Shenime për librin: Zenel Hoxhë Mehaj

Shenime për librin: Zenel Hoxhë Mehaj

Shenime për librin: Zenel Hoxhë Mehaj

Zenel Hoxhë Mehaj


Kjo monografi e autorit Sulejman Sula mëton .r ~ të paraqesë jetën dhe veprimtarinë e klerikut patriot demokrat dhe idealist, Hoxhë Zenel Mehaj, i cili jetoi afro një shekull dhe e ushtroi detyrën e tij në Pukë dhe në rrethinat e saj. Siç del edhe nga libri, i arsimuar në shkollën orientale me kulturën islame, Hoxhë Zeneli u shqua për ndershmërinë dhe korrektësinë e tij në punën me njerëzit, për metodën bindëse, ndërgjegjësuese me besimtarët. Ishte njohës i mirë i Kuranit dhe mësimet e tij i propagandonte jo si tabu dhe dogma, por i shpjegonte dhe i interpretonte sipas filozofisë islame, duke e vënë theksin sidomos te nevoja e zbatimit të tyre në praktikë nga çdo besimtar. 

Siç shohim nga kujtimet, që ka arritur të mbledhë autori, bashkëkohësit e mbanin mend hoxhë Zenelin jo vetëm si udhëheqës shpirtëror, por edhe si mendimtar, si mjek, që shëronte të sëmurët, si njohës i mirë i shkencës, që njihte edhe psikanalizën. Në një mjedis ku sundonte padituria dhe varfëria, në punën dhe në sjelljen e tij ai shfaqte vetitë e mira të një intelektuali të vërtetë. Hoxhë Zeneli ishte i mendimit se feja dhe shkencat e natyrës ishin në harmoni dhe nuk e kundërshtonin njëra-tjetrën. Ai i quante shkencat "përvojat shekullore të praktikës dhe të mendimit njerëzor". 

Duke pasur parasysh aftësitë dhe vetitë e tij, shumë kolegë të Zenelit, që ishin edhe në funksione më të larta; thoshin për Zenel Hoxhën se: "Ai është për një mjedis më të gjerë, për një funksion më të lartë në detyrën fetare". 
l specializuar si imam i islamit në taboret ushtarake, hoxhë Zeneli kishte një kualifikim të mirëfilltë zbuluesi, kishte fituar njohuri të gjithanshme dhe aftësi praktike, që, në punën e tij të përditshme, në Pukën e tij të dashur, ai i vuri në shërbim të njerëzve, të cilët i donte dhe i respektonte. Zenel Mehaj i jepte përparësi njeriut, e vinte atë në plan të parë dhe nuk kursehej për t'i dhënë ndihmën e tij kujtdo që kishte nevojë. Ai ishte një bamirës i vërtetë dhe çdo gjë e bënte për njerëzit, pavarësisht nga përkatësia e besimeve. 

Nëpërmjet kujtimeve dhe opInIOneve të bashkëkohësve të hoxhë Zenelit, autori ka arritur të evidencojë punën e madhe që bënte ai për kultivimin e tolerancës, harmonisë fetare dhe të bashkëjetesës së popullit të krahinës së Pukës, që ishte e dy besimeve, mysliman dhe katolik. 

l mbështetur në traditën e mirë të krijuar në tërë Shqipërinë dhe, në mënyrë të veçantë, në prefekturën e Shkodrës. ku klerikët e të dyja feve dalloheshin se kanë ditur ta orientojnë popullin në bashkëjetesë dhe dashuri për njëri-tjetrin, hoxhë Zeneli dha kontributin e tij të çmuar në këtë drejtim, sidomos për të evituar përpjekjet e armiqve të huaj, që synonin të ngjallnin dasitë dhe konfliktet fetare në vendin tonë. Puna e palodhur dhe përvoja e hoxhë Zenelit lidhur me tolerancën qenë një bazë e mirë edhe për të ardhmen, për punën e klerikëve në Pukë. Sipas këtyre kujtimeve, kolegët, miqtë dhe bashkëkohësit e shumtë e portretizojnë hoxhë Zenelin njeri mjaft të përkushtuar, të devotshëm në punën e tij dhe tepër human. Ai shquhej veçanërisht për respektimin e zakoneve dhe të traditave të mira të trevave të Shqipërisë së Veriut dhe punonte me njerëzit që të hiqnin dorë nga disa zakone jo të mira, si gjakmarrja etj. 

Në libër evidencohet edhe qëndrimi politik i hoxhë Zenelit. i cili, megjithëse ishte klerik. nuk qëndron indiferent ndaj çështjeve madhore të politikës shqiptare të kohës. Ai i përcillte me interesim ngjarjet dhe e shprehte hapur qëndrimin e tij për të mirën e vendit dhe të popullit tonë, duke shpalosur mendimet e tij për forcimin e shtetit dhe të kombit shqiptar, për lirinë dhe të mirën e popullit të shumëvuajtur. 

Autori arriti të shkruajë këtë libër duke mbledhur, organizuar dhe sistemuar me shumë mundim mendimet dhe kujtimet e bashkëkohësve të Zenel Hoxhës. Megjithëse ka bërë përpjekje për të gjetur materiale të shkruara nga hoxhë Zeneli ose nga të tjerët për të, që thuhet se gjendeshin në bibliotekën e dikurshme të tij, apo ditarin e rregullt, që thuhet se ka mbajtur hoxhë Zeneli dhe që do të ishte me vlera të pallogaritshme. autori nuk mundi të gjejë asgjë nga këto. Siç del nga thëniet e ndonjë bashkëkohës i të hoxhë Zenelit, ai vetë kishte porositur që pas vdekjes e gjithë literatura dhe materialet e shkruara të tij t'u shpërndaheshin klerikëve islamë dhe dashamirësve të tij. 

veprimtarinë dhe qëndrimin e sjelljen e tij. Libri është shkruar me dashuri të veçantë dhe me pasion për të dhënë j etën, punën, idetë dhe mendimet e këtij kleriku atdhetar e idealist, i cili dha ndihmesën e tij në emancipimin shpirtëror të popullit të mbarë Pukës. 

Libri, është i ndarë në pjesë të veçanta, i shkruar me kulturë dhe lexohet me interes, duke të ngjallur kërshëri dhe respekt për këtë figurë, që meriton të njihet e të propagandohet, sepse ishte lënë në harresë. 

Në këtë kuptim, autori jep një kontribut të veçantë për ta sjellë pranë nesh hoxhë Zenel Mehajn, si dhe sfondin historik të kohës kur ai jetoi dhe shërbeu si një klerik i devotshëm atdhetar dhe idealist në trevat e Pukës. 

Mehmet Hoxha