Xhovalin Delia

Xhovalin Delia

Xhovalin Delia
Xhovalin Delia u diplomua si piktor në Akademinë e Arteve në Shqipëri, në vitin 1985 dhe punoi si piktor-regjizor i filmit të animuar. Ai realizoi filma të tillë, mori pjesë në ekspozita pikture dhe hodhi shkrimet e para. Largohet drejt Italisë dhe vendoset në Milano. Nuk rresht së punuari dhe krijuari. Kërkon të provojë të gjitha aftësitë e veta, duke lënë shenja në artet pamore dhe në letërsi.





I kultivuar me gjuhën e filmit, i dhënë pas arsyes legjitime për ta përpunuar fjalën në mendime ka ndodhur, që ndërmjet dy shteteve ku ai jeton dhe ekspozon, të krijojë në multimedia, performancë, video art dhe të shkruaj dy libra. Libri i pare "Venere" dhe libri i dytë "God Bless America", të cilin do ta përurojë në fund të muajit prill në Tiranë. Një vështrim mbi Delia-n na bën të arsyetojmë se kemi të bëjmë me një artist që rend për të parë, për të shijuar, për të kërkuar atë që nuk e di, më pas ai e krijon eksperiencën e tij në figurë, fjalë e tingull, për t`ju a dhënë tëtjerëve. E mandej fillon të rendë.