UDHËTIM NË PUKË NË VITIN 1932

UDHËTIM NË PUKË NË VITIN 1932

Vijueme udhtimin t' onë terma!. Ram ne per Qerret t' Eper ka¬tund per bukuri, me tokë të butë e të plleshme, me gjana, me shpija t mdhaja e të mira e me nji lum qi e kputë permjet. Banorët, të tanë musulman. Këtu a nji shkollë shtetnore e para qi po 'ndeshim. E dyta shkollë, në Pukë, e treta në Kabash. Per sa mujtme me marrë vesht, tjera shkolla s'ka në Shtatë Bajrakët (viti 1932, red.).

Prej Qerretit e në Pukë nuk shef syni tjeter veç boka të t’hata e mjaft të merzitshme. Kalueme kahë Sarajet e Pukës, ndertesa t'ulta, kurrnja dy ke¬tesh. Këtu Zyrja e Nenprefekturës me tjera zyre shtetnore; disa du¬gajë, ase barraka drrasash.

Mërritme tu Liqeni i vogel "Barka e Lekës" giatë kund 50 m, gjanë 25 m. e këthell 4. m. Uji bunon prej toket e, si na thane, mban ujë dimen e verë. Se kahë i ka ardhë emni këtij Liqeni në maje të malit, s'dihet. Pëvetme, se shka thotë per te gojdhana, por s'dijti kush me n'a kallxue me seguri. Dikush thote se ka pasë zakon Lekë Dukagjini me pushue aty; do tjerë thoshin, se Leka ka pasë goditë nji barkë e lanë mbrendë. Trajta e Liqenit të vogel asht picigiate krejt si barkë, rrethue gjithkahë prej pyllet.

U kapme në "Shkallë Bushterr" nji orë e gjysë prej Puke. Këtu gjindet nji krue mjaftë i mirë e i ftoftë, qujtë "Kroni i Zojës". Na kallxojnë, si mbas gojëdhanet, se motis (motit) kalueka këtu¬pari nji nanë lodhë e këputë e fikë edjet, me nji femi ngarkue. Edhe djali, shkrumue e djegë per ujë, s'praka gjith rrugen tuj i thanë s'ames: Nanë, due ujë, nanë, due ujë! Kur mërrijkan tu kroni, nana në vend qi me i dhanë me pi lëmis ma parë, pijka ajo vetë m'at gurrë; por kur marrka me i dhanë djalit e gjetka dekun edjet! T'i dhanke me pi para vedi, pat me ja pështue jeten. Prandej i ka mbetë emni kësaj të perpjete "Shkallë Bushterr".

Kalojmë neper Rrape: pak shpija të shperdame neper pyllë andej e këndej rruge. Këtu nji Han, nji dugajë me pak cikrrija mbrendë, e nji Postkomandë. Kishte nisë m' u errë; kur po ndijmë zanin e permallshem të njaj kumbonës, qi bitë amel tu Kisha e Shë Mris, në breg të Fa¬ndit të Vogel (Qafa e Malit. Mirditë) Jehona e sajë u derdhte e ti shperdate madhnisht nder ato male plot-heshtim, e shumta banue prej bishve t'egra. Çë ndjesina t'ambla njalli në zemer t'onë!
Pak mandej po ndeshim më nji bari "të Has" me do berre.

Ishte tuj nis në Shkoder me i shitë, ngushtue prej pagesës së tak-save. Do të ,bate 5 dit udhë prej Hasit e në Shkoder, e 5 dit tjera m'u njit, tuj fjetë jashtë, neper hane, me shpenzime etj. Gjithë kjo udhë, me gjithë këto shpenzime, me taksa ure e shitje; kur vjen fundi, këtyne të ngratve s' u jet farë fitimi! Na këputi zemrenl

U ba natë, e na tuj udhtue papra perpjetë, teposhtë, terthuer. Me zi shifshim se kQ me va kam ben. Mbas shtatë orësh, hymë tek e mbramja në Bicaj të Kabashit. Percjellsit hoqne piken e gjakut me nji gomar të vogel sa grushti, ndarkue me tesha. S' kishte faj i ngrati gomar, pse, neper ato prroje, brija, shtiqe, kapercej, perpjete, teposhte, gadi sa s'kjeme tuj thye qafen na, me dy kambë, josema aj me kater kambë, edhe ngarkuetl

Mbasi hoqme gurin e gjakut hem na, hem edhe gomari, u kap¬me tu kulla e Nikoll Ndrecës, burrë i vjeter ene i moçem, qi na priti bujarisht, si e kan zakon Shqyptarët e Malevet: Kafe, duhan e kuvend burrash l Bukë me shka të ken falë Zoti e zemer! Shpija, goditë me gurë: tavani, shqyptarçe, ba zi si çulli prej tymit të pishës; votra me zjarm mjaft; pozicjoni i kullës, si në vet¬mi; nji tub rob, qi zbatoshin pikrisht e në kambë e në dorë ur¬dhnat e të zottshpis; lIulla e duhanit, giatë nji pash, qi mbate në gojë Nikolla, ftyra e të prumit e tij fisnik, të pritunit me zemer, na çuene mallin e jetës patriarkale, e sidomos t'asajë natë, kur Abrami priti me aq bujari "Lajmtarët e Perendfs", si shtegtarë në trajtë njerzore: Urdhnoni! Mirë se u ka pra Zoti me hjekë keq te shpija e jeme!    


BlCAJT E KABASHIT

Kabashi asht nji nder ma të parët e ma të permendunit Baj¬rakë të Pukës, e pershin këto katunde: Lushajt, Buhot, Kokejt, Mi¬cojt, Meçajt, Qafalijajt, Hadrojt e Bicajt.
Mbarë Kabashi bahet kund 140 shpi.
Bicajt kapen kund 40 shpi: 25 janë katolike. Dahet në gjashtë lagje: Preçajt, Ndrekajt, Ukmemajt, Filakajt, Palucajt, Paldedajt.

.

EMNA  BOTANIKË

Kahë më ra me ndi disa emna të bukur landsh e bari, po më
kandë me i rreshtue.
Ulen: landë qi nuk shkon giatë e jet e hollë. Shtogerr: pipgiat, me të dllen bajnë shisa per shpi.
Mëllezë: drue Ipushtëvogel, del nder maje e bahet e trashë me rrema.
Krahnjerr: del në Bjeshk, e me te godisin shisa. Heret, kur s' kishin sita, kullojshin tamlin me te.
Balç: bar pezmit. Kur priten, o vriten, marrin e e-zijnë mandej
ja venë varrës.    
 


KRYZIU
 
Kryziu asht nji katund me panoramë fort të bukur, me li¬vadhe e fusha të gjana e të plleshme, rrethue gjithkahë prej kod¬rash e malesh veshë me pisha sa me të kënaqë sYnin. I ka falë Zoti ujë mjefët, si me pi, si me lagë token e bereqetit. Ban gjith¬farë pemësh, por sidomos molla të pakurrkundshoqe.

Kapet deri më 77 shpi gjithsejt, katolik e musulman, e perba¬het prej shum. fisesh të ndryshme: Orosh 15 shpi; Pultakë 4; Spaç 20; Gojan 10; Kushne 3; Mardedaj (Dukagjin) 1; Shalë 2; Gjinaj 1; Kabash 1; Rrapaj 4; Berishë 1; Iballas 15 (Zotnit rrysulman). Dahet në tetë lagje: Orosh, Kodra e Gegës, Gegaj. Gojan, Mejdan, Fercojë Grezde, Gjogjinaj. Qeverisht shkon me Nenprefekturë të Mirëditës e kishtarisht me Djoçez të Sapës. Dikur sherbimin fetar ja ka pasë ba Famullitari i Qelzës.

e Tij Imzot Lazer Mjedja, kur ishte Ipeshkev i Sapës, i’a pat pështetë Famullitarit t'Iballes. Prej vjetit 1907 u shkëput edhe prej Iballjet e shkoj me Famulli të Dardhës derisa u ba Fa¬mulli në vedi e në vjetin 1918 i kje kushtue Zojës (Visitatio). Shum i Nderti Z. D. Mark Temali u perkujdes me ble token e duhun e në vjetin 1923-25 u ndertue Qela e sotshme.
Në lagje Gegaj gjindet Kisha e Shna Prendes, me nji lter të herëshem, rrethue me lisa të naltë e të moçem. Per Festë të kësajë Shejtneshë ndezin qira' e bajnë edhe darken per miqasi.

Kisha e Zojës: Vorrezat 'e dhet shpive Gojan; per rreth lisa qind vjeçarë e në mjedis trojet e vjetra të Kishës .. Kisha e Shen Nkollit: Vorreza e katundit mbarë. Ketu a nder¬tue nji Kapelë tash së voni. Në kohen e zotnimit tyrk ka pasë kenë në za shpija e Mustafë Agës, aq sa Shtatë Bajrakët e Pukës ecshin e veprojshin mbas fjalës së tij. Kur flitete fjalen e mbrame Mustafë Aga, këpute e merrte fund çashtja.

Muslimant e Kryziut, pergjithsisht, kan kenë shum të pasun e u thirrshin "Zotni"; Katolikët ishin bulqit e tyne, ase ma mirë, sherbtorët e tyne. Por sot shum nder katolikë janë emancipue e kan dalë ne e veten. Qysh në kohë të zotnimit Austriak, kan nisë me ble tokët e "Zotnivet". Edhe ata qi ende punojën tokët e tyne, nuk janë ma të detyruem me u ba gjith ato sherbime si perparandej. Në vjetin 1918, Krenët e Mirëditës "Dera e Gjomarkej", ka dhanë vendimin e mbramë me u la vetun kokërren qi të falin Zoti në tokë, si mbas zakonit në Shqipni, e tjeter jo.

 

FLETI

Famullitari i Kryeziut i ban sherbimin Fetar edhe katundit të Fletit, dy orë larg, i cilli perparandej ka pasë shkue me Dardhë. Ky katund i vogel kapet deri në 34 shpi: 9 shpi katolike. e të tje¬rat mysulmane. Si katolikët, si myslmant janë me fis prej Iballje. Katolikët quhen "Pergjegjaj" e musulmant "Buçgjegjaj".

Si mbas gojëdhane, paskan kenë tre vëllazen: Per Gjegji, Gegë Gjegji e Buçe Gjegji. Mbasi u shumuekan, u dakan të tanë pikë pike, dikush më nji krah, e dikush më nji• tjeter. Banorët e katundit të Miliskaut, të tanë katolikë, "Pergjegjaj".
Kështa edhe banorët e Kulimrisë, pos 5 shpivet myslmane. Geg¬gjegjaj asht katundi i Bugjonit, 60 shpi katolike.
Per sa mujtme me hetue, njeti nuk ka Gegëgjegjaj.

Buçgjegjaj janë 40 shpi katolike në Mëzi e Arst, e 30 shpi muyslmane n' Iballe. Buçi te e vona kenka kenë ba myslman; dashtë me ngrehë edhe të vëllan, Gegen, por ky s‘i paska pasë ndigiue. Por per me i ba qefin Buçit, dhanë besen se per të gjallë të vet s’kish per të hanger mishin e thiut. Deri tash vonë (thojshin), nji shpi në Bugjons’e ka hanger mishin e thiut, e kur ka nisë së pari me e hanger, janë bashkue të tanë shokët e aferm e i kanë ba gjamen, sikurse i bahet njaj të dekuni; e gadi ishin kenë xanë nder vedi m'u gri e m' u ba nji emnesë. Fleti dahet më nji lagje katolike "Pergjegjej" e në tri lagje myslmane "Krosej, Velaj, Xhaurrë". Thonë se hoxha i teshem i Fletit, me fis prej Malitzi (Shqipni) ka pasë në shpi deri vonë nji Unjill të hershem, pse dikur derë meshtarësh. Por mjerisht i ka hupë kohen e kalimit serb.

Fleti asht edhe historik. Vjetin 1913 me armë e fyshekë e u'shternguene me luftue kundra të msymevet të fuqivet balkanike. Tuj ra Ushtrija Serbe per me rrethue Shkodren, nisi me i ngucë e me i tundue. Këta me zi çë pritne m'u xanë priten nji natë krajate e terri të verbtë, i rre¬thuene e i ngujuene më nji prroskë ndermjet dy malesh, grine e coptuene nji bataljon, sa s’mujt. me pështue nja per be asi shtegu.

Ushtija Serbe nuk u a harroj ket nderë por e bani vath e vori në vesh. Mbas gjasht muejsh, kur u kthye termal, u vuni pushkë, top e mitraloz. Grini ke mujt me xanë pa dalë në mal, plaçkiti e preu shka gjet; dogj kësolla e kulla; thej Kishen e Sh'Masjanit (Sebastjanit), vodh petkat e Meshës e Unjillin, e ne e mbram i dha zjarmin edhe ksajë. Deri gurt e mullijve të vogjel i thej në maj grimca, grimca. Shkurt, bani Fletin e Udhen e Madhe kund 80 shpi rrasë më dill sa me të thanë mendja, se nuk këndon ma as gjel as pulë.
 



DARDHA

Prej Fletit u nisme per Dardhë i Bjeshkë. U kapme perpjetë Prronit të Xhaurrvet e fill tu Podi i Dervishit. Këtu pak stom e dy kapa fir, pasuni e Hoxhës së Sakatit. Firi në këto ana perdoret si shtrojë me fjetë në te, e asht punë e madhe.
Pershkueme Bjeshken, veshë me pishë e brej të ghatë e të ndrejtë per bukuri. Trupa e landë të rrxueme tuj u kalbë sa me t'u dhimët.

U ndalme me pushue tu nji prrue i madh, perba prej krojevet të Bjeshkës, ujë i paster e i ftoftë si akulli e pijme ma se nji herë pse rreshkë edje. Mbas 4 orësh tek e mbramja na shkuen sytë e pame Qelen Famullitare maje kodres. Disi na erdh fryma, por kishim per të ba edhe nji orë e ma udhë.

Per nji urë druni kaluem Lumin e Dardhës, qi bite prej Ku¬norës tuj shkumue e tuj perhapë anë e kand erë surfulli. U njitme kodres per nji shkallë thik perpjetë, ku, me ba me të rrëshitë ka¬mba, bjen pa tjeter fluturim e në Lum. Kur u kapme në maje, "shpirt a dole".

Dardha bahet kund 60 shpi, të tana katolike, fis me Kabashi, e dahet në 9 lagje: Merçli - Gjokajt - Pepajt - Çebiku i Eper - Çebiku i Poshter - Kodra e Gjekës - Pirraci – Çelakët, ¬Negel. Nadie kur dalin se pari ne dere te shpis, bajne kryq, e mandej: "Ndimo Zot, e Ora e fisit te Kabashit". Prej Dardhe syni shtrihet deri lerg e pershin krejt Pertedrinen:

Bollaterkun e Degës (Krasniqe) - Doberdol - Mullaft --, Koritat e Gashit - Grykat e Drogobis - Shullanin e Rushës – Rushen, ¬Mashin - Qarrajt - Visoken - Rrodogoshin - Saraçinin - Bar¬dhajt - Kishajt e Hasit - Kepenebin - Zaharishten - Lejthizen -Zogajt - Stoberten - Lugun e Bëtyçit - Qafen e Prushit, ¬Viliqin - Sildemajt - Belinjehin - Llugen etj., etj. Permbt vedi ka Kunoren qi zotnon të gjitha bjeshkët per rreth. Këtu janë do mure a ledhe "Kala" rojë e bjeshkëvet. Vjetin 1913 ushtrija Serbe i dha randsi e la nji patrollë bukur do kohë per me ruejtë atë maje.

Edhe Qeverija e ka ruejtë ket vend vjetin 1920-1922 per shkak cubash e komitësh. Këtu gjindet edhe Piramidja per neltsi, nji Kryq, qi Esadisët e gjuene pushkë vjetin 1915, kahë bijshin prej Iballje në Dardhë. Në ket maje asht nji krue "Kroni i Shkaut ". Gojëdhana kallxon Se nji shkja tuj kalue kësajt fikë edje, piu në te, por uji teper i ngritë, e plasi atyperaty. Edhe sot s' ka burrë qi mund t'a pij fill nji gotë ujë t'atij kroni.

Prej këtij krue, deri të bihet me pa kishen e Dardhës, janë dy orë e gjysë bjeshkë "ahishtë e pishë e madhe" sa udhtari tuj e pershkue në pikë të verës, nuk mund e shofë rrezen e diellit me sy. Tu kroni i naltpermendun, dimnit, mërrin bora deri në 4 m. nait. Kalimi me kual ndalet së paku prej Shen Kollit e deri Sh' Pjet¬rit. Kur banorët e Dardhës e të Mëziut donë me e këputë ket shtek, per me udhtue a me ndjekë gjurmen e shtjarrit e të dhivet, njeshin per opanga rrathë të rrumbullaktë per mos me humbë mbrendë në borë. Nja nji orë para se me ra tu Qela asht nji eabok, rreth mu¬resh, qujtë "Kulla e Fëmijvet".

QELË - KISHË

Vjetin 1890 banorët e vendit ndertuene nji grimë Qelë nji keti, qi vijte edhe per funkcjone kishtare. Ma vonë, per urdhen të Hirsis së Tij Imzot Lazer Mjedës, kje naltue edhe nji ket' tjeter; mbas kujdesit të P. Zef Mesit e të P. Severin Blushaj, të ceillët i bajshin Dardhës sherbimin fetar prej Iballje. Në vjetin 1901 kje dergue i pari Famullitar: P. Pjeter Giadri O. F. M. qi sherbej deri vjetin 1905. Mbas tij kjene; P. Mark Te¬mali, D. Luigj Prendushi, D. Lekë Dredhaj, D. Nikollë Deda, D. Gjon Kova$i i teshem
Prej Dardhe syni shtrihet deri lerg e pershin krejt Pertedrinen:

Bollaterkun e Degës (Krasniqe) - Doberdol - Mullaft -, Koritat e Gashit - Grykat e Drogobis - Shullanin e Rushës – Rushen-¬Mashin - Qarrajt - Visoken - Rrodogoshin - Saraçinin - Bar¬dhajt - Kishajt e Hasit - Kepenekin - Zaharishten - Lejthizen -Zogajt - Stoberten - Lugun e Bëtyçit - Qafen e Prushit -¬Viliqin - Sildemajt - Belinjehin - Llugen etj., etj. Permbi vedi ka Kunoren qi zotnon të gjitha bjeshkët per rreth. Këtu janë do mure a ledhe "Kala" rojë e bjeshkëvet. Vjetin 1913 Ushtrija Serbe i dha randsi e la nji patrollë bukur do kohë per me ruejtë atë maje.

Edhe qe.verija e ka ruejtë ket vend vjetin 1920-1922 per shkak cubash e komitësh. Këtu gjindet edhe Piramidja per neltsi, nji Kryq, qi Esadistët e gjuene pushkë vjetin 1915, kahë bijshin prej Iballje në Dardhë. Në ket maje asht nji krue "Kroni i Shkaut ". Gojëdhana kallxon se nji shkja tuj kalue kësajt fikë edje, piu në te, por uji teper i ngritë, e plasi atyperaty. Edhe sot s' ka burrë qi mund t' a pij fill nji gotë ujë t' atij kroni.

Prej këtij krue, deri të bihet me pa kishen e Dardhës, janë dy orë e gjysë bjeshkë "ahishtë e pishë e madhe" sa udhtari tuj e pershkue në pikë të verës, nuk mund e shofë rrezen e diellit me sy. Tu kroni i naltpermendun, dimnit, mërrin bora deri në 4 m. nait. Kalimi me kual ndalet së paku prej Shen-Kollit e deri Sh' Pjet¬rit. Kur banorët e Dardhës e të Mëziut donë me e këputë ket shtek, per me udhtue a me ndjekë gjurmen e shtjarrit e të dhivet, njeshin per opanga rrathë të rrumbullaktë per mos me humbë mbrendë në borë.

Nja nji orë para se me ra tu Qela asht nji cabok, rreth mu¬resh, qujtë "Kulla e Fëmijvet". Vjetin 1890 banoret e vendit ndertuen nji grimë Qelë nji kati, qi vlent edhe për fungsione kishtare. Ma vonë, per urdhen të Hirsisë së Tij Emzot lazer Mjedes, kje naltue edhe nji kat tjeter. Mbas kujdsit të P. Zef Mesit e të P severim Buzhajt, të cilët i bjshin Dardhes sherbimin fetar prej Iballje.

Në vjetin 1901 kje dergue i pari famullita; P. Pjeter Giadri,OFM, qi sherbaj deri vjetin 1905. Mbas tij kjene: P.Mark Temali, D. Luigj Prendushi, D. Lek Dredhaj, D. Nikoll Deda, D. Gjon Kovaçi, Famullitar i teshem. Në lagjen Merçel janë edhe dy Kishë të vjetra: Kisha e Sh' Palit: Muranë e vorre të vjetra. Thonë se këtu janë gjetë gjana të moçme, kumbonë, etj. Porse kush i ka gjetë e ku kan hupë, nuk dihet. Mbasi Dardha lutë festen e Sh' Pjetrit e Sh' Palit, ka giasë se motit do të jet kenë Kishë famullitare. Perbri sajë asht nji krue i bukur, ku mbushë ajo rrethinë.

Kisha e Shen Gjonit: Pak nen kishë të naltpermendun, kund 200 m. lerg, gjindet nji grumull Iisash me do livadhe per rreth, e quhet  "Kisha e Shen Gjonit". Prej kendej delet në Qafë të Merçelit e bihet më nji fushë bukur të giatë e të frytshme, qujtë "Pjashtog". Per fund sajë kalon Drini qi dan Dardhen prej Pertedrines. Bre¬gut të Drinit kalon udha e madhe neper Sakat e deri në Va Spas. Prej Pjashtogut mbërrihet n' Egel ku janë nja 3 shpi me tokë e livadhe të frytshme, por mjerisht në verë i mundon ujët e smuet e malarja.

Tuj u kapë termaI udhtari hasë më nji lis të vjeter, "Lisi i Muçës" qi ka nji kryq të dhenun, mandej tuj vijue kund 3 ki¬lometer gjenë "Kalan e Lekës" maje njaj kodre, ne e djathten, si rojë Drini. Bri kësajë kalaje asht Qebiku i Poshter, kund 7, 8 shpi; ma nalt Qebiku i Eper ku janë vorret me do lisa të her¬shem, thurë e rrethue. Quhet "Kisha e Sh' Mëhillit". Këtu vorrojnë 18 shp: Egel, Qebik i Eper e Pirraç.

Meshtari i Famullis u çon nji Meshë diten e Sh' Mëhillit. Dar¬dhen prej mjesdite, e dan Bjeshka e Truenit, (myslman). Këtu do vorre të moçme quejtë "Kisha eTruenit". Thonë se në ket vend janë gjetë segurisht dy kumbonë. Ma e madhja a shitë në Shkoder, tjetra gjindet tu Kisha e Firës.

SHARRA E UJIT

Prej Bjeshkës së Truenit bihet te nji prrue i madh qi ulet prej Qafës së Klyzvet. Këtu janë kenë bartë me krah e me qe trupa pishe, xanë në Prujzë, afer Drini. Vjetin 1907-8  kje ngrehë nji sharrë uji nen kryesin e .Mustafë Agë Kryeziut e të disa zotn!vet Shkodranë.

Mustafë Aga pat ngrehë aty nji barrakë të bukur e të madhe për banim të vetin e të puntorve. I Drrasat, deri në tri metra giatë, shkojshin me kual në Pezrend. Para se m' u ngrehë kjo' sharrë, paten nisë neper Dri, per Shkoder, kund 150 trupa, qi mbërrijtne shëndosh deri te Ura e Bahçellekut, por aty ndeshen në kambë t' Urës e u mbyten 10 copë.

Në krah të shmajtë Dardhen e ndan Prroni i Arës së Palës. Lagja quhet "Pepaj" qi shtrihet deri në Kader të Madhe, ku a megja me Mëzi. Prej andej kalohet kahë Mrizi i Madanavet e tu Kisha e Mëziut, kushtue Shen Shtjefnit Papë e Martir.

PIKË HISTORIKE

Mbas Konstitucjonit të Perandoris tyrke u mblidhkan Gashë e Krasniqe e rakan me poterë deri në Shen Gjergj, katund andej Drinin kundruell Dardhës. Dalkan nja 30 vetë në va me trap, edhe u njitkan me u lajmue Dardhçorvet se "po s ndrruene besim, do t' ulshin kullat më nji ket, edhe nuk do të mbajshin ma thi, si aty e para!"

Dardha dashka me u nisë pushken pa tjeter, por u ardhka marre, pse miq në tokë e shp! të tyne. U gjegjkan: "Per në na mbrrijtë xhepi, shpijat qi kem pasë njaj keti, kem me i çue dy ke¬tesh; ato dy ketesh kem me i çue tri ketesh. Kështu edhe per thi:

Në paçim mbajtë ka nja per shpi, këtO e mbrapa kem me mbajtë ka dy e tre." - Mandej i perciellkan .e i qitkan andej Drinin, e u niska pushka per nji copë, pa mbetë kush prej dy anëvet, as de kë as varrue. Atë ditë e atë ditë s' ka guxue kush me ba za ma per atë punë.


ARSTI (PUKË)

Katund i vogel, 22 shpi, të gjithë katolik. Shkon me famulli te Dardhes. Qysh motis nuk kan pasë famullitar në vend. U nisme n' oren 1.30 prej Dardhe e mrrijtme në 4.30 n' Arst. ( pari i Arstit ni prej (ballje, pse njani vëlla Ishue fen. Felshuesin'(balle mbajtë qiri n e Shen Nkollit deri sot e pre berr per festë ; te" Shejtit vjetë per vjetë. Lagjet e Arstit: Ramaj - Sinan - Delijaj - Ramisenaj -Mbaskoder e ukalijaj. 'Ka Kishen të moçme fort, kushtue Shen Gjon Pagzuesit.

Per rreth soje kan vorret Arst e Miliska. Goditë me gur e gel¬qere s' ka ma mirë, por sha se sha gjithnji. "E pra", më tha Mark Marashi i Miliskaut, "s'kena lanë kend kurr me ba be në Kishë,  por në Kryq jashtë, per mos me idhnue Kishen. Kisha asht mlue me rrasa, por pikë gjithkahë, sa mos me muejt me ndejë mbrendë. Nuk ka shtrojë, as tavan. Lterin e ka muri. Thonë, se nji farë Marash Kole i Koloruçit nisë me ba be mbrendë, e krisë e sha Kisha. Ka tri fugure; Shen Gjonin, Zemren e Krishtit e Zemren e Zojës.


MILISKAU (KATUND)

Bahet 36 shpi ngjitë me Arst, e dahet në 3 lagje: Akapibë ¬Hordop - Qafa e Kuqe. Shtrihet ndermjet• të dy malevet më shpat; vënd i germ uet.



APRRIPA E KEQE

Katund i vogel në breg t~ Drinit, vend tpjeft i germuet e krejt bri. Mos me u ba kungujvet gropa në dhe, të nismen m'u rritë, rrokullohen fill e në Dri. Prandej emni e "Keqe". Perball ka Kras¬niqen (katundin e Degës). Janë fis me Berishë e dahen dy lagjesh:

Makgjonej e Pjetergjonej, gjithsejt 8 shpi. Dikur thirrej "Gjakova e Vogel", por psehin s' e dijte kush. Mund të merret me mend letsisht se heret do të ket pasë randsi të madhe.

P6s Dalmacjes së Komanit e Shurdhahit të Vjerdh~s, në shtatë Bajrak~t nuk ngjindet vend ma misterjoz se Aprripa e Keqe, qi ndryn n~ gji të vet sheje e kujtime t~ kohëvet të lashta mijv jeçare, IIirsh ase Romakësh. Pik~ s~ pari vetë emni "Aprripa" (Apud Ripam) qi don me than~ "buzë bregu" dish mon çiltas se dikur kan banue Popuj Latin në Ket katund. Mbas gojdhane banorët e hershem ma të parët jan~ kenë quejt "Bakulli'i.

KISHËT

Thonë se motit kan kenë 7 Kishë n'Aprripë: Nalt, maje nji kodres, Kisha e Shë Pjetrit, thirrë "Kisha e Madhe". Afer sajë edhe 4 tjera, por s'u dihet emni. Kund 3 minuta ma nalt, më nji kaboç, gjindet "Kisha e të Shelbumit" rrethue prej disa vidhavet të moçem e të trashë, sa mos me mujtë me i pershi 4 burra. Kjo Kishë tjeter s' ka veçse nji lter. Mbi nji gur të giatë shifet nji kryq i dhenun. Më nji koder prej Prendimi, trolli i Kishës së Shna Prendes. Ndermjet Kishës së Shë Pjetrit (së Madhe) e të Kishës së Shëlbuemit isht nji rrugë qi perpiekë, e mjedis sajë nii Krue que]të "Pusi Sbutës", qi nuk shterret kurr.

Kur liget ndokush në këto ana prej s'ajuni të barkut e të trupit, ngasin me të shpejtë në ket' ujë t’pak i a apin me pi e mandej e lajne me te. Per me ba mirë, do t'a marrin të dielen natje pa ra dillli e tuj e mbushë me duer mbrapa. Kush shkon e merr, nuk do të flasë kurr me te në dorë. Kur i duhet me folë, nuk do t'a uli në tokë, por do t'a vlari më ndoj landë. As i ligu s' do të flasë, para se t'a pij e të lahet me te.

Bri Kjshës së Shelbuemit, në rranxë të njaj vidhi të trashë per bind, del nji krue, mjeft i mirë per të pim. Per fundi sajë asht nji fushore bukur e platë, e për rreth sheje trojesh së moçme. Ndoshta dikur Gjytetzë?

Tu Kisha e Shë Pjetrit (e Madhe) kan ndertue tash vonë n'i kishzë të re. Tuj çilë temelet kan ndeshë në copa gursh mullini. Ndermjet të Kishës së Madhe e të Mullivet asht nji rrugë me gur (kalldram), thirrë "Rruga e Sakakut" e më njenë anë e më tjetren troje e rrenime. Mbas duke ka giasë se do të jet kenë Kuvend. Rregulltarësh. Afer trojevet, n'anë të Prendimit. shifet të himit e nji llogori (gropë ba me mur).

Në koder të Kishës së Madhe mbrenda trojevet janë vorret e teshme të Katundit. Tuj çilë vorre të reja kan gjetë - thonë - por¬ceka pa vend vetullash aspak, por lug deri në kry të ballit, si lug hute. Prep kan gjetë asht kersije lë kambës, qi u ka mbrrijtë burravet të soçem deri në rranxë të koshës. Thoshin se kjo pofte nierzish do të jen kenë kerrshnikë. Shka kallxon nji plakë kund 100 vjeçe:

Tesh njiqind vjet e pertej paska pasë ardhë nji i huej prej Europe e probatinue me një farë Pre Make (a gjallë sternipi i ti, "Nik Marketa i Market Prendit të Pre Makës"), e ndej bukur do dit tuj u sjellë e tuj këqyrë këto vende, edhe folke shkyp me Pre Maken. Pvetë: Ku a Kisha, qi shkon per Koder, prej kah shihet Gjoli (Drini)? - E paskan marrë e çue tu Kisha e Madhe (e Shë Pjetrit). Hi në truell e vojtë e shkrue tu lteri tri letra, si njanen tjetren, hjedhë perpjetë njanen mbas tjetres, e ra të trija njana mbi tjetren. Dalë nji tokës me nji rreth sermi në fyt. T'u avitmen Ltini e të këqyrmen gjarpnin, thanë Pre Makës: "Prapou (largou), pse s' ka ardhë dita ende me lëshue Ora paret". Mandej kallxue edhe diten se kur ka me i lëshue. "Po vete edhe nji herë në vend tem e kam me këthye prep" (caktue edhe diten se kur). Atë ditë e atë ditë s' ish kanë dukë ma në këto ana; mbas giase diku do t'a ken mbytë. - Kështu plaka. Mbas do kohe, tuj pa se ltini s' po u këthete, u çuekan disa bari Paravas e niskan me germue tu Kisha e të Shelbuemit (quejtë Kishë e fortë); mendja e tyne me gjetë pare. Gjetkan nji rrasë, do drapna e therngi zjermi perfundi rrasës. Pa pritë dalka prej pramje nji gja e gjallë sa 'i macë e u kacavirka per lis. Pa e pritë i pari të mbramin ikkan e u ndrykan nder stane. Ndtje ndjehkan të ligj të shtatët, gjashtë diskan e veç nja pështueka.

Atye mbrapa s'e ka këqyrë ma kush ket vend.