1565, shtator, 23.
Ti dërgove letër (me anën e së cilës) njoftoje se:
Ndërsa ti kishe qenë bashkë me një turmë prej dyzet spahinjsh, Ulu¬mishti, Suroji dhe Kolshi ishin vënë në krye të kaq kryengritësve dhe kishin pasur qëllim që të plaçkitnin disa fshatra në nahijet e Dibrës dhe të Gorës dhe të digjnin vendet e verimit. Ndërkohë kishin ardhur (te ti) njerëz të cilët kishin kërkuar ndihmë. Për të bërë që tregtarët të kalonin në rrugët, ti kishe vënë (në këto) vojvodë të tutë dhe njerëz trima, (kurse ti vetë) kishe sulmuar së bashku me spahinjtë, kishe shkuar në ato nahije dhe kishe shporrur, pa dëmtuar njeri, kryengritësit që ishin grumbu¬lluar (atje).
Mirëpo, ndërsa ti kishe qenë duke kryer këtë shënbim, fshatrat e quajtura Bërdhet, Rap, Ribë, Arst, Dhebara (Dobra?) Qerret dhe Dush në nahijene Pukës dhe nahija e Fandit ishin mbledhur të gjithë së bash¬ku dhe, ndërsa kishin qenw duke kaluar tregtarët dhe vojvodët, u kIshin zwnw (ketyre) prita në rrugë dhe kishin filluar luftën. Ishin plagosur shu¬më njerëz të tutë dhe ishin vrarë dy tregtarë. Meqënëse rebelët kishin qe¬në të shumtë, ishin marrë (grabitur) shumë barrë (me mallra). Edhe pa¬ra ca kohësh ata paskëshin vrarë një vojvodë tëndin dhe dy vetë të tjerë.
(Ti njoftoje se) për ndëshkimin e tyre duheshin shumë ushtarë. Për këtë shkak është e domosdoshme që të ndëshkohen kryengritësit e lart¬përmendur. Mirëpo, meqë robët e beut të Shkodrës dhe bejlerët e tjerë ndodhen tashti në fushatë, për mbrojtjen dhe ruajtjen e vendit dhe të udhëtarëve u caktuan dhe u dërguan dyqind jeniçerë nga ata të oborrit tim të lartë.
Urdhëroj që, me të ardhur vendimi im i nderuar, të kujdesohesh si duhet edhe ti për këtë çështje, të bësh përpjekje së bashku me njerëzit e tu, me spahinjtë që ke pranë dhe me të tjerë njerëz.
Të bësh gjithfarë për- përpjekjesh dhe të kudesohesh. Për kapjen e rebelëve të lartpërmendur me çdo mënyrë që të jetë e mundur, për dënimin e tyre me sheriat e me kanun dhe për të mos lejuar që t\’u bëhet ndonjë dëm e ndonjë gjë e keqe vendit, krahinës dhe udhëtarëve. Por vetëm se të kesh kujdesin më të madh dhe të ruhesh shumë që të mos lejosh t\’u bëhet këtej e tutje nga ata ndo¬një dëm e ndonjë gjë e keqe vendit, krahinës, rajave, berajave dhe udhë¬tarëve. Sipas rastit që të të paraqitet, të përdorësh mënyra të zgjedhura dhe të marrësh masa të përshtatshme, të kujdesohesh dhe të përpiqesh që kryengritësit… të të bien në dorë. Në rast të kundërt, në qoftë se edhe këtë herë do të preket pasuria dhe jeta e ndonjerit, justifikimi yt nuk do të pranohet. Prandaj të hapësh sytë dhe të mos tregohesh i pavëmend-shëm.
27 safer, viti 973. (23 shtator 1565).
U shkrua dhe iu dorëzua kethydait të tij.
Muhimme defterleri, nr. 5, f. 111.
Leave a Reply