ndershëm të vendit të vet.

DETYRA E NËNËS: është ë domosdoshme që shoqëria ta rivlerësoj detyrën e nënës. Kjo detyrë kërkon zotim, kohë e dashuri të madhe. Fëmijët kanë nevojë për përkujdes e ndjenësi nane. Kanë nevojë për vemendje të madhë, nëse duam të bëhemi njerëz të vërtetë; të pajisur me pjekuri morale, fetare e shpirtërore. Përgjegjësia e familjes mvaret prej babës dhe nënës, por jo më pak edhe prej marrëdhënjeve nanë-fëmijë.

Një shoqëri që u jep nënave kohë që të merren me fëmijët e vet, mund të mburret apo të krenohet se rritë qytetarë të vërtetë dhe të ndershëm. Liria e gruas si nanë, duhet të jetë e mbrojtur prej shoqërisë. Gruaja s´duhet të ketë asnjë dallim prej burrit, nuk duhet të jetë e kufizuar financiarisht. Shoqëria duhet të jetë e ndërgjegjshme se nanat kryejnë ndaj saj një shërbim më të lartë.