Puka që në lashtësi

Puka që në lashtësi

Puka që në lashtësi

Përmbajtja


Puka që   në lashtësi – një botim i rëndësishëm
publicistiko-shkencor     7
Për botimin publicistiko-shkencor "PUKA QË NË LASHTËSI"     11
Puka një shekull me shkollë shqipe
Kualifikimi i kuadrit arsimor të organizohet mbi baza të reja …………………………………………………………………16
Ndihmë konkrete mësuesve    20
Përse të flasim aq për dobësitë dhe të mos edukojmë
më shumë përmes shembullit pozitiv?         23
Të mos jemi rob të formave e metodave të ngurta     , 28
Kundër akademizmit në programet
e lëndëve manrtare    ……………..32
Kualifikimi i vazhdueshëm i mësuesve - kusht i domosdoshëm për modernizimin e proçesi t mësimor……….. ……………...36
E vërteta për shkrimin "Migjeni del partizan"     39
Puka 2003 - një shekull me shkollë shqipe     45
1953-2003 •. një 50 vjetor në arsim     58
Puka që në lashtësi
Ad Pikaria qytet apo stacion rrugor ………………………….69
Ku duhet kërkuar Ad Pikaria antike (Ad Pikaria antike duhet kërkuar diku ngjitur me Pezhvën) ……………………………71
Shqeli i Këçirës. Pukë, fortesë-qytezë ……………………….73
Kultura e Komanit në Delmace të Pukës, një zbulim i madh i lene përgJysm녅……. ……………………………………75
Lekë Dukagjini, bashkëluftëtar i shquar i Skëndërbeut     79
Puka për kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit  …………85
Kryengritja e pëgjithsluite e vitit 1912
dhe ngritja e flamurit në Qelezë, Pukë     89
Ç'dëshmojnë "Muret e Serbit" në Kryezi ,Puk녅…………...93
75 -vjetori i luftës së Këçirës në mbrojtje
të Beslidhjes ~ 1915-ës     95
75 -vjetori i Luftt!s në Qafe - Mollë e Shkallë – Bushtër, kundër ushtrisë serbe 1915………………………………….. 97
75 -vjetori i luftës së mirditasve te Guri i Konajt kundër ushtrisë serbe     99
Krahina e Puktës kërkon ndihmën e Bajram Daklanit     101
"Letër e hapur Leka Zogut" dhe e vërteta për
 vitet 1923-1927 në Pukë     105
Ymer Puka - intemacionalist i shquar     110
Nënë TEREZA në Pukë     112
Xhemal Laçi -figurë e ndritur e nacionalizmit shqiptar     116
Etnologji
    A është Puka krahinë etnografike?     120
    Rreth formimit historik të krahinës së Pukës     123
Shtrirja gjeografike e krahinës së Pukës     125
Kabashi në shtrirje dhe në lashtësinë e tij     127
Guri i Deskut, Shpella e Kulla e Deskut në Berishë të Pukës     133
Emblema, kërkon më shumë hapësirë historike     135
Dëshmi për hershmërinë e së drejtës dokesore shqiptare     139
A kanë pasë kanune të veçanta Puka, Mirdita, Luma     143
Tradita e pajtimit në Mirditë     148
Lidhjet Austri-Shqipëri dhe Puka     152
Çabej për emrin e të drejtës popullore shqiptare     162
90 vjetori i gjuhëtarit tonë të madh     169
Profil i një shkencëtari të shquar atdhetar     173
Pjetër Gaci dhe" Kjo miqësia ushtarake"      179
Puka në metopol, veprimtari - spektakël në kryeqytet     186
Në bashkinë e Rrëshenit     190
Përgjigje pyetjes "A është ky kanuni i vërtetë i Mirditës"     194
Përgjigje pyetjes" A ky është Kanuni i vërtetë i Mirditës"     203
Lidhjet e Pukës me Kosovë
Lidhjet historike dhe etnokulturore të Pukës me Kosovë     210
Nga kalonte udha antike Adriatik-Dardani     2t4
Puka e harruar nuk i harron Kosovarët ................................. 221
Prizreni me liri, demokraci e rend të brishtë     224
Gjakova në përpjekje për shërimin e plagëve të genocidit serb     230
Prishtina me shqetësimin mbarë kosovar     237
Sabrie Nushi muzikante e mirënjohur nga'Puka me origjinë kosovare     248


-----------------------

Xhemal Meci: Ju tregoj per Puken

Shkruar nga: Neritan Kolgjini

Xhemal Meci ka lindur ne Kabash te Pukes me 23 korrik 1936 dhe eshte diplomuar ne fakultetin Filologjik te Tiranes per gjuhe dhe letersi shqipe.

Ka punuar si mesues neper shume shkolla te rrethit Puke, ku per shume vite ka qene edhe drejtor apo zv.drejtor i tyre. Ka qene kryetar i shoqates se historianeve te rrethit te Pukes ne vitet 69-75.

Ka botuar deri me sot 7 vepra (disa si bashkautor), si dhe ka shkruar me mijera faqe studimore.

Pak jave me pare eshte botuar dhe ka dale ne qarkullim permbledhja studimore "Puka qe ne lashtesi" me autor te mirenjohurin Xhemal Meci. Ky liber eshte nje perzgjedhje e artikujtve studimore me te spikatur te autorit te cilat rrokin nje periudhe gati 40 vjecare. Libri eshte konceptuar ne 4 kapituj te medhenj te cilat permbledhin tema te tilla si pedagogjia, historia, etnografia dhe aktualiteti.

Kjo veper prihet nga nje parathenie e As.prof.dr.Njazi Kajtazit dhe pas saj vjen nje shenim i vete autorit rreth brendise se librit dhe disa probleme per te cilat lexuesit detyrimisht duhet te njoftohen paraprakisht.

Ne parathenien e tij z. Njazi Kajtazi (Drejtor i Departamentit te Gjuhes Shqipe, Universiteti i Shkodres "Luigj Gurakuqi") thote se "Xh. Meci me kete botim dinjitoz me jep rastin te shoh te puna e tij e gjate afro 40-vjecare publicistiko-shkencore: arsimtarin, pedagogun, historianin, etnologun, publicistin, sociologun me nje formim kulturor shkencor bashkohor me sherbesa kombetare." Ne parathenie z.Kajtazi kujton lexuesit se kjo veper vjen pas sukseseve tjere editorialistike te z.  Meci sic jane "Kanuni i Lek Dukagjinit ne varianin e Pukes" dhe Kanuni ne variantin e Mirdites. Me keto vepra z.Meci ka hyre ne fondin e arte te studimeve albanologjike dhe mund te konsiderohet nje dishepull i denje i Shtjefen Gjecovit. Madje po t'i permbaheshim asaj thenies qe "nxenesi del me i mire se mesuesi", mund te themi se z.Meci e ka kapercyer ne permasa dhe cilesi vepren e Gjecovit.

Kjo permbledhje studimore ka edhe disa polemika, te cilat z.Meci i ka vendosur ne menyre adekuate ne kete volum, te cilat ndricojne disa probleme kyce te kodit zakonor te shqiptareve - Kanunit.

Ne botimet per kete monument te jashtezakonshem te kultures shqiptare, ka vene vulen e mjeshtrit edhe Prof.Dr.Mark Tirtja, i cili ka shkruar paratheniet. Ne parathenien e per Kanunin, varianti i Pukes ai shprehet per z.Meci se "Studiuesi Xhemal Meci i takon rrjedhes se punes kembengulese, tere frymezim, ne heshtje. Ka me teper se nje cerek shekulli qe ky njeri; dashurues i dijes e i kultures, i etur per te nxjerre ne drite te fshehtat e shekujve, krahas punes se tij si arsimtar, merret ne menyre intensive me kerkime shkencore ne leme te etnologjise, te folklorit e te historise ne Malesite e Veriut. Si eksplorator, gjurmues i etnokultures ne mjediset fshatare te shoqerise malesore, i ka te paket shoket. Puna e tij ne kerkime u ngjan rrjedhave ujore te nendheshme, qe ashtu ne heshtje, ne mugetiren e thellesive shkembore, u japin jete gurrave e krojeve te luginave e shpateve mes malesh e pyjesh."

Ndersa ne shenimin shpjegues ne krye te librit, vete z.Meci shpreh peripecite e tij ne kohen e komunizmit per te botuar studimet e bera. Ndersa nuk kursen kritikat edhe per kohen e pluralizmit kur puna e tij shkencore nuk vleresohej sic duhej nga entet botuese e sidomos nga gazetat.

Ne si gazete "Atdheu" ndihemi krenare qe kemi pasur fatin te botojme disa prej punimeve te ketij shkencetari te mirefillte. Kjo nga ana tjeter vihet ne dukje edhe nga vete z.Meci ne shenimin e tij kur permend se: "Me fillimin e viteve te pluralizmit demokratik e ne vazhdim botova ne "Rilindja", "Atdheu" "55", "Veterani", si edhe ne gazetat lokale: "Mirdita", "Besa", "Zemra therret" etj.. Per mua qellimi i botimeve ne shtyp ka qene e mbetet deshira per t'i dhene lexuesit material historik dhe etnologjik me tematike te caktuar kumtimi; gje qe nuk ka qene e lehte, sepse redaksite e gazetave priren kah politika apo lajme dhune te bujshme per t'i bere gazetat te shitshme. Megjithate, ne redaksite e tyre kam gjetur gazetare me kulture e dinjitoze, qe me kane ndihmuar ne publikimin e shkrimeve te mia, si: N. Kolgjini, F. Slatina, Gj. Marku, I. Ymeri etj.," - shprehet z.Meci.

Ne si redaksi ndihemi dyfish te nderuar qe z.Mecin e kemi anetar te keshillit botues te gazetes "Atdheu" dhe shpresojme qe ne te ardhmen te kemi mundesi t'i ofrojme faqet e gazetes sone ketij studiuesi mendjemprehte e te palodhur, ketij farketari te ndergjegjes historike shqiptare.
Xhemal Meci ka lindur ne Kabash te Pukes me 23 korrik 1936 dhe eshte diplomuar ne fakultetin Filologjik te Tiranes per gjuhe dhe letersi shqipe.

Ka punuar si mesues neper shume shkolla te rrethit Puke, ku per shume vite ka qene edhe drejtor apo zv.drejtor i tyre. Ka qene kryetar i shoqates se historianeve te rrethit te Pukes ne vitet 69-75.

Ka botuar deri me sot 7 vepra (disa si bashkautor), si dhe ka shkruar me mijera faqe studimore. Ka qene dhe eshte nje nder perkrahesit e restaurimit te monarkise ne Shqiperi dhe per shume kohe anetar e eksponent i PLL.