Zv/Ambasadori i Izraelit me kostum kombetar shqiptar

Zv/Ambasadori i Izraelit me kostum kombetar shqiptar

Zv/Ambasadori i Izraelit me kostum kombetar shqiptar

DURRES- Zv/ambasadori i Izraelit në vendin tonë është një tjetër diplomat i huaj që vesh me kënaqësi kostumin kombëtar shqiptar. Nr. 2 i ambasadës izraelite në Tiranë,. z. Avraham Lev Louis, është fotografuar i veshur me kostumin e trevave të veriut në përfundim të një ceremonie që u zhvillua para pak ditësh në komunën Rrapaj të rrethit të Pukës, gjatë së cilës u vlerësua kontributi i një familjeje të zonës për mbrojtjen e një familje izraelite gjatë luftës së dytë botërore.

Gjatë takimit të organizuar nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri – Izrael, kryetari i komunës Rrapaj i njohu miqtë nga Izraeli me resursest turistike e historike të kësaj zone malore të Pukës si dhe me projektet për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, rrugëve rurale dhe të bujqësisë. Më pas të ftuarit u bënë pjesë e një feste të përbashkët, gjatë së cilës zv/ ambasadori i Izraelit veshi kostumin karakteristik të zonës veriore.