ISMAIL XHEMALI, PATRIOT DHE DEMOKRAT I SHQUAR

ISMAIL XHEMALI, PATRIOT DHE DEMOKRAT I SHQUAR

ISMAIL XHEMALI, PATRIOT DHE DEMOKRAT I SHQUAR
Nga Doktori i Shkencave; Sulejman Sula


Puka, kjo treve shume e hershme e gjeografise dhe historise se Shqiperise, vazhdimisht ka patur dhe ka figura te ndritura. Nje nga ata qe ka shkelqyer me jeten dhe vepren e tij ne te mire te shoqerise e ne vecanti te banoreve te rrethit te Pukes eshte e disidenti Ismail Xhemali, te cilin vete partia qe e lartesoi per se fundi e perpiu se gjalli.

Rrjedh nga nje familje e thjeshte, por e njohur e qytetit te Pukes, per bujari, bese e patriotizem. Rinia e tij e hershme eshte si e te gjithe moshatareve, personazhet realiste te poetit te madh te dhimbjes dhe varferise - Migjenit. Ne moshe fare te njome, rreth 13-14 vjec, ka punuar si shegert ne qytetin e Shkodres dhe menjehere pas clirimit, po ne moshen 15-17 vjec si punetor (shegert) ne nje furrtari buke private ne qytetin e Pukes.

Punet e hershme dhe te renda, i mesuan edukaten dhe disiplinen e punes, njeheri i forcuan karakterin se gjithcka fitohet me pune dhe vetem me pune. Me vone lidhet me rinine perparimtare patriotike te qytetit te Pukes, dhe behet nder me te dalluarit per zhvillimin e shpejte te qytetit dhe qytetareve, drejt nje emancipimi per kohen.

Si kuader, ai vjen nga nje formim krejt i vecante. Shoqeria pothuajse nuk ka investuar ne formimin e tij arsimor e profesional. Kjo per faktin se fati, koha e rinise se tij dhe rruget e jetes, nuk i mundesuan shkollim sistematik. Sedra, pasioni, kembengulja dhe vullneti e nxiten ne rrugen e tij, ne ate te vetepergatitjes dhe kualifikimit, duke i kompensuar me se miri aftesite e nje kuadri dhe te nje drejtuesi shembullor, sa qe edhe me te shkolluarit ia kishin zili. Per kete edhe koleget e tij thonin duhet shume profesionalizem dhe argument per te debatuar me Ismail Xhemalin.

Si bashkeqytetar i tij, edhe pse isha me i ri kujtoj me respekt aktivitetin e frytshem te tij. Nje djale shume i pashem, i paster e i veshur me gusto me mundesite ndonese te pakta qe kishte, ne rini merrej me perhapjen dhe propagandimin e librit, nje pune kjo fisnike dhe humane. Edhe sot nderohet nje misioner i tille, e ne vecanti ne Puke, ku arsimi ishte i paket dhe i vonuar. Si njeri i qete e me natyre gazmore, vazhdimisht qendronte prane njerezve si njeri publik. Kujtojme dy dukuri te rinise. Me vullnet e kembengulje u veteformua si instrumentist ne fizarmonike e si futbollist ne sport. Organizonte momente te kendshme, me darka, kenge e dans sidomos ne stinen e veres ne ambjente te hapura per te ndihmuar ne perhapjen e se rese dhe emancipimin e rinise. Honorari i vetem ishte argetimi i qytetareve provinciale dhe periferive te tij. Ne festivalin e pare, ai ishte jo vetem instrumentist, por njeheri edhe drejtues artistik. Kete e realizonte pasi kishte pasion dhe shpirt artisti, nje dinjitet qe e fisnikeroi vazhdimisht ne rrugen e tij te ngjitjes. Si sportist i takon atij brezi qe futbollin e filloi me top lecke, por u vetepergatit si lojtar klasi tek "Terbuni" i qytetit te Pukes. Luante aq mire futboll, saqe nw_mpionatet e garnizoneve te ushtrise ra ne sy dhe ju kerkua qe t'i nenshtrohej stervitjeve per t'u a klubin famemadh te "Partizanit", ndonese nevojat familjare nuk ia lane kete mundesi e shans per te shkelqyer.

Emri dhe autoriteti i Ismail Xhemalit, jane shfaqur ne dimensione te gjera e te spikatura ne fushen e organizimit dhe drejtimit te puneve, ne detyrat e sektoret e shumte ku ai ka sherbyer. Ndonese nuk kishte diplome te arsimit te larte ne ndonje fushe te caktuar, ishte nje model i drejtuesit skrupuloz e me plote kompetenca. Ne artin e drejtimit te tij kishte si te vecante se njihte shume mire dhe mbante nen vete cdo hallke nga varej realizimi i detyrave. Ishte njohes i mire i ligjeve, i finances, planit, organizimit dhe drejtimit, teknologjive, marredhenieve shume frytdhenese me kuadrot e specialistet, psikologjine dhe traditat e punonjesve, raportet me organizmat shteterore dhe shoqerore, marredheniet me levat e progresit, detyrimet dhe te drejtat e detyres qe kryente e shume te tjera.

Rralle kujt mund t'i kete takuar qe ne vitet e jetes, te perballoje me drejtim te suksesshem aq shume detyra e sektor, sa rroku ai me jeten e tij jo te plote, por te pergjysmuar ne rruge. Vetem ne pushtet, drejtoi per vite tre seksione te nje rendesie te vecante. Pa qene agronom, ka drejtuar si shef i seksionit te bujqesise, pa qene ekonomist ka drejtuar seksionin e tregtise, pa qene inxhinier drejtoi seksionin komunal. Ne ekonomi ka drejtuar ne te dy sektoret. Ne pronen shoqerore para shteterore si kryetar ne kooperativen e konsumit dhe kooperativen bujqesore Qerret, ne pronen shteterore si drejtor ne ndermarrjen tregtare, ndermarrjen komunale dhe ndermarrjen bujqesore te rrethit, e deri si zv/drejtor e k/dege ne ndermarrjen e Gjeologjise. A mund te gjendet ndonje qe te na thote se ne cilien detyre e sektor, nuk i realizoi detyrat? Nje pyetje e tille mbetet me nje pergjigje, detyrat kudo i realizoi e tejkaloi. Sedra nuk e lejonte qe te bente autokritike, gje te cilen nuk e njihte. Kjo dukuri nga skeptiket, burracaket e te kompromentuarit eshte vleresuar edhe si "mendjemadhesi". Po nje "mendjemadhesi" kishte ai. Ishte fisnikeria dhe ciltersia per t'i besuar thuajse kujtdo per cfare mendonte ai dhe gustot personale, gje e cila tek ndonje qytetar e kuader jo fort te formuar, karrierist e frikacak u shfrytezua si material "prove" si "deshmi" ne gjykimin despotik te tij nga partia e vet e ne vecanti drejtuesi kryesor i saj per rrethin e Pukes, ne vitet e tuteles dhe diktatit te tij te gjithepushtetshem e mbi kedo, duke topitur personalitetin dhe karakterin natyral te pukjaneve. Ismail Xhemali mbahej nen survejim, ne shenje hakmarrjeje si qytetar me fryme te re kohore, si drejtues jo i nenshtrueshem. Ai ishte nje inspirues i hershem i demokracise se ciles po i vinte koha, si nje zgalem i kohes qe fliste dhe shkelqente larg, ne pragun e nje shembjeje te madhe dhe te nje epoke te re, te demokracise.

Denimi i tij, ka qene nje shfaqje e kanibalizmit brenda llojit. Lloji baze-vete partia po hante nje drejtues me mentalitet idealist per te ardhmen demokratike te shoqerise. Ai ishte nje vlere e parakohshme e nje qytetari te guximshem, te emancipuar, larg figures tutele te partise. Ne sallen e gjyqit nuk u mor me cikerrima, por dhe mesazhe. Mbrojti punen e tij, rezultatet, bindjet e veta, dhe as qe shau, pergojoi apo ofendoi "deshmitaret" shumica "shoke e miq" te tij, por me buzagazin e fundit ne popull, donte te thosht: "Keshtu nuk ecet, kjo nuk eshte e verteta, koha do t'u mesoje se gabuat, madje gabuat rende, pasi opinioni do t'u vleresoje si provokator e besethyer". Me gjyqin e inskenuar ai u burgos, dhe u denua. Aty jeta e tij u shua. Mbetet mister vdekja. Por nje gje ka dale mbi dhe, e ndricon si feniks figuren shume dimensionale te tij si te rralle kujt tjeter. Ai nuk eshte i humbur. E humbur doli partia e vet qe e sakrifikoi. I humbur doli ish-funksionari me i pare per rrethin ne parti qe organizoi ate maskarade, dhe qe pak me vone ra vet ne gracken aventureske e groteske te joshjeve te tij per cfaredolloj pushteti. Te humbur e mekatare mbeten edhe ata drejtues qe bene deshmi false. Sic duket kjo ishte koha per mesim. Partia nuk po i rikuperonte humbjet drejt sfidave qe e prisnin. "Nderi" i organizatave baze te partise ishte neperkembur, komunistet e pazote dhe te frikesuar nuk e menjanuan nje gjyq te tille fals, ndaj nje vigani te drejtimit, nje bashkeqytetari qe po i rriste vlerat edhe pertej Pukes.

E si te mos e kujtojne me respekt e mirenjohje kolektivat e shumte ku ai ka drejtuar, kur ne moton e tij te punes kishte mbeshtetje te fuqishme per njerezit e punes, per zgjidhjen e kerkesave te popullit, ne emer te te cilave mund te behem edhe rebel thonte, duke sakrifikuar edhe emrin e tij te nderuar si drejtues klasi. Te nje pervoje te vecante mbetet kontributi i tij ne elektrifikimin e rrethit, ndonese me i veshtiri ne shkalle vendi, apo venia e prodhimit bujqesor e blegtoral ne baza te forta tekniko-shkencore ne kooperativen bujqesore Qerret dhe ndermarrjen bujqesore Puke, drejt nje efektiviteti e prodhueshmerie me te larte ne tere rrugen e tyre.

Ne jeten personale, ishte gazmor, joshes, i cilter e pse jo dhe imponues. Dinte te gezonte me shoket oret e lira dhe pushimet. E joshte kultura, arti, sporti, muzika, argetimi masiv, etj. Kishte prirje per psikologjine, filozofine dhe historine. Si njeri i ekskursioneve, kenaqej me bukurite e natyres dhe ndertimet e bukura. Kudo ishte estetik, fliste bukur, i matur e me ngadale. Respektonte te moshuarit, perulej para tyre, pergezonte te rinjte me prirje, ndertonte intelektualet, kishte miresjellje dhe delikatese klasi per femrat. Kudo rrezatonte kulture, miresjellje, jepte shembull me jeten dhe aktivitetin e vet me mesazhe drejt miresise, shoqerise se emancipuar dhe drejtesise e barazise sociale. Meditimet e shpreses ishin per paqen, miresjelljen, ndertimin, harmonine e barazine gjinore, krahinore, fetare e arsimore drejt prefeksionit. Ne marredheniet shoqerore nuk merziste apo hidheronte askend ne cfaredo situate te ndodhej, cilesi kjo e njeriut te ekuilibruar. Vetem nje here i merziti pukjanet Ismail Xhemali, dhe kjo nje here eshte 23 vjet me pare, kur ai shkoi ne prehje ne pafundesi, ne altarin e qytetarit te nderit, si nder i qytetit dhe rrethit te Pukes te cilit i sherbeu me devotshmeri si qytetar, kuader drejtues, patriot dhe demokrat i shquar, duke mbetur nje model ne drejtim dhe ortek i hershem per realizem, patriotizem e demokraci.

Njerez te tille mbeten ne memorien e historise se rrethit.