Komuna Qafe-Mali

Komuna Qafe-Mali

Komuna Qafe-Mali

 

 

 

Komuna Qafe-Mali ka nje popullsi prej 4345 banore, prej te cileve 2355 banore jane rezidente gjate gjithe vitit dhe 1990 banore jane te perkohshem, te cilet vijne vetem gjate periudhes Pranvere-Vere-Vjeshte.


Komuna Qafe-Mali perbehet nga 9 fshatra, te cilet jane: fshati Kryezi, Qafe-Mali, Orosh, Lumbardhe, Tuç, Lajthize, Srriqe, Armiraj dhe Mollkuqe, me nje siperfaqe prej 144.3 km2. Territori yne eshte i pasur me resurse te medha hidrike dhe me nje flore dhe faune te larmishme, ku nje interes te madhe kane bazenet dhe burimet ujore te kesaj Komune, te cilet jane te pershtatshem per ndertimin e HEC-ve, ku aktualisht ne fshatin Kryezi te kesaj Komune po ndertohen 2 te tille.  Mbi keto burime ujore jane te ndertuara dhe 2 fabrika te prodhimit te ujit te pishem, te cilat jane shume te njohura ne tregun kombetar dhe jasht vendit. Nentoka e Komunes Qafe-Mali eshte mjaft e pasur me mineralet e bakrit dhe nenprodukteve te tij.

 

 

Shtrirja gjeografike e kesaj komune eshte mjaft e favorshme per zhvillimin e turizmit malor, turizmit kurativ dhe guidave te ndryshme turistike ne te gjitha stinet e vitit. Gjithashtu nje mundesi te mire zhvillimi ka sektori i bujqesise dhe blegtorise, sektore te cilet jane mjaft te favorizuar nga relievi dhe kushtet klimaterike.