Maks Lamberc

Nga Robert Elsie.

Filologu austriak Maks Lamberc (Ma¬ximilian Lambertz) u lind më 27 korrik 1882 në Vjenë, ku dhe u rrit. Ai studioi gjuhësinë kraha¬simtare dhe jilologjinë latine dhe greke në Uni¬versitetin e Vjenës nga 1900-1905 dhe kreu doktoraturën mbi \”Die griechischen Sklavennamen\” (Emrat greke të skllevërve), Vjenë 1907.\’ Një bursë qeveritare bëri të mundur që shkencëtari i ri të bënte një udhëtim në Itali dhe në Greqi, gjatë të cilit, duke përgjuar bisedimet e peshkatarëve të Atikës dhe të barinjve të Thivis, ai ra në kontakt për herë të parë me gjuhën shqipe. Pas kthimit në Vjenë, Lamberci filloi të jepte mësim në shkollë, por pas pak kohe shkoi në Mynih për të bashkë¬punuar në fjalorin e madh të gjuhës latine \”The-saurus Linguae Latinae.\” Në vitin 1911, u kthye në Vjenë për të vazhtfaq.r punën si mësues në një shkollë të mesme. Botim,i i tij i parë albanologjik, bashkë me Gjergj Pekmezin (1872-1938), qe një doracak dhe libër leximi i gjuhës shqipe (Lehr¬und Lesebuch des Albanischen), Vjenë 1913.

Në vitet 1913-1914, ai udhëtoi për disa javë në Ital- inë e Jugut për të mësuar të folmet arbëreshe. U përqëndrua kryesisht mbi të folmet më pak të njo¬hura të Abruceve dhe të Molizes, në veçanti mbi të folmen e Badhesës (Villa Badessa).
Në maj dhe qershor të vitit 1916, Maks Lam¬berc udhëtoi për herë të parë në Shqipëri, si anëtar i Komisionit për Ballkanin të Akademisë Austri¬ake të Shkencave, për të kryer hulumtime gjuhë¬sore dhe folklorike. Gjatë këtij udhëtimi ai kaloi në Grudë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Tiranë, Durrës, në luginën e Kirit, Shosh, Shalë, në luginat e Drinit dhe të Valbonës, dhe në veçanti në Mirditë, ku qëndroi shumë kohë duke studiuar dialektin dhe duke mbledhur material folklorik.

Në dhjetor të vitit 1916 u kthye përsëri në Shqipëri, kësaj radhe me trupat austro-hungareze të cilët kishin push¬tuar zona të gjera të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme, dhe u ngarkua me mbikëqyrjen e shkol¬lave në zonën austro-hungareze. Ishte gjithashtu anëtar i Komisisë Letrare Shqype, të ngritur nga autoritetet austro-hungareze, për të vendosur një normë letrare dhe një drejtshkrim standard për gjuhën shqipe. Gjatë qëndrimit në Shkodër, ai bashkëpunoi me Gjergj Fishtën në redaksinë e gazetës së përdyjavshme \”Posta e Shqypnies\” (1916-1918), në të cilën botoi disa artikuj. Mate¬riali i tij folklorik u paraqit gjermanisht për herë të parë në vëllimin \”Volkspoesie der Albaner: eine einfiihrende Studie\” (Poezia popullore e shq¬iptarëve: një studim hyrës), Sarajevë 1917.

Lamberci u kthye në Austri pas Luftës së Parë Botërore dhe punoi mësues shkolle deri në vitin 1934. Gjatë asaj kohe ai vazhdoi të shkru-ante libra dhe artikuj për aspekte të ndryshme të kulturës shqiptare, veçanërisht të folklorit. Në moshën 53-vjeçarë, me banim në Vjenë, n1 rrugën Metternichgasse 7jII/10, ai iu kthye s1JJ-d{¬meve universitare për teologjinë protestante, por disertacioni i tij u hodh poshtë nga fakulteti për arsye racore – nëna e tij kishte qenë me prejard¬hje hebreje. Në vitin 1939, Lamberci u kthye në Mynih për të vazhduar punën me fjalorin latin, dhe mbeti aty deri në vitin 1942. Në 1943 shkoi në Lajpcig ku dha mësim në frengjisht dhe italisht dhe ku bashkëpunoi në enciklopedinë e njohur të botës antike \”Realenzyklopiidie der Altertum¬sëissenschaften\” të Pauly-Ëissoëa-it. Në qershor të vi ti t 1945, pasi u bë anëtar i partisë komuniste, u emërua drejtor i Shkollës së Laivcillut vër Giuhë të Huaia dhe, në tetor 1946,
 
u bë profesor i studimeve krahasimtare dhe Dekan i Fakultetit të Pedagogjisë së Universitetit Karl Marks të Lajpcigut. U bë gjithashtu drejtor i In¬stitutit të Studimeve Indoevropiane deri në vitin 1957 kur doli në pension. Lamberci e vizitoi Shq¬ipërinë në qershor të vitit 1954 dhe në 1957 dhe, edhe pas prishjes së marrëdhënieve të ngushta politike midis Shqipërisë dhe Paktit të Varshavës, ai refuzoi të shkëpuste lidhjet me Shqipërinë dhe mori pjesë në disa pritje të ambasadës shqiptare në Berlinin lindor.

Gjatë kohës kur punoi profesor në Lajpcig, Lamberci jetoi me gruan e tij austriake në një vilë në lagjen Markkleeberg. Martesa nuk ishte e lum¬tur dhe çifti nuk pati fëmijë. Aty profesori vdiq më 27 gusht 1963. U varros në varrezat Ëien¬D6bling në qytetin e lindjes, Vjenë.

Megjithëse Maks Lamberci nga shkollimi ishte specialist për gjuhën latine dhe greke, dhe më vonë teolog, pasion i i tij kryesor ishte dhe mbeti gjuha shqipe. Tani ai konsiderohet albanologu më i shquar gjermanishtfolës i shekullit të njëzetë i cili ka lënë një listë të gjatë botimesh me rëndësi parësore: \”Albanische Marchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde\” (Përralla shqiptare dhe tekste të tjera të folklorit shqiptar), Vjenë 1922; \”Zëischen Drin und Vojusa: Marchen aus Albanien\” (Midis Drinit dhe Vjosës: Përralla nga Shqipëria), Lajpcig 1922; \”Albanisches Lese¬buch mit EinfUhrung in die albanische Sprache\” (Libër leximi në shqip me një hyrje për gjuhen shqipe) në dy vëllime, Lajpcig 1948; \”Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos \”Lahuta e Malcis,\” Laute des Hochlandes: eine EinfUhrung in die albanische Sagenëelt\” (Gjergj Fishta dhe eposi heroik \”Lahuta e Malcis,\” Hyrje në botën e legjendave shqiptare), Lajpcig 1949; \”Die ge¬fliigelte Schëester und die Dunklen der Erde: albanische Volksmarchen\” (Motrat fluturake dhe të Errëta të Tokës: përralla shqiptare), Ajze¬nah 1952; \”Lehrgang des Albanischen\” (Kursi i shqipes) në tre vëllime, Berlin 1954-1955, Halle/ Saale 1959; \”Albanien erzahlt: ein Einblick in die albanische Literatur\” (Shqipëria rrëfen: hyrje në letërsinë shqiptare), Berlin 1956; dhe \”Die Volk-sepik der Albaner\” (Eposi popullor i shqiptarëve), Halle 1958. I pabotuar mbeti dorëshkrimi i tij prej 187 faqesh \”Das Drama im albanischen Theater von heute\” (Drama në teatrin shqiptar të sotëm), shkruar në vitin 1963.

Raporti i Udhëtimit të vitit 1916

Pjesa dërrmuese e fotografive të koleksionit të Lambercit u realizua gjatë udhëtimit të tij në Shq¬ipëri në verë të vitit 1916, kryesisht në Mirditë. Janë fotografi të pejsazheve të Mirditës dhe të Shq¬ipërisë se Veriut, të mirditorëve dhe të fshatrave dhe ndërtesave të tyre në mes të Luftës së Parë Botërore. Ka edhe një fotografi të bukur të Tiranës. )

Fatmirësisht, për identifikimin e fotografive të koleksionit, ekziston një raport me shkrim i Lam¬bercit për udhëtimin e tij në Mirditë në atë vit. Ky shkrim, me titullin \”Raport mbi studimet e mia gjuhësore në Shqipëri nga mesi i majit deri në fund
të gushtit 1916\” u botua gjermanisht në gazetën e OJ Akademisë Perandorake të Shkencave në Vjenë, po . në vitin 1916. Një pjesë të këtij raporti po e japim këtu të përkthyer në gjuhën shqipe. Është fjala për pjesën që lidhet drejtpërsëdrejti me udhëtimin e Lambercit në Mirditë, duke përjashtuar këtu materialin gjuhësor.

\”Në pranverë të vitit 1916, Komisioni për Ballkanin i Akademisë Perandorake të Shkencave në Vjenë më dha detyrën që të merrja pjesë në një ekspeditë ballkanike të organizuar nga Akademia Perandorake e Shkencave në bashkëpunim me Ministrinë Perandorake të Arsimit dhe të Pedagogjisë dhe me Zyrën e Thesarit Perandorak me qëllim kryerjen e hulumtimeve gjuhësore dhe folklorike në Shqipëri.

U nisa nga Vjena më 19 maj [1916] bashkë me historianin e artit dhe epigrafistin e ekspeditës. Pas një qëndrimi të shkurtër në Sarajevë, i cili u shfrytëzua për kërkime në muzeun krahinor, u nisëm për në Kotorr dhe pastaj u ngjitëm në Lovçen, për në Cetinje dhe Podgoricë. Këtu u nda-va nga bashkëudhëtarët e mi dhe u nisa për në fisin Gruda. Ky fis shqiptar, i cili gjeografikisht është më i largëti, banon në malet në lindje të Podgoricës në luginën e Cemit, në fshatrat Dinoshë, Pikalë, Prift, Lajkë, Bozhaj dhe Selishtë. Barani Nopça kishte ud¬hëtuar në këtë krahinë në verë të vitit 1907 për të shkuar në Shalë dhe Kelmend. Më 28 maj arrita në Prift, një vendbanim midis Pikalës dhe Lojkës ku banon famullitari i Grudës. Nuk është një fshat i vërtetë, por ka një qelë të re të ndërtuar me fon¬det e monarkisë sonë, dhe një kishë, e cila ndodhet disa minuta prej saj. Emri i vendbanimit Prifti, si shumë toponime shqiptar, vjen nga emir ose titulli I banorit të parë.

Për shembull, toponimi Domg¬joni, i cili ekziston në disa krahina të Shqipërisë së Veriut, do të thotë vendi ku ka banuar një famulli¬tar me emrin Gjon, rreth të cilit u krijua një fshat. Toponimet e shumta që mbarojnë me \”-aj\” janë emra fisesh njësoj si toponimet tona gjermanisht me \”-ing, -ingen, -ungen.\” Famullitari i tanishëm i Grudës është jrançeskani mjaft mirëdashës, Bo¬naventura Gjeçaj, shqiptar, i cili nga besimtarët e famullisë, quhet Pater Bona, një shembull i mirë i antipatisë që kanë shqiptarët për emra të gjatë. Ai dhe Togeri Çuninka [CzuninkaJ, i cili admin¬istronte Grudën asokohe, më pritën përzemërsisht. Si pasojë qeshë në gjendje të kryeja hulumtimet e mia në mes të Grudës pa vështirësi, sepse banorët e fshatrave përreth mblidheshin në Prift për shërbesa fetare, për të marrë pjesën e bereqetit prej qeverisë, dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore para gjykatësit të caktuar nga komandanti. Bisedoja me ta për të dëgjuar dialektin e tyre dhe, pasi e tejkalu¬an mosbesimin fillestar ndaj meje dhe u bindën se nuk kisha ardhur në luginën e tyre për të ndërtuar ndonjë fabrikë, ata më kënduan këngë me lahutë, të
cilat i shënova me shkrim …

Pas disa ditëve atje, isha në gjendje të kup¬toja deri diku dialektin e fisit të njerëzishëm Gruda. Do të kisha dashur të qëndroja më gjatë në luginën e bukur të Cemit, por doja të shkoja në Shkodër, qendrën shpirtërore të Shqipërisë së Veriut. Kështu mora rrugën për në Podgoricë dhe, duke qenë se bashkëudhëtarët e mi u shpërndanë nëpër Malin e Zi, secili i zënë me fushën e vetë, unë vazhdova rrugën time për në Shkodër vetëm …
Kur pjesëmarrësit e tjerë të ekspeditës arritën në Shkodër, udhëtova me ata për në jug. Shkuam në Lezhë, ku bëra një ekskursion në Vel ë me Doktor Kidriqin [KidricJ. Nga Lezha, udhëtova me Dok¬tor Bushbekun [BuschbeckJ dhe një zotëri gjerman nëpër Fushën e Molungut për në manastirin e vjetër të Rubikut, tani i banuar nga jrançeskanët, historia e të cilit u hartua nga Millan fon Shuflaj [Milan von SufflayJ në vëllimin e tij tepër informa¬tiv \”Illyrisch-albanische Forschungen\” [Kërkime iliro-shqiptare ) , botuar kohët e fundit nga Ludvik fon Talloçi [Ludëig von Thalloczy).

 Në Rubik kaluam ditën e Rrëshajës së Madhe. Nga manastiri mikpritës dhe hijerëndë, i vendosur mbi një mal prej të cilit shihej larg, zbritëm në luginën e lu¬mit Fan deri në pikën ku lumi derdhet në Mat dhe, pasi kaluam Matin, arritëm në Milot. Gjatë kësaj pjese të udhëtimit, vura re se dialekti i Mirditës flitet gjithashtu në Malësinë e Lezhës dhe më tej nga Lezha deri në Adriatik. Nga Miloti vazhduam rrugën përmes Mamurrasit për në bazën e vjetër të Skënderbeut, në vendbanimin e bukur të Krujës me burimet e saj natyrore. Dialekti i Krujës nuk përputhet krejtësisht me të folu rin e Durrësit dhe të Elbasanit, të përshkruar nga Vajgandi [Ëeigand], dhe duhet të studiohet dhe të shënohet më-vete. Fat¬keqësisht kësaj radhe nuk kisha kohë për këtë. Nga Kruja kalëruam përmes fushave pjellore të mbulu¬ara me ullinj për në Tiranë, qyteti i Toptanëve, i cili ka një vendndodhje të bukur. Ky qytet, me shtëpitë e tij madhështore dhe mikpritëse myslimane dhe kopshtet e bukura të fshehura në mënyrë idilike prapa mureve të verdha e të larta, që gjithsesi nuk binin në sy, na la mbresa të thella …

Në Tiranë u ndava nga bashkëudhëtarët e mi, që të mos humbja kohë për detyrën time kryesore, dhe u ktheva në Shkodër nëpërmjet Durrësit dhe Lezhës, ku kësaj radhe vizitova Shëngjinin.

Në Shkodër ku qëndrova tri javë, vazhdova stu¬dimin e dialekti t të Mirditës me Marka Gjokën dhe mirditorë të tjerë. Gjithashtu studiova këngë shqip-tare për femijë me ndihmën e Patër Vinçenc.Pren¬riushit. Disa herë shkova edhe në orë mësimi në shkolla të cilat punojnë sipas programeve austri-ake, edhe shkolla françeskane edhe shkolla publike. Djemtë, shumica e të cilëve ishin të shkathët dhe të talentuar, njohin mirë matematikën, gjeometrinë dhe gramatikën e shqipes. Françeskanët dhe shkolla publike japin edhe mësim të gjermanishtes me mjaft sukses, kështu që shumë të rinj mund të shërbejnë si përkthyes për trupat tona.

Në Shkodër shënova trembëdhjetë përralla dre¬jtpërsëdrejti nga goja e tregimtarëve të zhdërvjellët. Nuk pata mundësi të shlnoja më shumë, sepse nuk kisha kohë të mjaftue51fme për të zhvilluar biseda private me vendësit për t\’u njohur me ata personal¬isht, gjë me rëndësi të veçantë në këtë fushë.

Ndërkohë, pjesëmarrësit e tjerë në ekspeditë I ishin kthyer në Shkodër dhe vendosa të koordinoja planin tim për të shkuar në Mirditë, me synimin e tyre për të udhëtuar në Gjakovë nëpërmjet Shq¬ipërisë së Veriut, duke shpresuar kështu të arrija në Mirditë pas ndryshimit të rrugëtimit përmes Shq¬ipërisë së Veriut. U nisëm nga Shkodra në fillim të korrikut dhe kaluam luginën e Kirit përmes Drishtit dhe Prekalit për në krahinën e Shoshit. Mark Lulashi nga Shoshi na shërbeu si udhërrëfyes dh doli se ishte njohës i mirë i dialektit të Shoshit. Ky dialekt karakterizohet nga shqiptimi i q si c dhe i gj si x. Shënova gjithashtu disa këngë në dialek¬tin e Shoshit. Nga Qafa e Gurakuqit, rruga na çoi përmes Shoshit poshtë në luginën e Lumit të Shalës, prej ku, duke lënë Abatin majtas, u ngjitëm për në Qafën e Agrit, e cila është kufiri midis Shalës dhe Merturit. Prej këndej, u ngjitëm përmbi Palç për në Kotec dhe arritëm në luginën e Drinit para Kotecit. Udhëtimi na kishte ofruar pamje të mrekullueshme që nga Drishti e më tej, me male të larta e hijerëndë, me pamje të paqme të luginës në Shosh dhe pejsa-zhe të errëta të Shalës, por pasi hymë në luginën e Drinit, i cili gjarpëron prej këtu nëpërmjet maleve të Merturit, u mahnitëm nga pejsazhet vërtet të mrekullueshme.

Nga Koteci në Drin u ngjitëm për në Rajë, vendbanimi i fundit në Mertur. Kjo fam¬ulli, ku Patër Gjoni banon në vetmi, ndodhet aty ku Valbon a derdhet në Drin. Më lart në luginën e Valbonës banon fisi mysliman Krasniqi, i cili nuk e meriton aspak namin e keq që ka si popull armiqë- B sor dhe i egër. Në Gegëhysen u njoha me disa pleq L krasniqas dhe vura re se janë njerëz të mençur që n dinë të shijojnë një barcaletë të mirë dhe prapëse- k prapë janë myslimanë me mjaft dinjitet. Dialekti t, i tyre i përket grupit të Gjakovës. U ndava nga tre  bashkëudhëtarët e mi në luginën e Valbonës, të  cilët vazhduan në drejtim verilindor, kurse unë u r nisa në drejtimin jugor, duke u kthyer në Rajë në hyrjen e luginës. Aty takova Beqir Noun dhe Kolë j Markun të cilët u treguan të gatshëm të më infor- j monin për dialektin e tyre në kufirin me Merturin ku, në një qetësi malore të përsosur, Valbona e ëmbël, e mbushur me peshq, derdhet në Drin, dhe fiset Krasniqi, Gashi dhe Thaqi puqen me Merturin …

Kalova Valbonën poshtë Rajës dhe pastaj kalova Drinin me një pirogë të dyfishtë jashtëza¬konisht primitive. Tash ndodhesha në tokën e Fier¬zës, në zonën e fisit Thaqi, duke ndjekur për një farë kohe të njëjtën rrugë që kishte bërë Karl Shtajnmeci [Karl Steinmetz] në gusht të vitit 1903, të cilën ai e përshkroi në librin e tij \”Eine Reise durch die Ho¬chliindergaue Oberalbaniens\” [Një Udhëtim për në Lartësitë e Shqipërisë së Epërme], vëllimi i parë i botuar nga Paç-i [Patsch] në serinë e tij \”Schriften zur Kunde der Balkanhalbinsel\” [Shkrime për Njo¬hjen e Gadishullit Ballkanik]. Mirëpo ai udhëtoi në drejtimin e kundërt, nga jugu në veri, kurse unë udhëtova në drejtim të jugut nga Fierza, përmes pyllit të virgjër dhe të bukur me lisa të gjatë deri në luginën e bukur të Iballës, e cila rrethohet nga malet nënalpine. Pronari i pirogës i cili më çoi nëpër Drin ishte udhërrëfyes dhe burim i mirë informues për dialektin e Thaqit i cili, po ashtu si dialekti i Rajës, është midis Gjakovës dhe Mirditës. Në Iballë, u lar-gova prej rrugës së ndjekur nga Shtajnmeci, i cili kishte ardhur në Iballë nga Kryeziu, dhe u nisa në një shteg në drejtim të perëndimit duke kaluar Qa¬fën e Çomorisë. Prej këndej, shtegu zbret në Lumin e Sapaçit në Berishë dhe pastaj ngjitet me një të për¬pjetë të fortë në shpatet e Krrabës me pyje të zeza për të kapur Qafën e Tmugut. Prej andej shtegu zbret përmes lisnajave në luginë pjellore të Qelëzës dhe ngjitet në një nivel prej 820 m. mbi nivelin e detit dhe arrin në rrafshin e Pukës.

Gjatë rrugës rreth e rrotull ka pamje të bukura nga ana e veriut. Janë tetë vargmale njëri pas tjetrit, secili me ngjyrën e vetë, nga kodrat e veshura me gjelbërim deri në masivët shkëmborë dhe të hirtë të mbuluar me borë. Prej këndej shihet gjithë Shqipëria e Veriut, deri në Bjeshkët e Shqipërisë së Veriut dhe Malit Shkëlzen. Lart në pllajë kuptohet se romakët kishin patur sy të mirë, jo vetëm në Carnuntum të Austrisë por edhe këtu në Epicaria [Pukë], duke zgjedhur vendet më të mira për ngulimet e tyre, prej të cilave Kontrollo¬nin tërë rajonin. Fon Hani [von Hahn] dhe Baroni Nopça, që të dy kishin pranuar se kodra mbi të cilën ndodhet xhamia e tanishme është pa dyshim vendi i fortifikimeve romake. Prova të mjaftueshme janë forma drejtkëndëshe e kodrës, mbetjet e dukshme të mureve antike të ngritura me gurë të gdhendur, disa prej të cilëve janë në muret e armatores, dhe së fundi, minareja e xhamisë e ndërtuar gati tërë¬sisht me gurë romakë. Nga Puka, shkova fillimisht në drejtim të lindjes për në Bicaj në luginën e Fa¬nit të Madh dhe pastaj për një ditë të tërë vazhdova nëpër shtigje të rrezikshme lart mbi luginën e Fa¬nit në drejtim të jugut për në Kalivare.

Nga Bicaj isha në Mirditë dhe ndodhesha përsëri në rrugën e përshkuar nga Shtajnmeci. Vendbanimet që kalova në Mirditë, në bajrakun e Spaçit, ishin Shmihija, Shkoza dhe Gojani. Në Kalivare e lashë luginën e Fanit të Madh dhe u ngjita nga lugina e gjelbërt e Lumit të Kalivares përmes Mesulit dhe kullotave malore të Mushtës te Qafa e Lugjut (1465 m.) në shpatin jugor të majës së Munellës. E lashë majën majtas, në të cilën Shtajnmeci u ngjit për herë të parë në vitin 1903 dhe të cilën burrat e Mirditës e përdorën si pikënisje për betejat e tyre me Esadin në vitin e kaluar, dhe u ngjita, i udhëhequr nga Mark Deda i Domgjonit, për orë të tëra përmes ahishteve të bukura ku gjatë rrugës pashë llogore dhe pengesa nga luftimet e fundit. Arritëm në kullotat malore të Domgjonit që ashtu si ato të Mushtës, më dhanë një ndjesi të qartë të bjeshkëve tipike shqiptare, dhe pastaj zbrita në luginën e Fanit të Vogël në drej¬tim të Domgjonit. Aty u ndava nga Mark Deda, të cilin e kisha shfrytëzuar shumë për hulumtimet e mia gjuhësore.

Duke zbritur luginën e Fanit të Vogël, mora shtegun pas famullisë së Fanit dhe  kalova natën në një vend të fshehtë në shkëmbinjtë i t cili përdoret si vendtakimi i krerëve të bajrakut. Të e nesërmen arrita në Orosh, kryeqendrën e Mirditës. Vendbanimi I abatit të Mirditës, i cili ka një e pozicion të mirë, është përshkruar tashmë nga disa ë udhëtarë, veçanërisht nga A. Degrand në \”Souvenirs de la Haute-Albanie\” [Kujtime nga Shqipëria :ë e Epërme] (1903) dhe K. Shtajnmec në librin e ij lartëpërmendur. Me vendndodhje mbi një brezare lë në bregun e majtë të Fanit, në mes të rrugës kur ngjitesh prej luginrs, Oroshi, me kishën e shkëlqyer që shihet nga larg nga ana jugore, dhe me abacinë e madhe, të kujton Maria- Taferl në vendin tonë. Përballë në një rrëpirë, në formë gjuhe, të Malit të Shej tit, ndodhet fshati Orosh. Abati banon tani në Shkodër dhe abacia është bërë selia e komandës ushtarake.

Aty bujta disa ditë si mysafir. Qëndri¬min tim e shfrytëzova për t\’u ngjitur disa herë në fshatin Orosh, për të vizituar mirditorët në kullat e tyre dhe për të mësuar më shumë për dialektin e tyre përmes hartimit të fjalëve dhe të bisedave. Vura re me kënaqësi se miqtë e mi mirditorë në Shkodër më kishin mësuar gjuhën e pastër të Mirditës.

Me gëzim shfrytëzova rastin për të shkuar në rajonin fqinj të Lurës kur një patrullë e xhandar¬mërisë u nis nga Oroshi dhe komandanti i saj më ftoi t\’a shoqëroja. Kjo është krahina e një prej fiseve më famëkëqija shqiptare, i njohur për egërsinë dhe armiqësinë ndaj të huajve. Unë kisha mësuar për të nga përshkrimet e K. Shtajnmecit në librin e tij \”Von der Adria zum schëarzen Drin\” [Nga Adri¬atiku në Drinin e Zi]. Pas një dite marshimi nga Oroshi arritëm në Lurë.

 Shtegu shkon majtas nga Mali i Shej ti t, përmes hapësirës së gjerë të pyllë¬zuar të Fushës së Shej tit. Në mesditë pushuam nga ana lindore e saj. Aty pamë disa kasolle prej balte dhe shumë kuti konservash ushqimore të zbrazëta me shkronja çirilike, të mbetura prej fushimit serb nga ditët e arratisjes nëpermjet Shqipërisë të ush¬trisë së mundur serbe. Prej këndej shtegu zbret në luginën e Mallës dhe ngjitet prapë majtas përmes një gryke të pyllëzuar për rl;ë Lurë të Epërme, e cila ka një vendndodhje të mrekullueshme në një luginë në një lartësi prej 1100 m. Ky vend më kujtoi fshatrat tona të larta të Tirolit: Gurgl dhe Vent. Në atë kohë Batalioni 19 Perandorak i Push¬katarëve ndodhej rastësisht në Lurën e Epërme ku kishte ndërmarrë një ekspeditë. Komandanti i tij, Nënkoloneli Broser, më priti përzemërsisht dhe, duke qenë se i duhej të shkonte nga Lura për në Kthellë dhe Selitë si gjykatës, më pyeti nëse do të ki¬sha dëshirë ta shoqëroja dhe të vija njohuritë e mia të gjuhës vendore në dispozicion të ekspeditës. Unë e pranova propozimin e tij me kënaqësi, jo vetëm sepse doja ta ndihmoja, por edhe sepse udhëtimi më dha një mundësi të mirëpritur për t\’u njohur me fisin dhe me gjuhën e Kthellës. Pas mbarimit të gjyqit në Kthellë, udhëtova me Batalionin 19 të Pushkatarëve përmes Oroshit dhe Kthellës së Epërme për në Selitë ku në Qafën e Kishës ngritëm fushimin midis kishës dhe famullisë në mes të këtij fisi jopaqësor.

Çfarë përjetova gjatë dhjetë ditëve të qëndrimit me Batalionin 19 të Pushkatarëve, ku bashkëpunova ngushtë me oficerët e trupave të cilët ishin mjaft të afrueshëm, në një nga krahi¬nat më të ashpra të Shqipërisë, i përket më shumë një kapitulli të historisë politike të Shqipërisë në këtë kohë të trazuar se sa një raporti shkencor për një institucion akademik. Mjafton të theksohet se si myslimanët e Lurës po ashtu edhe katolikët e Kthellës, që në asnjë mënyrë nuk ishin më të mirë, duhej të mësonin se \”kohët e vjetra të arta\” në Shq¬ipëri kishin perënduar dhe se qytetërimi evropian, i përfaqësuar nga ushtria austro-hungareze, tash po trokiste në derën e Shqipërisë, e cila deri tani kishte mbetur e mbyllur ndaj çdo përparimi kul-turor dhe etik.

Pasi kreva detyrën time si \”përkthyes gjyqi\” dhe\” pasi mësova diçka për dialektin e këtyre fiseve, i cili është mjaft i ngjashëm me dialektin e Mirditës, u ndava prej zotërinjve të batalionit dhe u ktheva në Shkodër përmes Oroshit, Blinishtit, Ungrejt, Vigut dhe Vaut të Dejës. Dhe pas një qëndrimi të shkurtër, u nisa për në shtëpi. \”

Marre  nga libri: "DRITSHKRONJA – Fotografia e hershme nga Shqiperia dhe Ballkani Jugperendimor", Prishtinë, 2007

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*