NJOFTIM PER PARANDALIMIN E DEMTIMIT TE METEJSHEM TE VARREZAVE TE KISHËS SE SHEN PALIT

NJOFTIM PER PARANDALIMIN E DEMTIMIT TE METEJSHEM TE VARREZAVE TE KISHS SE SHEN PALIT

NJOFTIM PER PARANDALIMIN E DEMTIMIT TE METEJSHEM TE VARREZAVE TE KISHËS SE SHEN PALIT

 

 

 

Zotit Edi RAMA – Kryeministër TIRANE


Nisur nga ankesa e banoreve te Fshatit Kabash te Komunës Rrape te rrethit Puke, konstatojmë se po vihen ne rrezik varrezat dhe njëkohësisht ruajtja e gjurmëve arkeologjike te Kishës se Shën Palit nga zgjerimi i rrugës për ndërtimin e hidrocentralit nga një firme private, punime te kryera gjate muajit shtator 2013. Hapja apo zgjerimi i rrugës ne objekte te tilla, pa projekt te posaçme, me apo pa dijeninë e qeverisjes vendore e te institucioneve te tjera shtetërore, mendojmë se nuk janë ne përputhje me kërkesat e ligjit nr. 9048, date 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, ndryshuar me ligjin Nr. 9592, datë 27.7.2006 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”.

 

Sipas dëshmive te banoreve, janë gjetur kocka (pjese te kafkës se kokës etj,) ne dherat e hedhura nga mjetet renda gërmues. Te dhënat historike tregojnë se ky fshat ka qenë një qendër e rëndësishme banimi që nga shekullin e II-te pas lindës se Krishtit. Rrënojat e Kalasë së Qytetzës mbi shkëmbin përballë qendrës së Kabashit, të njërës prej kështjellave më të rëndësishme të Dukagjinëve, së bashku me manastirin e Shën Palit, e njohur me emrin Kisha e Shpalit, që gjendet në qendrën e këtij fshati, vërtetojnë më se miri atë se Kabashi ishte një qendër e rëndësishme deri aty nga shek. XVI dhe mendojmë se duhet te jete Objekt i Trashëgimisë Kulturore Kombëtare. Nuk jemi kundër hapjes se rrugëve apo te veprës hidroenergjetike qe po ndërtohet, përkundrazi mbështesim këtë investim, por është e papranueshme qe kjo rruge te kaloj ngjitur me murin rrethues apo ndofta ne token e Kishës qe dikur kishte varre te njerëzve, duke rrezikuar dëmtimin e mëtejshëm te varrezave qindravjeçare dhe aq me tepër te dëmtohet një ikone e vjetër si Kisha e Shën Palit. Lutemi, ndërhyni sa me shpejt qe te jete e mundur për parandalimin e rrezikut te dëmtimit te mëtejshëm, duke bere zgjedhjen e duhur dhe sistemimin e punimeve për mbrojtjen e varrezave dhe kishës. Bashkëlidhur po ju dërgojmë foto te këtyre dëmtimeve.
Jemi ne pritje te përgjigjes Tuaj.


Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.
FAMULLITAR d. Giovanni FIOCCHI.
Marre nga TV PUKA