Vështrim mbi toponominë e fshatit Kryezi te rrethit të Pukës.

Vështrim mbi toponominë e fshatit Kryezi te rrethit të Pukës.

Nga: AGIM ÇAUSHOLLI


Fshati Kryezi i Pukës gjendet në verilindje të Fushë.Arrëzit, rreth 6 km. larg tij, përbri burimeve të Fanit të Madh. Burinet e Fanit të Madh zbresin përmes katër përrenjëve krysorë: Përroni Ndërmjec, i Bens, i Oroshit e i Lajthizs. Fshati përbëhet nga tri lugina të thella dhe pjellore, aq sa dikur quhej Kosova e Vogël. Në lindje të fshatit lartësohet Kodra e Madhe, që vazhdon nga Qafa Bens deri tek Ura Bardhetit. Nga verilindja shtrihet Kunorë Dardha, që vazhdon në drejtim të lindjes, duke u lidhur me Majën e Malit e Kodrën e Madhe, për mes Lak Hithit e Qafë Bens.

Kunorë Dardha vazhdon nga veriu, duke u lidhur Iidhur Qafë Ballshin dhe, në vazhdim, përmes Qafë Plaks, lidhet me malin e Krrabit. Nga jugperendimi e mbyll Kodër Nushaj. Fshati Kryezi është një fshat i banuar që në kohë të hershme. Po kështu, në faqën jugore të Kodrës së Madhe, në krye të lagjes Mejdan fillojnë shenjat e një muri të vjetër që duket ka ka shërbyer si tarra¬cim i kodrës dhe i rrëkeve, që gërryejnë vendin. Kryeziu, deri nga me¬si I shek. XVII,është quajtur Bardhet dhe, sipas Frang Bardhit, ky fshat ishte një nga më të mëdhenjtë e asaj kohe në krahinën e Pu¬kës dhe në luftë të përhershme me turqit. Nga këto luftra detyrohe¬shin të largoheshin, herë pas here banorët e këtij fshati e vendin e disa fiseve e zinin fise të tjera. Sipas gojëdhënave, fshati ka marrë emrin Kryezi nga fakti se sipër fshatit, në krye të tij, ishte një pyll i dendur e i zi pishash. Një gojëdhënë tjetër thotë, se fshati e ka marrë emrin nga kryezezët e Mirditës, të cilët janë vendosur këtu në shekullin XVII-XVIII. Sot ky fis nuk ekziston në këtë fshat.

Nga mesi i shekullit XVII, në Kryezi vijnë nga Iballja, nga dera e zotrinjve një burrë dhe një grua. Dalngadalë ata u shumuan dhe u forcuan aq shumë, sa u bënë pronarë të mëdhenj, duke e shpallur pronë të tyre vendin që nga Ura Bardhetit, Qafë Mali, Qarë Bena, lak Hithi, Kunorë Dardha, Qafë Ballshi, Fushë Mrijaj e Kodër Nushaj. Tani, kushdo që të vinte, do të bëhej "çepçi", bujk i përkohshëm në tokat e zotërinjve, të cilëve u paguanin rreth një të tretën e prodhimeve bujqësore. Çepçitë filluan të vijnë nga krahina të ndryshme, për vështirësi jetese ose për t'u lar guar për arsye gjaqes. Herë-herë zotërinjtë binin në përleshje me çipçit, sepsee ata nuk e duronin shtypjen dhe dhunimin. Kështu, në mes të zotërnjve Aliajve shpërtheu grindja. Në shekullin XIX zotërinjtë u fuqizun edhe më shumë. Ata bënë përpjekje për të sunduar mbi dy¬ert e agallarëve të Pukës dhe të Iballes.

Grindjet e zotërinjve të Krye¬ziut me sundimtarët turq kanë qenë të vazhdueshme. Këto grindje bë¬heshin, kryesisht, për të vendosur sundimin në Pukë. Përpjekjet e sundim¬tarëve turq për t'ua nënshtruar interesave të tyre zotërinjtë e Kryeziut nuk dhanë rezultat. Kështu, Bajram Loku, nga fillimi i shekullit XIX, ndërmori një ekspeditë ndëshkimore në zonën e Iballeses dhe të Krye¬ziut. Por, në Kryezi, populli i bëri pritë dhe e vrau atë. Forcat bashibozuke u shpërndanë, pa arritur ndonjë përfundim, pas vrasjes së kajmekamit të tyre, i cili, për krenari të kryezezëve, edhe, sot e kësaj dite, e ka varrin në Kryezi, afër Urës Arifajve.

Në vitin 1911 malëso¬rët e Kryeziut u bashkuan me Bajram Deklanin dhe luftuan rreth tre muaj kundër turqve, duke e bërë rrugën Shkodër•Prizren të pakalue¬shme tek Ura Bardhetit.

Në vitin 1912 kryezezët i shkuan në ndihmë Shkodrës, që luftonte kundër ushtrive serbo-malazeze.
Gjatë regjimit antipopullor të Zogut, Kryeziu ishte vatër për komitë mali, që ndiqe¬shin nga xhandarmëria. Ishin të pakta ato familje, që nuk strehonin të arratisurit, që ishin në male, për t'u shpëtuar ndjekjeve të regjimit zogist.

Gjatë Luftës NÇL, Brigada XXII S. qëndroi dy javë rresht në këtë fshat, ku gjeti strehim, ushqime, partizanë të rinj dhe prijës ka-rrierë të zot, që i siguronin lidhje me Brigadën VI e XVI II S: Nga data 4-5 nëntor 1944, u zhvilluan luftime të ashpra me forcat gjermane, të cilat bënë përpjekje për të hyrë në fshat. Nga fshati u vra Dodë Marku, i cili u kacafyt me gjermanët, sepse bëri përpjekje për të çliru-ar një partizan të sëmurë.

Çlirimi slli ditë të bardha për Kryeziun. Populli patriot i këtij fsha-ti, sikur gjithë populli i krahinës së Pukës, hoqi qafe, njëherë e përgjith¬monë, zgjedhën e urryer të pushtuesve dhe tradhtarëve të vendit. Ngjar¬je e rëndësishme për banorët e këtij fshati, qe rindërtimi i stabilimentit të sharrave. Në vitin 1946, u rihap edhe shkolla e fshatit me dy fuqi mësimore. Më 1960, u hap shkolla 8-vjeçare e më 1964 u ndërtua loka¬li i ri shkollor. Nga 30 nxënës, që kishte 40 vjet më parë, sot vazh¬dojnë mësimet 320 nxënës.

Ngritja e kooperativës bujqësore ka qenë një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e këtij fshati. Nëse në të ka¬luarën e hidhur u bënë më se njëqind vrasje në mes të familjeve, tani ato rrojnë të bashkuara e të lumtura në fshatin e ri socialist. Në vitin 1969 u ndërtua furra e parë e bukës, më 1970 mensa e një çerdhe. Sot në këtë fshat, sektori Kryezi ka 1 furrë buke, 1 shkollë të ciklit të ulët e një 8-vjeçare, 3 çerdhe. Këtu shërbejnë 19 mësues, 4 mami, etj. Ve-tëm gjatë viteve 1967-1973 janë hapur 24 hektarë toka të reja. Po kështu,në 1970-71, u ndërtua një stabiliment sharre për nevojat e kooperati¬vës. Në vitin 1970 u krijua kooperativa e bashkuar Tuç-Lumbardh-Qafë Mali dhe Kryezi. Bashkimi i ri solli suksestl të reja. Tani janë arritur rezultate të dukshme, sidomos në prodhimin e dritbërave të bukës. Më 1970 prodhimi i drithërave të bukës arriti në 2022 kuintalë, më 1973 në 3894 kv.

Populli patriot i Kryeziut, ashtu si mbarë populli i rrethit të

Pukës, nën udhëheqjen e organizatës-bazë të Partisë, i është përveshur pu¬nës me entuziazëm, për të vënë në jetë detyrat historike të Kongresit VII të Partisë.

Në pikëpamje gjuhësore, toponomastika e fshatil Kryezi të rrethit të Pukës, paraqet interes shkencor. Nga një studim, që u kemi bërë to¬ponimeve të kësaj zone, rezultojnë një tog fenomenesh gjuhësore, të cilat, në formë shumë të ngjeshur, po i paraqes këtu, sipas fushave të dijes.
Në fonetikë, përsa i takon vokalizmit, janë për t'u shënuar ndërri¬met: e në ë: Prroni Fërcojt; o në e: Suka Kaprejve; o në u; Brraka Bu¬shtrajs. Grupi apo togu zanor ie tkurret ose mblidhet në i: Guri Dillit.
Në konsonantizëm, bie në sy velarizimi i qellzores q e gj: Rruga Kerrit, Livadhi Lkenit; Roga Reps Gat.
Grupe bashkëtingëlloresh asimi¬lohen: fsh -nësh: Ara e Rrashit; pl në pj: Kodra Qafpjaks; ngj në gj: Rrasa Kigjave; ts në c: Prroni Ndërmjec.

Nga fenomenet fonetike, shë¬nojmë shurdhimin e bashkëtingëllorevet: Krepi Vjetells, Hamlla Birave Vjetells; rënie: Kroni Lugat Love, Kodra Qavils, Podi Breshts, Hija e Bresht Zezë.

Në fushën e fjalëformimit, në toponiminë e sotme të Kryeziut, dë¬gjohen parashtesat e poshtëshënuara: -aj: Kroni Bungajs, Brraka Bush¬trrajs, Rruga Trungajs Ferrave; -ak: Ara Rrotullakit Memës; - an: Brra¬ka Hurdhans; -isht: Kroni Ahishts, Kroni Pepishts, Podi Laknishts; -sh: Kroni Livadhit Bllshit; -th: Krepi Blithit, Roga Kujthave; -ush:
Lami Lavers Markushit; -z: Kodra Groshz, Livadhi Lejthizs.

Në fushën e morfologjisë, në lidhje me gjininë, ka raste kalimi nga njëra gjini te tjetra, si, b. f. ndërrimi i femërores në mashkullore: Kroni Sutit, anasjelltas, mashkullore në femërore: Podi Dom Fans, Rruga te Kryja.
Përsa i përket shquarsisë, emrat, që në trajtën e pashquar, mbaroj¬në me grykoret -k -g -h, kur shquhen, marrin nyjen e mbrapme -i: Jazi Zhurrakit, Mrizi Konakit Ahit, Ara Bregit, Hamalla Mas Logi, Rruga Shtegit Jakajt. Në ndonjë rast femërorja e shumësit lë shquar del pa -a: Kroni Arve Tej,

Përgjithsisht nyja e përparme nuk dëgjohet:

- a/ Në togjet emër + mbiemër: Krep i Gat, Krepi Keq, Krepi Madh; Krepi Vogël, Krepi Larm, Kodra Madhe, Kodra Bardh, Livadhi Keq; Boka Bardh, Boka Zez, Ara Hershme, Ara Madhe, Ara Poshtme, Hija Keqe, Rrasa Lagt.

- b/ Në togjet emër + emër në gjinore: Ara Mesdrass, Gryka Musta¬kit, Rruga IbalIes, Kodra Bajrakit, Ara Tumlakit, Brraka Murtajs; Kroni Nenes, etj.

- c/ Në togjet emër + emër në gjinore + emër në gjinore: Lami La¬vrës Markushit, Kroni Zallit Ahit, Podi Konakit Kigjave, Hija Leqe¬ve, Love, Hija Gurit Mejdanit, Krepi Kutit Fmive, etj.
- e/ Në togjet me katër emra, si te formula: emër + emër I + emër II + plus emër II: Kroni Brraks Qafs Dashit, Kodra Krygjs Met Alis.

Në sistemin e rasave është për t'u përmendur përdorimi i vendores arkaike: Murrana n'Fusht.
Toponimet e Kryeziut janë njëgjymtyrëshe, dygjymtyrëshe, tri-gjymtyrëshe.
- a/  Me një gjymtyrë: Rrapi, Kabashi, Shaljani, Çupi, etj.

- b/  Me dy gjymtyrë: Boka Muratajve, Hija Nushajve, Rruga Mrija¬jve, etj. 

-c/  Me tri gjymtyrë: Rslla Kurt Ukut, Jazi Gec Palit; Kroni Mark Ndrecs, etj.

- e/ Me katër gjymtyrë: Podi Lakit Farks Poshter, Podi Lakit Farks Epër, etj,
Toponimet e Kryeziut pasqyrojnë fise, njerëz, kafshë, bimë, ujëra; sende, konfiguracione, etj.

- al Fise: Oroshi, Mirija, Gegaj, Berishaj, Gojani, Kaçinari, Mehajt, Dushmant, Cacet, Çevani, Doçt, Cent, etj.

- b/  Njerëz: Podet e Gjergj Palushit, Podi Dom Frans, Boka Gec Pala¬gjive, Ara e Dod Peps, Ara Nu Deds, Ara Pjetër Lleshit, Ara Par .Mar¬bibs, Lami, Frrok Gjinit, Shullani Tafil Uks, Shpati Marloks, Kroni Pje¬tër Lleshit, Kroni Mar Dushmanit, etj.

- e/ Kafshë: Hija Kualve, Gryka Kulshedrës, Guri Dhelpens, Guri Kalit, Guri Edhave, Pusi Deleve, Rrasa Kigjave, Shullani Blets, Suka Kaprejve, Pusi Ukshets, Shpella Dhelpens, Shpella Gjarpijve, Shpella Ujqve, Krepi Blets, Krepi Leprit, Krepi Vjetlls, Kodra Kampuls, Kodra Kamsuts, Prron i Buçit, Kroni Pulave, Kroni Gaforrës, Kroni Sutit, Kroni Gjarpnijve, Brraka Bolls, Brraka Magarit, Brraka Pelave.

- e/ Bimë: Podet e Qarrit, Podi Lisit, Livadhi Manaferrave, Podi Firve, Ara Grezdeve, Hija Helmit, Gryka Thanave, Hamalla Pirs, Shullani Fir, ShulIani Murrizave, Rraza Lajthijave, Rruga Bagtive, Jazi Arra¬ve, Mullini Luleve, Roga Hudrave, Roga Breut, Krepat e Blithit, Ko¬dra DlIijave, Kodra Laknave, Kodra Hals, Kodra Groshëz, Kodra Ahishts, Kodra Ferrs, Kodra Cungut, Kodra KalIis, Prrani Ahishts, Kroni Vidhit; Kroni Qarrit; Kroni Pepishts, Kroni Laknishts, Brraka Pepishts, Brraka Bushtrrajs, Kodra Thana, etj.

- d/ Ujëra: Prroni i Fanit, Prroni Rrahit, Prroni Kronit  Hyss, Prroni
Kllaçkës, Prroni lumit të Mahalls, Prroni Bens, Prroni Prrezit, Prron i Qaf  Pjaks, Prroni Nermjec; Kroni Kishs, KronI Likajs, Kroni i Gurit; Kroni Hijes, Kroni Jazit, Kroni Kçiras, Kroni Shoshtit, Kroni Nermjec, Kroni Braks, Kroni Lagjeve, Kroni Gjegjinit, Kroni Orosh, Kroni Lugjeve, Kroni Gryks, Brraka Kolics, Brraka Prrezit, Brraka Hurdhans, Podi Hurdhave, Gryka Kronit Gacs, Pusi Pusterrit, Hamlla Puçekve, Jazi Vis, Vija Ujnave, Krepi Kronit, Krepi Pusave, Kodra Zhurrels, Kodra Hur¬dhave, Pusi Ograjs, Pusi Megjs, Krepi Vis, Kroni Larans, Kroni Sulçe¬lit, Jazi Arave, Hamallat e Vads.

- dh/ Sende: Podi Koniqeve, Boka Parullave, Ara Xhamis, Ara Ulics, Pusi Barakve, Rruga Vagonit, Mrizi Murans, Krepi Kalas, Krepi Farks, Krepi Mullinit, Pusi Urs, etj.

- e/  Konfiguracione: Puçili te Podi Baskijave, Livadhi Kronit Ftoft, Sta¬ni te Krojet e Moçme, Puçili Nën Gurr Gaten, Jazi Vis Midisme, Pusi te Ujt e Gjelmt, Lugu i Kronit Kalbt, Pusi me dy vala, Brraka Kslls Lugjeve, Brraka Mrizit Murans, Kroni Vogël nën Livadh t‘Ballshit, etj.

- f/  Një numër shumë i vogël toponimesh mbajnë emra «shenjtorësh»: Kisha Shnaprens, Kisha Shënkollit, Kisha Shmris, Kodra Fushs Shnapre¬ns, Livadhi Podit Shmris, etj.

Leksiku i këtyre toponimeve është me mjaft interes shkencor. Unë po përmend vetëm ndonjë shembull: Batërr: Gryka Baterrs; bepë: Liva¬dhi Beps «krah i veriut, vend që rreh veriu»; bre-u: Kroni Fuhs Bre¬ut,«bredh»; breshtë: Podi Breshts «pyll me bredha; bungajë: Kroni Bungajs «pyllë me bunga»; çuk-u: Kroni Çukut, «vend i shkelur, që formon gropë, midis grykave,.; gaforre: Kroni Gaforres «lloj i krustaceve që rron në ujëra të ëmbëla»; grathel: Kodra Grathelit «grathel: gjëm¬baç»; grezdë: Ara Grezdave «gresë»; helm, Hija e Helmit «landë, marsha¬llojë»; halë: Kodra Hals; imshtë: Kodra Imshts Buç», pyllë me lisa»;kerrsh: Rruga majes Kerrshit; kremshinë: Kullota Kremshins; lerë: Kullota Lera¬ve «gurë që shemben me zhurmë»; likojë: Kroni Likojs «kënetë e vogël»; loranë : Kroni Lorans, «midis gurëve të mëdhenj»; magar: Brraka Ma¬garit; mesdrasë: Ara Mesdrass «Pronëë e përbashkët»; meteh: Hija Mete¬hit «metef: vend kufitar; vend i lartë.; peron: BrrakaPeronit «kanal); pirrë: Hamalla Pirrs; poçuk: Hija Poçukut; puçek: Hamalla Puçekve; puçil: Puçili nën Gur Gaten; qorë: Heneku i Gurit Qores; repë: Roga e Reps Gat; rogë: Suka Rogs Madhe; rub: Mali fundit Rubs; rrazë: Rrazë Lejthijave; rrenojë: Rrenoja Vogel, rrethatak: Boka Rrethatakit; rrushullak: Kodra Rrushullakit; shkitë: Ara Shkits; shqekë: Krepat e Shqeks Korbit; shurçel: Brrakë Shurçelit; terr: Pusi Pus Territ; ,tis: Brraka Tisave, thimë (i, e): Boka Thirne; ukshetë: Pusi Ukshets; vala¬nice: Pusi Valanics; zhurelë: Kodra Zhurels, etj.

Disa nga këto fjalë të leksikut të Kryeziut janë me interes shkencor edhe për studimet etimologjike në fushë të shqipes. 
Përsa u takon huazimeve, kemi përshtypjen nga lënda e mbledhur, se këto janë në raport të zhdrejtë me fondin autokton të fjalorit të gjuhës sonë; d,m.th, fjalët e fondit autokton janë të shumta, kurse huazimet janë të pakta, kryesisht, sllave ose turke. Po shënojë nga huazimet slla¬ve: Podinat, Podi Laknishts, Zabeli, Livadhi Okolit, Podinat e Bokove, Boka e zabelit, Livadhi Prozhmit, Zabeli Fushs, Mrizi Brijave të Kunors; Podi Koniqeve; Ara Ulics; Pusi Valanisc, Pusi Stanit, Podet e Gjergj Palushit, Podi Dom Fans, Podet e Qarrit, Podi i Breshts, Podi Lisit, Podi Firve, Pusi Ograjs, Stani te krojet e Moçme, etj.
Nga huazimet turke në toponiminë e Kryeziut bien në sy: Hija Gurit Mejdanit, Kroni Mar Dushmanit, Kroni Mejdanit, Krepi Kalas, Zabeli Ahmetit, Livadhi Kajmakit, Heneku i Çukut Marlals, Kodra Kso-lls Beqirit, Ara Hanifes; Ara Alis, HamalIa Alis,Vorri lsufit, Mu¬llini Hoxhs, Zabeli Rushitit, Zabeli Muslis, Brraka Gurit Mejdanit, Brraka Hijes Zenelit, etj ..

Duke përfunduar këtë kumtesë, e ndjej detyrë të theksoj se mbledh¬ja dhe studimi i toponimeve përbën, sot, një detyrë të ngutshme, në të cilën duhet të angazhohemi të gjithë, veçanërisht ne, arsimtarët, që shërbejmë në fshat.


Botuar në: Puka dhe Shkolla, revistë e Kabinetit Petagogjik-Pukë, Pukë, 1977, f. 32-37.