FAMILJE TË MËDHA

FAMILJE TË MËDHA

Familja Jakaj është një nga ato familje patrirkale që në kohën tonë janë shumë të rralla. Para disa vjetësh ajo përbahej prej gadi 200 vetash. Kishte shtëpi, tokë, e gja të gjallë në Gojan, në Gomsiqe, në Qafë të Malit, në Doç dhe në vende të tjera, por të gjitha ishin të përbashkëta. Vetëm njëri ishte zot shtëpie. Të tjerët i bindeshin dhe vareshin prej tij në gjithçka. Në disa raste bahej njëfarë këshilli familjar: aty merrnin pjesë anëtarët e shtëpive të ndryshme, që zotëronte vllaznija dhe, nen drejtimin e kreut plak, trajtoheshin punë të ndryshme.

Ky këshill mbahej sideomos kur afrohej festa e vendit për tu kremtuar me miq. Vendi i caktuar për festë ishte shtëpia nënë, por të gjitha shtëpit e tjera duhej të merrnin pjesë edhe ato në shpenzime, kështu njëra jepte mishin, tjetra bukën, e treta venën dhe rakinë, e katërta gjalpin dhe djadhin, një tjetër kafenë dhe sheqerin, orizin e tjerë.Për të gjitha shpenzimet shtëpiake që duheshin për vitin, duhet të merrnin pjesë të gjitha shtëpitë, ashtu sikurse edhe per shpenzimet, për gjaqet, për fatkeqësitë etj.

Shtëpitë e ndryshme mund të shkëmbenin gjënë e gjallë. Kush kishte tepricë, mund ti jepte atij që kishte mungesë. Kështu për djathin, rakinë etj. Por nuk lejonin që jepnin njëra tjetrës drithë për bukë, për të penguar që antarët e ndonji shtëpije të bëheshin dembela dhe të linin mbas dore punimin e tokës së tyre.

Për të siguruar armët për antarët e familjes të vëllazërisë, duhej të merrnin pjesë të gjithë. Në qoftë se ndonjeri nga familjet e vllazërisë gjendej fajtor për vjedhje, këtij duhej ti hiqeshin armët, ti shiteshin, dhe me paratë që do të merreshin do të paguhej çka ishte vjedhur ose demtue.

Pranë qeverisë turke gjithë vllazrija ishte regjistruar një familje e vetme dhe, si i tillë, paguante tributet, merrte pjesë në kohë luftet me burrat e sajë ose në mënyra të tjera.Kundrejt kishes, shtëpit e ndrysme quheshin familje të veçanta dhe sejcila prej tyne paguente pjesën e detyrimit e shpenzime të tjera të kultit etj. Kështu vazhdoi familja Jakaj gjer në këto kohët e fundit, nderisa u nda në dy degë. Por sejcila prej tyre zotëron ende shumë shtëpi dhe përbëhet prej shumë individësh.

----------------------------

Sipas "Studime e tekste", vell. I 1943, f. 441.