EMBLEMA SHQIPTARE

EMBLEMA SHQIPTARE

 EMBLEMA SHQIPTARE

Shenime për Librin: “Emblema Shqiptare” të Studiuesit Jaho Brahaj
Pak kohë më parë u përgëzua botimi i librit “Emblema shqiptare-gjurmime healdike” i autorit Jaho Brahaj. 
Nuk kanë munguar vlerësime, që nga ajo ditë jo vetëm nga ekspertë, personalitete apo organe shtypi. 
Duke u nisur nga konsiderata dhe fakti se punime të kësaj disipline me autorë shqiptarë janë nga të. parët mendoj se duke mos e tepruar, që jo vetëm "specialistëve, por edhe lexuesit të zakonshëm do ti vlej, bile kjo është më të vërtetë dhe vlera e tij. 

Autori Jako Brahaj na paraqitet me një punë tepër serioze dhe dinjitet në fushën e studimit të simbolikës histori ke kom bëtare shqiptare. Aty do të gjejmë një informacion të pasur mbi aspektet kryesore të heraldikës sonë historike, ai .ka shqyrtuar në detaje for¬mat konkrete te ekzistencës së tyre gjatë shekujve, po ashtu edhe përkatësive simbolike sipassegmenteve kryesore të shoqërisë së athershme shqiptare. Autori ka kombinuar drejt paraqitjen e një 


Heraldike të ndriçuar në kuadrin historik përkatës, duke e bërë kështu më të kuptueshme materialin që paraqet punimi. Sigurisht pas një pune këmbëngulëse, autori arrin për të parën herë të paraqes ne k~të histori të heraldikës shqiptare, vlera• të veçanta për kombin dhe shtëtin shqiptar, duke e filluar me simbole si flamuri kombëtar shqiptar, emblemat e sht~tit shqiptar, sim bolet histori ke të qyteteve të familjeve të' shquara shqiptare, bile edhe ndryshimet që kanë patur ato në kohë të ndryshme. 

Asnjë nuk mund të dalë në përfundim se autori i ka thënë të gjitha përkundrazi vetë autori shprehet: ... "në këtë punim është paraqitur vetëm një pjesë e pasurisë heraldike historike shqiptare dhe shpresoj se do të jetë nxitje e bazë për hulumtime e studime të mëtejshme." 

 

 

Për ti shërbyer më mirë masës së gjerë të lexuesit, autori në fillim të punimit të rënditur. Shkurtimisht punimet e heroldikës si  disiplinë dhe me peshë jepen të dhëna historike për Çdo "derë shqiptare". 

Duke ditur historin e kombit dhe atdheut tonë, ku mbi të kaluan rrëbeshe pushtuesish, dhe ato me tallazin e invazorit, hidhishin e shpërlanë nga faqja e dheut ç'do gjurmë të zhvillimit kulturor të shqiptarit vlerat më -të mëdha që zbulohen nga objektet që na kanë arritur, janë kryesisht ato emblema apo simbolike të gdhendura në gurë, bile edhe ato pjesa më emadhe janë ruajtur nga arbëreshët jashtë kufijve shtreror të Shqipërisë në vendet ku ata migruan ata morën me vete edhe" shenjën dalluese", të identifikimit të një trashëgimie të hershme, emblemat e gëdhendura etj. Duke qënë të tilla ato vështirësojnë pëcaktimimin e ngjyrave përkatëse veçanërosht e pasur është ajo pjesë e Italisë e populluar me shqiptarë, kryesiht nga familjet fisnike arbërore, që u detyruan të largohen nga atdheu prej pushtimit otoman. 

Eshtë mirë që më në fund kemi edhe pununi me të tilla të cilat më parë do të ishin punime të zona tërësisht të minuara. As që mund të bëhej fjalë më parë, të bëheshin të njojtura emblemat e "fisnikëve" pasi historin e bënte vetim vulgu, nga posht-lart, dhe vendi nuk mund të udhëhiqej nga një i pasur, fisnik, bujar, përkundrazi dhe Skëndër(beu) mundësisht pjesa e dytë të hiqet paraqitej si njëri i zakonshëm minimizohej si fshatar i thjesht shkrihej me masat dhe sigurisht nuk kishte as shenja dalluese, por historia është dokument, 'dhe ajo nuk mund të interpretohej, bile as nën diktatin e ndonjë ideologjie që punonte për hesap të "klasës punëtore" të gjitha masave. A thua se edhe individi ka ndonjë rol në histori?!! E pra në këtë punim autori na skjaron që .nën këto emblema flamuj apo shqejta u bënë gjithë ato luftëra për e kzistencë të kom bit e atdheut shqiptar si rrjedhim ato zot e di se në cilat stepa anonime i bredhnin dhe marrin vlera të jashtëzakonshme për ne, se duhet të dijmë nga vijmë, që të themi që gjyshërit tanë jetonin në këto federata, principata apo shtete arbërore dhe se një  ngjyroseshin sllavët e largët dhe ndonjë tjetër. 

Emblemat janë përsonifikim, sintezë e fizionomisë të familjes, grup-njerëzish e dhënë nëpërmjet simbolit apo simboleve, ato nuk dalin jasht mentalitet apo adhurimeve që kishin ato në kohërat që jetuan, por për ne sot ato marrin një kuptim të rëndësishëm. E para ato tregtojnë që shqiptarët e kësaj epoke ishin po kaq të zhvilluar sae gjithë Evropa perëndimore, në raste veçanta edhe paraprinjëve, nga ana tjetër ato vërtetojnë vazhdimsin dhe autoktonin tonë nëpërmjet simboleve që na kanë arritur deri më sot, që ne edhe i përdornim. S'kase si të mos ndihesh krenar kur autori evidenton që kurora mbretnore shqiptare është më e lashtë në Evropë. Sa të varfër do të ishim po këta flamuj, emblema shqyta e vula! Pikërisht tek këto simbole na sulmuan më shumë dhe u përpoqën të na i zhdukin, por për faktin e mirë tonin dhe të keqen e tyre ato ekzistojnë dhe me kokëfortësi n e tyre kundershtojnë armiqt tanë.

Nuk është e rastit që edhe në këto vite të vështira të "anarkisë-demokratike" të na zhduken dokumente o.bjekte të rëndësisë së veçant të trashëgimisë kombëtare! 

Autori veç synimit për evidentimin e objektit kryesor emblemore, përkitërzi, shpjegon sa mund vlerën e të drejtës zakonore tradicionale të kanuneve, si kode civile edhe penale për kohën gjë të cilën nuk e kanë popujt e tjerë (fatkeqsisht ka sot "njerëz" duan ta poshtërojn kanunin kur vet ata që jetojnë në fund të këtij shekulli, jo që nuk vlerësojnë edhe respektojnë të kaluarën e respektueme por edhe sot nuk përfillin asnjë ligj!) 

Po kështu ai përfiton' nga rasti dhe flet për dyert e mëdha, vlerat kryesisht për kombin dhe atdheunt por edhe kontributin e rëndësishëm që kanë dhënë në qeverisjen ligjëvënës, të shquar në strategjinë ushtarake, si arkitekt, artist në pellgun e Mesëdheut. Po aty flet për veshjet e fisnikëve si një tipar shumë i veçantë i shqiptarëve, kjo vërtetohet edhe sot për sqimën e të veshur tradicional shqiptar. 

Jo vetëm familjet e mëdha të Muzakajve, Topiajve, Balshajve, Arianitëve, Kastriqtëve, etj trajtohen që në thellësi të mesjetës, por edhe shumë familje të tjera që kanë vazhditnësi në trojet. 

Përshtypje të bën që një pjesë e madhe e' tyre ka për simbol shqiponjën dy krenore. Një kapitull i veçant më i zgjeruar është ai i flamurit kombëtar për të cilën autori thotë: Shqiponja është kryesimbol në rradh të parë i popullsise që rrënjët i kishte te.k pellazgët. Me kompetencë autori shkruan për emblemat shtetërore, që nga Shteti i Parë Shqiptar pastaj,Epiri, Dardania, Lidhja Shqiptare e Lezhës 1444, Republika 1925, tëk Mbretnia Shqiptare e 1928 e deri në ditët e sotme. Përpjekje bën autori edhe për plotësimin me simbolet e qyteteve, të cilat po të evidentohen sa më shumë do të ishte në nderin e kujtdo që ato të identifikoheshin si emblema qytetesh, që jot ë fabrikoheshin mall komercial konsumi si$ ka ndodhur në ndonjë rast. 
Mbyllet ky libër me "kapitullin Kurora mbretnore  Shqiptare, si më e lashta në Europë.
 
Duke u "mbështetur në materiale dokumentare, ai të bindë që kjo është një e vertetë e pamohueshme. 

Bujar Zajmi, 28 tetor 1997