Fran Vukaj

Fran Vukaj

Fran Vukaj
Lindur në Dardhë të Pukës. Mbaron gjimnazin në vendlindje. Më pas kryen studimet.nëAkademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, (1973), ku diplomohet aktor.

Fillon karrierën në Teatrin "Migjeni", Shkodër. Më vonë emërohet regjisor në Shtëpinë e Kulturës Pukë, pastaj përgjegjës kulture në ish-kooperativën bujqësore, Kryezi. Rikthehet në Pukë në vitin 1983, ku kryen detyrën e Drejtorit të QK të Bashkisë.

Për bindje të djathta lirohet nga detyra disa herë e rikthehet me vendime gjyqësore të tre shkall'ëve. Me talentin e rrallë, forcën krijuese dhe vitalitetin që e karakterizon, bëhet emër i nderuar i aktrimit dhe regjizurës. Talenti i tij shkëlqen jo vetëm në fushën e artit skenik, duke vënë në skenë dhjetëra drama, komedi, estrada e variete, por dhe në sukseset e Ansamblit "Puka" si: në FFK Gjirokastër, Berat, Kosovë, në Festivalin g-të Interna¬cional të Egjiptit, në Grazz (Austri), në akordimin e Çmimit të Madh Evropian (2001), me telekomedinë "Refugjati". Spektaklet e mëdha: "Puka në Metropol" dhe "Jehona pukjane" në "Ferrari" dhe Teatrin Kombëtar, mbajnë pasaportën e këtij artisti të talentuar. Është anëtar i L.SH. të Shqipërisë dhe Kryetar i L.SH. Pukë.



Është aktor, regjisor, poet, libretist dhe prezentator, me kërkesa bashkëkohore. Për këto merita Këshilli i Qarkut Shkodër në mars 2006, i akordon Titullin e lartë "Martin Camaj" si regjisor i mirënjohur i trevave veriore të Shqipërisë, për vlerësim të punës 30-vjeçare në fushën e artit dhe të kulturës. ,

Pas vëllimit poetik "Mbresëthënie" botuar nga "Camaj-Pipa", Shkodër 2002, tani del para lexuesit me këtë zhanër të vështirë e shumë të munguar, duke shpalosur shpirtin e tij të dëlirë e gazmor, humorin dhe vitalitetin e bashkë patriotëve të vet.

Sa gazmore e argëtuese, aq dhe ironike e thumbuese, rrëfehen natyrshëm njëqind gazmore, duke na dhuruar njëqind buzëqeshje, përtë cilat kemi nevojë si për ajrin. Librin e shoqërijnë ilustrime në teknikën e grafikës, të cilat tregojnë për një vlersim dhe nivel artistik.