Biografia Zef Mirakaj

Biografia Zef Mirakaj

Biografia Zef Mirakaj
Lindi më 1943 n'Iballe të Pukës. Fëmininë, rininë e nji pjesë të mirë të viteve të pjekunisë (25 vjet) i kaloi në kampet e internimit n' Atdhe.

Mbas arratisjes (1970) studioi shkencat sociale në "Passaic Com¬munity College", e ma vonë shkencat politike në "Santa Barbara University", ku, mbas diplomimit, për dy vjet (89-91) dha mësim.

- 1971-86 botoi nji numër artikujsh në "Shqiptari i Lirë''', "Jeta Katolike", "Dielli" dhe "Lajmtari i të Mërguemit",
- 1980 botoi fletoren "Kolonia Shqiptare". Shërbeu kryeredaktor i të përtremuejshmes "Lajmtari i të Mërguemit" (83-86), dhe i ra¬dioprogramit në shqip "Zani i Rinisë Shqiptare në Mërgim" (1990-
91)      
- 1991 botoi "Letër Presidentit R, Alia" dhe "Elegji për "Nikw Ma¬rash Marnaçaj" .
-1993-97 botoi n'organet e shtypit n' Atdhe disa analiza politike, artikuj e poezi.
- 1999 përfundoi në anglisht novelën "Giraf', e cila asht gati për botim.
- 2001 botoi "Letër e Hapur Prof. Rexhep Qoses dhe Takim me Presidentin Sali Berisha",
- 2002 botoi poemat "Baladë'për Nanën" dhe "Qindro Shkoder¬loce".

Po pregatitë ve1limin e dytë me poezi, përmbledhjen me shkrimet dhe fjalimet e tij në "Jeta Ime Publike dhe Publiçistike", e punon në nji "Fjalorth Anglisht-Shqip".