Lajm Pranvere

Lajm Pranvere

Lajm Pranvere

MOSHE E RINISE, MOSHE E POEZISE 


Ca kohë më parë një i njohur më kërkoi t 'i lexoja disa vjersha të bijës së vet, duke lënë në secilën prej tyre edhe mendimin dhe gjykimin tim. Vjershat ishin pak dhe s 'përbënin ndonjë ngarkesë të lodhshme. Shkruajta për seciiën mjaft shënime dhe në fund edhe një meditim përfundimtar. Nuk e kisha pyetur- këtë baba se ç 'moshë kishte e bija dhe prej vjershave nuk munda ta përcaktoj se sa ishte. Ia ktheva ato krijime, kur pas disa ditësh, ja behën në banesën time i njohuri dhe e bija. Erdhën të më shprehnin mirënjohjen, por edhe të vazhdonim bisedën. Përpara meje ishte një vajzë njëmbëdhjetë-dymbëdhjetë vjeçare, e hajthme, e heshtur dhe unë u ndodha ca si blesht: a kishin qenë shënimet e mia të përshtatshme për atë krijuese që sapo e kapërcente prakun e adoleshencës apo një komunikim si midis të rriturve!

 M'u kujtua ky episod tek mora në dorë poezinë e Aranita Brahajt. Këtë e  kisha njohur disa vite më parë, kur edhe ajo qe e rritur, në shtëpinë e saj në Pukë . Kanë kaluar që, atëhere gjashtë-shtatë vite, ajo tashti është në vitin përmbyllës të shkollës së mesme gati për të trokitur në portën e madhe të jetës. Dhe tek futet njeriu në këtë portë kërkon t 'i ruajë identitetin dhe emrin e vet. Ndryshe ai apo ajo nuk është një yetvete që ngjall kërshëri dhe mund të respektohet prej të tjerëve. Dhe poqe.se ky identitet nuk vlerësohet nga vetë individi që në hapat e parë të rrugës nuk mund të flasim as për diçka të veçantë, as për një prurje që e pasuron atë ç 'ka kemi. Origjinaliteti është dëshmi e individualiteti dhe personalitetit në çdo fushë të artit dhe veprimit intelektual. 

"Unë iu sjell botën time. Vetëm time ", sikur thotë Aranita. Po edhe prekjen time emocionale. Pse çdo•njeri e prek"botën me duart e veta, e jeton jetën përmes të rrahurave të zemrës së vet. Kështu vargjet: "Të gjithë udhëtojmë në të njëjtin tren (Dhe gjithësecili në një stacion të jetës zbret.') që i gjeta në këtë dorëshkrim, dëshmojnë se poetesha e re e ka sadopak vetëdijen e origjinalitetit dhe individualitetit. Kjo prekje individuale e  jetës është e kushtëzuar edhe nga mosha e atij që shkruan, por edhe nga mosha që jeton shoqëria. Pse çdo njeri jeton dhe përmes vetes, edhe përmes shoqërisë: "Endrrat e vjetra po vdesin,! Një ëndërr e re po lind ". Dhe qoftë mplakjet, vdekjet, aq më shumë lindjet dhe lulëzimet e ëndrrave të reja, përfaqësojnë edhe një mendësi, edhe një shkalle më të lartë të shoqërisë. 'Krijuesja e re, e re në moshë dhe në krijim f!shtë e preokupuar,për atë që duhet të iki dhe atë që duhet të vijë. 

Prandaj aq sa mundet e thërret edhe ajo të renë.  Meditacione të pjekura, serioze, thënë me lakonizëm e figuracion na lindin shpresën se "lajmi pranveror" do të ndiqet nga e gjithë gjallëria e mëvonshme që fal pranvera. Poezi të ngjeshura, lakonike dhe të përshkuara nga emocioni e figuracioni të ngjallin besimin se edhe në të ardhmen autorja do t 'i ruajë dhe do t 'i përsosë këto elemente të rëndësishëm të artit poetik. Ta shton këtë besim edhe larmia e motiveve, momenteve poetike asosacioneve dhe situatave që kalojnë sakaq nga një hapësirë te tjera, nga një shekull të tjetri, nga një përjetim personal te një ngjarje e shoqërisë apo historisë që bëhet edhe personale kur përjetohet thellë. Por po i ndërpres edhe meditimet edhe konsideratat se filizat kanë shumë murlane përpra. Vetëm kur t 'iu qëndrojnë atyre kanë të drejtë t 'i quajmë lisa të qëndrueshëm
 
Tiranë 8 mars 1995
Prof. Dr. ADRIATIK KALLULLI