Lin Gjini

Lin Gjini, mësues që vdiq duke festuar me nxënësit e tij më 7 mars të vitit 2004.

Linin e njoha me të gjitha ato cilësi të larta prej një nxënësi të shkëlqyer që në vitin 1970, kur ai ishte në klasën e gjashtë në Arst-Miliska.Tek ai pashë jo vetëm një nxënës të dalluar në mësime, por edhe një artist të ardhshëm, një djalë me sjellje shembullore, që dinte të fitonte respektin e shokëve e të mësuesve.

I binte shumë mirë çiftelisë. Unë e ngarkova të drejtonte orkestrën e çiftelive, të përbërë nga 12 nxënës. Bënte ~rpjekje për të gjetur melodi të reja, në përshtatje me zërin e nxënësve, që do të këndonin, të cilët i përzgjedhte vetë ai. Një ditë më thotë:-Drejtor, vëllai im, Rroku ka një zë shumë të mirë.Ai e këndon bukur këngën e komisarit. Dhe ashtu ishte.

Lini i zgjidhte talentet, gjente kohë ë të mësonte, por edhe të drejtonte grupin artistik të shkollës. Ato vite Lini më ka ndihmuat edhe mua si drejtues shkolle. Jepnim shfaqje në fshatra të ndryshme të zonës së Iballës e shkolla e Arst¬Miliskaut,dallohej në festivale në bazë zone; madje edhe në shkallë rrethi, ku meritë të veçantë kishte Lini.

Ndonëse i dobët nga shëndeti, por kurrë nuk thoshte \”jo\” për detyrat që i ngarkoheshin.\”Dakort, mësues, e zbatova detyrën\”, ishin përgjigjet e tij.Prej Linit shokët dhe shoqet e klasës mësonin, mendimet që jepte ai i vlerësonim dhe ne mësuesit.

Për talentin që shfaqi në vite ai më nderoi edhe mua si mësues i mësuesit të ardhshëm. Të tillë njerëz duhen kujtuar, emri i tyre nuk harrohet kurrë.E nderoj si bashkëfshatar, e nderoj si artist. Më jepet rasti të nderoi edhe autorin e librit monografik Gjon Gjoni, të shkruar enkas për Linin, me titull: \”Mësues dhe artist\”, botuar me rastin e 1 vjetorit të vdekjes, në mars të vitit 2005.

           
Prgatiti N. Nika

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*