Biografia e Ton Zmali

Biografia e Ton Zmali

Biografia e Ton Zmali
Ton Zmali lindi më 12 tetor 1950 në Kokdodë të Iballës, Pukë. Shkollën e mesme e kreu në Shkodër e Akademinë e Arteve në Tiranë. Për disa vite ka shërbyer në arsim e kulturë që nga Merturi i Gurit, Iballë e deri në Darsi e zonat e Lushnjes. Me librin e parë poetik "Lulet e Ksenit" ka fituar çmimin e parë në konkursin e poezisë në qytetin e Selanikut.

Në vazhdim ka botuar suksesshëm vëllimet poetike "Dashuri të pashijuara" dhe "Honeve të Askundit". Përndjekjet biografike në diktaturë dhe jeta e vështirë e refugjatit janë reflekse të gjalla të krijimtarisë së tij. Në prozë autori është shfaqur me një seri botimesh në shtypin periodik si "Sytë në gjoksin e mësuesit" , "Derri trazovaç", "Greminat e endrrës së keqe", "Shëtitari i Buklisit" etj.

Kundraromani "Engjuj pa qiell" është një ngjitje pretenduese në rrugën e tij krijuese që dëshmon të shkruarit e të konceptuarit ndryshe nga shabllonizmi tradicional. Kundraromani "Engjuj pa qiell" është vlerë e prurjeve të reja që i shtohen letërsisë sonë. Autori jeton e punon në Athinë.

Autori u ba i njohur e i diskutuar në botën e letrave me botimin e kundraromanit të tij "Engjuj pa qiell" i vënë në qarkullim në vitin 2003. Disa nga pikpamjet e nocionet për prozën simboliko-metaforike autori i ka parashtruar në esenë e vet "Kundrat dhe Kundraromani" botue dy jet pas daljes në dritë të kundraromanit "Engjuj pa qiell". Vepra e dytë në prozën e gjatë kundraromani "Jeta e vjellagjolasw" që po i jepet në dorë lexuesit. epërson e konsolidon pikësynimin krijues të tij për një rrëfim e naITacion. strukturë e koncepsion të ri të prozë s së re të gjinisë letrare të Kundraromanit. Autori ashtë përfshi në dy antologjitë e mëdha poetike të emigracionit "Qiejt e Shpirtit" dhe "Itaka e Fjalës". Veprimtaria e tij letrare përfshin studime. analiza. ese. sprova. tregime e rrëfime.