Xhemal Laci, korife i shqiptarizmes

Xhemal Laci, korife i shqiptarizmes

Puka nderoi birin e saj te shquar, atdhetarin Xhemal Laci, pas vdekjes

Diten e marte, me date 20 Maj 2003, u zhvillua ceremonia e dorezimit te titullit te larte "Qytetar Nderi" i Pukes, atdhetarit dhe intelektualit te shquar, ish ministrit te Oborrit Mbreteror, zotit Xhemal Laci. Ceremonia u zhvillua ne Pallatin e Kultures se qytetit te Pukes.

Ne kete ceremoni merrnin pjese qytetare pukjane, legaliste, pushtetare te pushtetit vendor dhe personalisht kryetari i Bashkise se qytetit te Pukes, zoti Ndue Cara; kryetari i Keshillit bashkiak, zoti Astrit Kuci; veterani i PLL, zoti Abdulla Salihi, si dhe te ftuarit nga Kryesia e PLL, zoterinjte Ekrem Spahiu, kryetar i PLL; Sadedin Balla, Sekretar i Pegjithshem i PLL; Kryetari i Deges se Shkodres, Enis Dizdari; Drejtori i Departamentit te historise ne PLL, Prof. Dr. Bajram Xhafa; perfaqesues dhe drejtues se degeve te partive politike te rrethit te Pukes, i biri i atdhetarit te dekoruar Xhemal Laci dhe familjare e te aferm te tij e te familjes.

Ceremonine e hapi kryetari i PLL se Deges Puke, zoti Sadik Beqiri.

Ne fjalen e tij, zoti Beqiri falenderoi kryetarin e Bashkise dhe kryetarin e Keshillit bashkiak, per nismen e ndermarre per te nderuar atdhetarin Xhemal Laci, pas vdekjes, me titullin e larte "Qytetar Nderi" i qytetit te Pukes me motivacionin: "Per kontributin e tij ne lufte kunder komunizmit, ne Atdhe dhe ne diaspore". Nder te tjera, ne fjalen e tij zoti Beqiri theksoi se "Xhemal Laci i ka bere nder Pukes, Shqiperise, Mbretit dhe PLL. Ai ishte nje nacionalist i shquar, qe kontribuoi me te gjitha forcat ne luften kunder diktatures komuniste".

Me pas, zoti Beqiri ia dha fjalen Kryetarit te Bashkise se qytetit Puke, zotit Ndue Cara, i cili ne fjalen e tij vleresoi meritat dhe kontributin e zotit Xhemal Laci per Atdheun dhe Kombin, cka, sipas tij, perbejne edhe arsyen perse, pukjanet dhe mbare shqiptaret, duhet te nderojne kete figure te shkelqyer te nacionalizmit.

Pastaj fjalen e mori zoti Xhemal Meci, i cili vuri ne dukje kontributin e shquar te Xhemal Lacit ne doi te Shqiperise dhe ardhjes se demokracise. Ne fjalen e tij permblidhej shume bukur jeta dhe veprimtaria e Xhemal Lacit, ne Shqiperi dhe diaspore.
Ne emer te PLL pershendeti Kryetari i saj, deputeti Ekrem Spahiu. Zoti Spahiu falenderoi Kryetarin e Bashkise dhe Kryetarin e Keshillit bashkiak, per kontributin e tyre ne dekorimin e zotit Xhemal Laci pas vdekjes, si dhe pjesemarresit ne kete takim, per respektin ndaj emrit dhe vepres se atdhetarit te shquar.

 Kryetari i PLL Spahiu, solli ne kete takim per te pranishmit, pershendetjet e vecanta te NMT Mbretit Leka I dhe Familjes Mbreterore, te cilet, per shkaqe te rendesishme nuk munden te vinin ne kete ceremoni. Pasi vleresoi nismen e pushtetit vendor per dekorimin e atdhetarit te shquar Xhemal Laci, zoti Spahiu nder te tjera theksoi: "Bota i ben heronjte nga balta, ndersa komunizmi shqiptar per 50 vjet hodhi balte mbi heronjte e shqiptarizmes. Nderimi qe ju po i beni Xhemal Lacit, eshte nje perpjekje per te hequr balten e komunizmit, hedhur mbi heronjte e ketij kombi. Duke nderuar Xhemal Lacin, ju keni nderuar jo vetem pukjanet por edhe legalistet dhe mbreteroret shqiptare, pasi Xhemal Laci ishte nje nder themeluesit e Legalitetit, madje per 11 vjet ka kryer detyren e ministrit te Oborrit Mbreteror prane NMT Mbretit Leka I dhe Familjes Mbreterore.

Xhemal Laci eshte nje figure qe i kalon permasat e Pukes, ai i takon gjithe kombit shqiptar", - e mbylli fjalen e tij zoti Spahiu.

Veterani Abdulla Salihi, bashkeluftetar i Xhemal Lacit, solli para te pranishmeve disa kujtime dhe impresione nga jeta e Xhemal Lacit dhe perpjekjet e perbashketa te tyre ne luften kunder komunizmit dhe diktatures enveriane. Pjesemarresit e percollen me mjaft interes ligjeraten e te nderuarit Salihi. Me pas e mori fjalen Prof. Dr. Bajram Xhafa, i cili foli me superlativa per atdhetarin Xhemal Laci, duke shpalosur impresionet qe kish nga kontaktet personale me te, pas kthimit te tij ne Atdhe, te zhvilluara ne qytetin e Shkodres.

Me pas, Kryetari i Keshillit bashkiak te qytetit te Pukes, zoti Astrit Kuci, ftoi Kryetarin e PLL, deputetin Spahiu, qe te dorezoje dekoraten e larte te birit te zotit Xhemal Laci.

Zoti Spahiu, mes duartrokitjeve te pjesemarresve, i dorezoi pasardhesit te zotit Xhemal Laci dekoraten e akorduar, duke uruar njekohesisht qe familjaret e tij ta mbajne ate me nder, duke nderuar keshtu kujtimin e shkelqyer te ketij atdhetari te madh.