Parathenie per librin: BERISHA

Parathenie per librin: BERISHA

Parathenie per librin: BERISHA
Parathenie per librin: BERISHA-Pamje e pergjithshme etnografike, te autorit Nikolle Pjetri.

Nga: Sadri Rrahmani

Dashuria për vëndlindjen, është motivi që ka nxitur autorin Nikollë Pjetri, që pas një pune të gjatë e kembengulëse, të sjellë për lexuesit librin e parë me titull "Berisha - vendlindja ime". Berisha është emër i një krahine në Veri të Shqipërisë, vëndbanimi i mijëra shqiptarëve, që jetojnë në këtë trevë apo anë e kënd botës. Berisha, shtrihet në një hapësirë të gjerë, në veri të Shqipërisë, në Puke, Malësinë e Gjakovës e përtej kufijve shtetërore të saj, në Kosovë.

Autori i librit, pa dashur të ndajë Berishën dhe berishasit, kudo që ndodhen, ka marrë përsipër të paraqesë para lexuesve vetëm një fragment nga hapësira e gjerë gjeografike dhe historinë e Berishës dhe berishasve, për Berishën e Pukës. Në këtë vështrim, duke vlerësuar iniciativën dhe kontributin e veçantë të autorit të këtij libri, duhet thënë se rruga për libra të tjerë, të çdo gjinie e përmbajtje për "Berishën", në Pukë, Tropojë e Kosovë është e hapur, në brazdat e para.

Por le të jemi konkret e realist: është autori Nikollë Pjetri, që për herë të parë, mbi bazën e të dhënave të shumta të grumbulluara, me dashurinë dhe vullnetin e lavderueshëm, të shprehura përmes faqeve të nje libri, sa modest dhe domethënës, për vendlindjen e vet, në arshiva, biblioteka e në biseda me brezat e Berishës, vllerëzve të tij, bashkëfshatarëve e qytetarë të vet, lexuesve kudo që ndodhen ju paraqet librin e parë "Berisha¬ pamje e përgjithshme etnografike".

Lexuesit në këtë libër do të gjejnë, etnogjenezën, etimologjinë, geneologjinë e brezave të banorëve të Berishës e shumë të dhëna të tjera duke u mbështetur realisht në fakte e dokumenta burimore e arshivore.

Leximi i librit nxjerr në pah përpjekjet e lavdrueshme të autorit për të dhënë një material sa më konkret për realitetin dhe jetën e gjallë të banorëve të Berishës. Ai ka shfrytëzuar mirë çdo mundësi dokumentare dhe shënimet e veta disa vjeçare të nxjerra nga bisedat me banorët e rinj e të vjetër të Berishës, për veprimtarinë e patriotëve të kësaj krahine në kohëra. Ai flet me rrespekt e mirënjohje për luftën e popullit të Berishës për liri, pavarësi dhe zhvillim kombëtar. Në krye të gjithë këtyre përpjekjeve të bëra qëndrojnë figurat më të shquara të Berishës e pjesëve të saj kudo që janë, punojnë e jetojnë, brenda apo jashtë territorit të Berishës. Në këtë kuadër përshkruhet lufta e popullit të kësaj krahine në Qafë të Tmungut në 23 korrik 1912, kundër ushtrisë turke e Mustaf Agë Kryeziut. Duke shfrytëzuar me kujdes shënimet e gojëdhënave prej shumë kohësh për veprimtarinë e patriotëve të mëdhenj të Berishës, si Ndue Dashi, Ndrek Markiç Doda e Dedosh Jaku. që dhanë jetën në litar nga regjimi i Zogut, autori kujton e nderon edhe mësuesin e parë të shkollës shqipe në Berishë. Martin Lleshin nga Qelëza.

Vlerat më të mira të traditave të banorëve berishas të trashëguara brez pas brezi e të ruajtura si gjë e shtrenjt. siç janë mikpritja e bujaria. zgjuarsia e mençuria. urtësia e trimëria, doket e zakonet, dëshira për arsim e kulturë, për këngët dhe vallet e bukura, deri tek ato të Fran e Zoja Palit, në ditët e sotme e të tërë Berishës. Më tej, gjejmë emrat e nderuar të arsimtarëve që dhanë agimin e dijes për sa e sa djem e vajza të popullit të Berishës, që rrezatoj në sot në fusha të ndryshme të jetës.

Një vend i rëndësishëm i kushtohet në këtë libër edhe kulturës fetare të banorëve të Berishës, një popull autokton në truallin e tij, me besim fetar katolik. Shumë pushtues u ndërruan njëri pas tjetrit, por berishasit besimin fetar nuk e ndërruan, ata e ruajtën atë me çmimin më të shtrenjtë, më tiparet më themelore të shqiptarit. Ndërtuan kisha e festuan festat e besimit të tij dhe për afër 6 shekujsh" nuk bënë pazar me ndërgjegjen e vet.

Pushtuesit turq nuk lanë kishë pa djegur e shkatërruar. Edhe sot gjenden rrënojat e këtyre krimeve kundër kishave e fesë katolike, por në shpirtin e berishasit nuk arriti të shkatërrojë asgjë.

Populli i Berishës sot jeton, punon e lufton për të mirën e kombit me pjesën tjetër të besimit fetar pa mërira, në harmoni e rrespekt të ndërsjelltë. Ata së bashku ndanë të mirën e të keqen ndër shekuj, përballuan dhunën dhe adhuruan lirinë duke u përballur me trimëri e krenari edhe përpara urdhërave supreme, siç ishte ai që sjell autori në libër, i Beut të Dukagjinit:
- "Ata të pagdhendur të fshatrave që nuk do të binden, t'i shkoni në shpatë. Fëmijët e gratë t'i bëni rob, kurse pasuritë e plaçkën t'i grabisni e t'ua prishni krejt". (Nga libri i studiuesit Kol Luka: "Topogra.fia e shekullit 16-17, Iq. 304")
Berisha, ashtu si e gjithë Shqipëria qëndroi për 2 mijë vjet e pushtuar nga romakët, sllavët, turqit, serbët e malazezët, austriakët e hungarezët, bullgarët, grekët e italianët. Por berishasit mbijetuan e nuk u bënë skllav të askujt.

Migrimi masiv i banorëve të Berishës është një plagë aq sa e vjetër por dhe e re dhe e dhimbshme, e shoqëruar me qindra banorë të këtij trualli, të larguar nga ky vend, deri aq sa të larguarit formuan dhe fshatra brenda e jashtë kufijve të sotëm të Shqipërisë me emrin e dashur të të parëve të tyre: "Berishë". Duke vlerësuar e falenderuar përpjekjet e arritjet për saktësimin e vendosjes së tyre. autori apelon se duhen bërë më shumë studime e kërkime në këtë fushë. Eshtë detyrë e jona - nënvizon autori - është detyrë e historianëve të Berishës e më gjerë, ti kërkojmë ku janë vendosur banorët tanë patriot e kryelartë.

Disa informacione të reja, të padëgjuara deri më sot e bëjnë më tërheqës librin dhe ngjallin interes e pse jo edhe njëfarë debati. Të tilla janë ato që bëjnë fjalë me çfarë ka thënë Marin Barleti etj. Fjalën për këtë e kanë lexuesit. Autori i këtij libri nuk është histroian. por duke studiuar me interes rrjedhën e ngjarjeve historike për Berishën. nëpërmjet studimeve të geneologjisë së brezave është i mendimit se vjetërsia e banorëve të sotëm të Berishës. të vendosur rreth 1200-1250 duhet të jetë më e hershme. Në funksion të kësaj ideje jepet gjenealogjia e disa barqeve të Doçit e fiseve të tjera të Berishës që arrijnë në 17-18 breza.

Për të argumentuar këtë fakt sillen disa dokumenta, ngjarje dhe emra njerëzish që gjenden në arkiva të ndryshme.
Shumë studiues. shekuj më parë kanë folur e shkruar për Berishën. që nga Visitatori Apostolik. Shtjefën Gasperi. kur thotë se: Brahim Beg Begolli i Pejës me ushtri "pat djeg Berishën e banorët i pat nxjerrë dikur prej vendit e shpërda në Rekë. Kuç e njeti; por mandej kadalë-kadalë erdhën prapë.
Se kur ndodhi ky të shpërdamë nuk dihet: ndoshta përreth vjetit 1372 nën Brahim Begollin (Ylli i Dritës 1933).
Këto e shumë fakte të tjerë që sjell autori në botimin e tij dëshmojnë se banorët e Berishës qysh herët kanë qënë të zhvilluar dhe me shkollë, të aftë për drejtimin e punëve të ndryshme në sektorët civil e ushtarak. Për hershmërinë e banorëve të Berishës flasin qartë dhe relacionet e Gjergj Bardhit të vitit 1628-1632, të Frang Bardhit 1638, të studiueses franceze, Edit Durham, 1909 me titull "Brenga e Ballkanit".

Pasi lexon librin "Berisha- pamje e përgjithshme etnografike", duke marr shkas nga referencat e tij, ndjen detyrimin moral e qytetar që, bashkë me autorin, të përgëzosh gjithashtu dhe gjithë studiuesit vendas e të huaj, që kanë kontribuar, me punën e tyre studimore për të nxjerrë në dritë historinë e Berishës, të kësaj treve që jetoj pa u thyer, kurrë dhe para asgjëje, në vëndin e shqipeve.

Së fundi, ajo çfarë na jep Nikollë Pjetri në këtë libër është një apel për studiues dhe intelektualë të tjerë për studime e botime të vyera në fusha të ndryshme për Berishën e Berishat.

NIKOLLË PJETRI - Jeta

Është lindur në fshatin Berishë të rrethit Pukë, më 5 prill 1937.
Arsimin fillor e ka kryer në Berishë Vendi, dhe atë 7 vjeçar në rrethin e Shkodrës.
Ka mbaruar arsimin e mesëm të përgjithshëm, në shkollën "35 vjetori i Çlirimit" në qytetin Pukë.



Ka kryer dy kurse 9 mujore për kualifikim profesional të punës e të jetës shoqërore.
Ka mbaruar arsimin e lartë dhe është diplomuar në shkollën V.I. Lenin, në Tiranë.
 
Per disa vite ka punuar në aparate admnistrative partiake e shtetërore.
Është dalluar për korrektesi e sistematik në punë.

Është i kujdesshëm në përcaktimin e datave e ngjarjeve historike dhe i mbështet mirë në literaturën përkatëse.
Nikolla ka qënë Këshillit të qytetit Pukë, i zgjedhur nga banorët e këtij qyteti.

Për shumë vjet ka punuar drejtues i zyrës së kuadrit, në Ndërmarrjen Bujqësore dhe Ndërmarrjen e Ujrave e Bonifikimit Pukë.
Për merita pune në kryerjen e detyrave, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, e ka dekoruar me Urdhërin e Punës të kl. lI-të, me dekret nr. 4635 datë 24.1.1970.

Tani Nikolla është në pension dhe banon në Tiranë. Për herë të parë del para lexuesit me librin me tittull: "Berisha •Pamje e përgjithshme etnografike." Ky është libri i parë që botohet me historinë e popullit të Berishës. Bukuria dhe forca e këtij libri qëndron në gërmimin e fakteve historike dhe shfaqjen e tyre para lexuesve.