NDREK GJINI

NDREK GJINI

NDREK GJINI

Ndrekë Gjini lindi më 1 tetor 1963 në fshatin Breg të Pukës. Shkollën e mesme e kreu në qytetin e Fushë-Arrëzit, ndërsa studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër në degën gjuhë-letërsi.


Pas mbarimit të shkollës ka punuar mësues i letërsisë në shkollat e mesme Iballë e Pukë, gazetar-redaktor në gazetën lokale “Përpjekja” Pukë, redaktor dhe kryeredaktor në gazetën “Kombi”, Tiranë, gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, gazetën “Rilindja demokratike”, ku punoi deri në vitin 2002. Ndrek Gjini Më pas emigroi në Irlandë, ku studioi një vit me kohë të plotë për gazetari, duke marrë një Dëshmi Kombëtare në gazetari. Më pas vazhdoi me kohë të plotë studimet universitare në GMT për Haritage Studies (trashëgimi kulturore) për katër vjet radhazi, duke marrë Bachelor of Arts Honours në këtë fushë. Pas këtij kualifikimi, vazhdoi Universitetin Kombëtar të Irlandës ku studioi po me kohë të plotë duke marrë Master of Arts in Wirting (MA në Letërsi).
Ka punuar si asistent në Drejtorinë e Kulturës dhe të Artit në bashkinë e Galway. Tani punon si Programme Coordinator in Galway Education Centre (Drejtoria Arsimore e Galwait). Në shtypin irlandez ka botuar një numër të konsiderueshëm artikujsh, esesh, poezish dhe tregimesh. Përveç punës në DA të qytetit, aktualisht është edhe menagjer i Bordit të Editorëve të revistës letrare “The Galway Reveiv”. Ka botuar dhe vazhdon të botojë poezi, publicistikë dhe ese si në Shqipëri dhe në Irlandë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.


Ka këto botime: “Prijësit e rebelimit” (publicistikë), Tiranë, 2001; “Rivrasja e Azem Hajdarit”, (publicistikë, 2002; “The Death of Night” (Vdekja e Natës) (selected poems), 2011; “Shtëpia e mallkuar” (Dramë me dy akte), 2001 dhe “Historia reale e Shqipërisë” (publicistikë), 2012, si dhe ka në proces edhe libra të tjerë.


Shtator, 2013
Përgatit: Idriz Ahmetaj