Faik Konica për Shtjefen Gjeçovin

Faik Konica për Shtjefen Gjeçovin

At Gjeçovin e pata njohur me anë letrash disa vjet perpara luftës Ballkanike. Më 1913 shkova në Shkodrë dhe atj, në Kuvënt të Francisknëve, nji ditë u-njohmë me sy e me fjalë të gjalla. Mendimet nderimi, që kisha patur për At Gjeçovin për së largu, m'u-shtuan ca m tepër që kur u-poqmë. I mesmë nga gjatësia e trupit, pakë si i thatë, me një palë sy të zeza ku çkëlqente mendia po dhe zëmërmirsia, At Gjeçovi fitonte menjëherë besimin dhe dashurinë. Fjalët i kish të pakta po kurdoherë në vënt. Vetëm kur në të kuvënduar e sipër takohej nonjë pikë mi të cilën kish dituri të veçantë si për shembëll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetëritë greko-romane At Gjeçovi çelej ca m gjatë, dhe ahere ish gëzim t'a dëgjonte njeriu. As kohe At Gjeçovi ish "famullitar", domethënë prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose rrethi, dhe rronte në Gomsiqe, i pari katnt i Mirditës mb'udhë nga Shkodra n'Orosh.

A i vemi musafirë At Gjeçovit nonjë ditë të kësj jave? Më pyeti një herë At Fishta, me të cilin pqesha çdo ditë në Shkodrë. Mendimi i një vizite At Gjeçovit më pëlqeu pa masë. Asht, pa humbur kohë, u-nismë. Një gjë për të vënë r, dhe që më mbushi me hab dhe trishtm, është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtm shtat' a tet' orësh me kalë, nukë gjetmë as katnt as shtëp; veç një hani të varfër, ku qëndruam për të pirë kaf, s'pamë gjëkundi nonjë shënjë gjallësie: një vënt i zbrazur e i shkretë, si i harruar nga Perëndia dhe nga njrëzit. Po mërzia e udhëtimit na u-çpërblye përtj shpresës posa arrijtëm në Gomsiqe, ose, që të flasim me drjt, në famull të Gomsiqes, se katundi vetë i shpërndarë tutje-tëh, një shtëp kët, një shtëp nj' a dy mile më tej, as që dukej.

Famullia një bin prej guri, e ndritur dhe e pastër, gjysm' e zbrazur nga plaçka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zëmëra e madhe dhe nga buzëqeshja e të zotit shtëpisë qëndronte, mirëpritëse dhe e qetë anës një lumi. Kët ronte At Gjeçovi. Kët e shkonte jetën, në mes të lutjes e mësimeve, një nga njrëzit më të lartë që ka patur Shqipëria: një lartës e përulur, në munt t'afrj e të lith dy fjalë aqë të perkndërta; një lartës shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetë, i cili, bir i vërtetë i të Vrfërit t' Assisit, në pastër e në vobës të zëmrës tij e dinte veten të vogël. Famullia, shkollë dhe vënt këshillash të mira, u jipte fëmijëve themelet e stërvitjes, u përndante fjalët e urta dhe ngushëllimet njrësve në nevojë. Kohën që i tepronte, At Gjeçovi j' a kushtonte studimit.

Merej ahere me institutat e vjtëra të Shqipërisë, nga të cilat një që arriu gjer në ditët t'ona është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Asksh nukë munt t'i afrohej At Gjeçovit në diturn' e këtj Kanuni. Na tregj një dorëshkrm nj'a dy-mij faqesh, sudim i palodhur e i hollë ku kish mbledhur, radhitur e ndritur të gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendime të cilat ngjan t'i kenë rrënjët shumë përtj Kohës së Mesme.

Në kat të sipërm të famullisë, permi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërsirash greko-romane, të zbulara e të mbldhura një nga një, me një fatbardhës të rrallë dhe me një shie të mbaruar, nga dora vetë e At Gjeçovit. Mbaj mënt, veçn, një enë të vogël të qojtur "lacrumatorium" lotore, assh që të vjtërit, në besim se të vdkurit qajnë të shkarit e jetës tyre, i mbulojin në varr bashkë me të vdkurin që ky të kish se k t'i mblithte lottë. Nuk më shkonte ahere kurrë nër mënt se pas ca vjet sicilid prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë qi në gjallës për nga një lotore ku të mbledhim lottë t'ona për At Gjeçovin

Bir i përulët i Shën Franciskut, e ditur me një ditur pa tingëllm, po dhe Shqipëtr i kthiellt, At Gjeçovit, që përkiste çdo mirës, nuk i mungj asnjë hidhërim, asnjë çpifje, më e çudtshmia e të cilave ndoshta është të moharit se ay ish Shqipëtr. Seps ish lindur në një kuf gjhërash, në një kuf ku sot mbarn shqpia dhe nis një tjatër, ca mëndje të klasës katërt, të pazonjat të kuptojnë se flësit e shqipes në vijën me të përparuara janë stërnpërit e atreve që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan të mbrpsurit e vijës më teh, ca mëndje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavd.

Po At Gjeçovi është përmi çdo sharje. Emëri i këtj njeriu të rrallë do të vejë duke u-ritur dhe një ditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shëntëruar të Shqipëtarësisë.