Huazuar nga Libri: “Flamuri i Kombit Shqipëtar” të autorit Jaho Brahaj.
Një ngjarje që u pasqyrua gjërësisht në shtypin e Europës, ishte Mbledhja e Kimzës, Pukë, e organizuar nga arbëreshi Torenc Toçi më 27 prill 1911. Torenc Toçi i lindur nga një familje fisnike të arbëreshëve të Italisë1, sipas këshillimeve me djalin e gjeneral Garibaldit, Riçoti Garibaldi, në fillim të vitit 1911 erdhi në Shqipëri. Qëllimi i tij ishte të organizonte një kuvend për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë mënyrë mendonte, se edhe qeveritë e shteteve përëndimore, do kujdeseshin dhe ndihmonin shqiptarët, për krijimin e shtetit të tyre të pavarur.
Ai arriti që të bashkojë përfaqësues të qytetit të Shkodrës, të Malësisë së Madhe, të Dukagjinit, Pukës dhe Mirditës, Fandit e Kthellës.Torenc Toçi këtë mbledhje, me këta përfaqësues e organizoj me mendimin: “Nuk mjafton të ngrihesh e të luftosh pushtuesit. Është e domosdoshme, që kryengritja të ketë një shpirt të vetëm; flamurin kombëtar, provë kjo e një programi fisnik, një qëllim veprimi, rregulla e disiplinë të tillë, që autorizojnë botën civile të nderhyjnë në favorin tonë.”2 Mbledhja proklamoj dhe deklaratën, sipas së cilës formohej një qeveri shqiptare me kryetar T. Toçin.3
Kulla e Zef Ndojit në Kimëz ku u ngrit Flamuri Kombëtar Shqipëtar dhe u organizua Kuvendi.
Foto 2. oxhaku i odes së burrave të kësaj kulle, ruhet ende.
Foto Kurt Farka
Shtypi shqiptar i kushtoi rëndësi kësaj ngjarje duke e përhapur këtë lajm. Gazeta “Liri e Shqipërisë” njoftonte: “Mirditorët u mblodhëm dhe u betuan e deklaruan Veturdhnimin e Shqipërisë. U zgjodh një Qeveri e përkohshme nën kryesinë e gjeneralit Torenc Toçi dhe u shpërnda një qarkore nëpër konsullata kudo nga Qeveria e Përkohshme. …Trumpeta po na thërret, flamuri i veturdhnimit të Shqipnisë u ngrit e po valon në ato male të Gegërisë si në kohë të Skenderbeut.4
Një misionar amerikan, që në këtë përiudhë ishte në Shqipëri na njofton edhe për rëndësinë e kësaj ngjarje dhe vëmendjen që i kushtoi politika e pushtuesit Otoman. Me rastin e vizitës që Sulltani bëri në vilajetet shqiptare në verën e vitit 1911, çarls Telford Erikson na njofton: “Në shenjë fisnikërie, u dhanë ca premtime të vagëlluara (nga Sulltani) për autonomi shqiptare, madje dhe për një qeveri të përkohshme me Torenc Toçin si kryeministër, Kryezotin e malësorëve…”.5
Mbledhja e Kimzës, Pukë dhe vendimi i sajë u botua në shtypin e vendeve perindimore, ajo pati një jehonë dhe propogandim të luftës së kryengritësve shqiptar.
Mbledhja ngriti flamurin kombëtar dhe miratoi vulën e Qeverisë së Pertashme. Megjithse shpalli një Qeveri të Përkohshme, kjo mbledhje në të vertetë ishte një Beslidhje për të vazhduar kryengritjen, dhe u bë bërthamë e drejtimit të luftës për liri.
Rëndësia e sajë do mbetët në histori, se aty në një kuvend të disa krahinave me miratim dhe entuasiazëm popullor u ngrit Flamuri Kombëtar.
Faksimile e Dokumenti origjinal që Ruhet në Arkivin Qëndror të Shtetit
Tiranë (fleta 1 + fleta 2).

Foto 1 Vula e Dokumentit, Foto 2 kopertina e Monografisë
Flamuri i Kombit Shqipëtar. Të studiuesit Jaho Brahaj
1). Torenc Toçi lindi në San Cosmo Albanese, më 9 mars 1880.
2). R. Toçi. Babai im, Torenc Toçi. Toena, 1996, f. 22. Nga biseda me disa shkodranë, në janar 1911.
3). “Kimëz 27. 4.1911. Të nënshkruemit tuj mendu, qi gjith kombi shqiptar si t’kështen dhe muhamedan…… Qeveria e Perteshme ka me u mundue për luftë e për liri t’plot e për form t’qeverisë t’përgjithshme… (renditet lista me emrat pjesmarrës. J.B.)
Dod Frroku, bajraktar i Kuzhnenit. Prenk Tuc Doda, prej parijet t’Fanit. Dr. Torenc Toç,. Ndue Per Deda, prej Gojanit. Dod Bardhoku, bajraktari i Khtellës. Kol Marka Kola, prej Kapidanash. Preng Mark Prenga, bajraktar i Oroshit. Ndue Frrok Deda. Marash Nika, bajraktar i Shalës. Gjelosh Kola, bajraktar i Shoshit. Pren Uka, bajraktar i Berishës (Pukë). Frrok Kola, bajraktar i Thaçit (Pukë). Sadri Luka, krye në Theth.
Gjin Difi, krye në Mertur Guri (Pukë), (përfaqsues i bajraktarit). Mark Sokoli, për bajraktarin e Nikajve. Çerim Ndou, për bajraktarin e Toplanës. Prel Tuli, i Merturit. Ndue Mark Llesh Kola, prej Xhuxhet të bajrakut të Fandit, Kol Marka Kola (?) Zef Ndoj, prej Kimzës. Ndue Ndrec Lazri, i Korthpulës. Ndue Gjin Noci, prej Kuzhneni. Geg Filip Çuni, për Shkoder. Preng Marka Gjeta, për bajraktarin e Kthellës.) Ndrec Gega, i bajrakut Kthellës.
Leave a Reply