Halil Ahmet Kopani

 Lindi në Kabash në vitin1937.

– Kryetar i Gjykatës së Apelit, Tiranë,
– Anëtar i Gjykatës së Lartë, Tiranë,
– Drejtor në Prokurorinë e Përgjithshme, Tiranë,
– Anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Tiranë.

Në Kabash, vendlindje kreu filloren. 7-vjeçaren (triklasëshe) e vazhdoi në qytetin e Pukës, në kushte tepër të vështira. Natën flinte në klasë mbi një dorë rrobash të leshta të cilat gjatë ditës, të mbledhura në një thes, i lente në kthinën ku pastruesi mbante enët e pastrimit të shkollës. Për netët e ftohta nuk mund të siguronte ngrohje. Aty ushqehej me një ushqim tepër të varfër. Aso kohe nuk kishte konvikt, kurse shtëpinë e kishte tri orë larg me një ekonomi të rënë. Të gjitha i përballoi në sajë të vullnetit të fortë dhe dashurisë për shkollën. Në Tiranë mbaroi shkollën e mesme ushtarake \”Skënderbeu\” dhe më pas Shkollën e Lartë Ushtarake të Oficerëve. Për arsye shëndetësore u lirua me gradën n/toger rezervë. Me ndërhyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes, iu ofrua bursë për në Fakultetin e Mjekësisë UT Tiranë. Për shkak të vështirësive ekonomike të prindërve nuk mundi të vijonte. Mbeti për pak kohë në fshat duke u marr me punët bujqësore. Më pas mundi të siguronte bursë për drejtësi. Më 1963 diplomohet jurist dhe emërohet në Pukë zv/prokuror i rrethit. Si kreu kursin 1 – vjeçar për filozofi në Tiranë, caktohet kryetar gjykate i rrethit të Pukës. Gjatë viteve 1970-\’73 kryen njëkohësisht edhe kualifikimin pasuniversitar në drejtësi. Me specializimet e kryera e përvojën e fituar, transferohet duke u emëruar kryetar i Gjykatës së rrethit të Kukësit, ku tregon aftësi profesionale dhe integritet; me marrëdhënie të mira me komunitetin e Kukësit; gjithnjë serioz, i qetë, i matur dhe i përpiktë në punë.

Në dhjetor 1978, Kuvendi Popullor e ka zgjedhur anëtar të Gjykatës së Lartëë dhe më pas e ka rizgjedhur edhe dy legjislatura të tjera në këtë detyrë. Mars 1979 emërohet drejtor i Drejtorisë së Organizimit dhe kontrollit Gjyqësor në Gjykatën e Lartë, ku ka treguar aftësi organizative, drejtuese dhe pjekuri profesionale, gjë për të cilën është dekoruar dy herë me mirënjohje e shërbime të shquara shtetërore e shoqërore.

Gjatë shërbimit në Gjykatën e Lartë ka ngritur probleme lidhur me rritjen e nivelit dhe të kulturës së gjykimit, zbatimin e drejtë të ligjit për dënimet, përmirësimin e sistemit gjyqësor, përballimin e ndërhyrjeve në gjykimin e çështjeve, për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë së gjykatave në gjykimet për krime politike. Në vazhdim, mbajti qëndrim kritik për të metat në sistemin gjyqësor, për politikën penale të papërshtatshme, për shkeljen e parimit të pavarësisë së gjykatave etj. duke kërkuar e argumentuar nevojën e krijimit të gjykatave të apelit, shkrirjen e gjykatave të fshatrave e të lagjeve të qyteteve si hallka të tepërta të sistemit gjyqësor. Problem mbetej edhe shkëputja e hetuesisë nga Ministria e Brendshme dhe krijimi i Ministrisë së Drejtësisë. Ngritja e këtyre problemeve nuk është pritur mirë nga organet kompetente partiake e shtetërore të kohës, duke i tërhequr vemendjen për kërkesa të tilla.

Hali Kopani.

Me krijimin e Gjykatave të Zonave (Apelit), 1988, emërohet kryetar i Gjykatës së Apelit në Tiranë, duke vazhduar të jetë edhe anëtar i Gjykatës së Lartë. Detyrën e re mjaft të vështirë e me përgjegjësi e kreu me sukses duke përballuar me takt e maturi ndërhyrjet e elitës partiake dhe shtetërore të kryeqytetit, për çka u bë më i njohur dhe i respektuar si jurist e gjyqtar. Me fitoren e së djathtës, në nëntor 1992, transferohet nga kjo gjykatë dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokuronë e Përgjithshme. Në kushtet e rendit demokratik kishin dalë detyra të reja për ndryshimin, hartimin dhe zbatimin e legjislacionit të ri, për përmbushjen e të cilave merr pjesë gjallërisht në komisionet e ngritura dhe jep ndihmesën e tij.

Në realizimin e detyrave rol me vlera kanë luajtur takimet që ka zhvilluar me organe, zyrtarë dhe juristë të vendeve Perëndimore Europiane dhe të SHBA-së, si dhe vizitat e punës që ka bërë në Gjermani (1994), në Ministrinë e Drejtësisë në Bon, në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme të Gjermanisë në Karlsruhe, në Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme të landit të Berlinit dhe të Hamburgut, ku ka shkëmbyer përvojën e punës me këto institucione gjermane.

 Në Strasburg (Francë 1995) me ftesë nominale të Këshillit të Europës për një vizitë studimore pranë këtij Këshilli dhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Duke vlerësuar punën dhe ndihmesën e dhënë në fushën e drejtësisë dhe përvojën e pasur juridike, Kuvendi Popullor i Shqipërisë në vitin 1997 e zgjedh anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Mbasi bën betimin para Presidentit të Republikës z. Sali Berisha, fillon ushtrimin e kësaj detyre të rëndësishme, ku tregon aftësi dhe integritet në gjykimin e Ka marrë pjesë në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese të vendeve ish-socialiste, të organizuar në Erevan të Armenisë (dhjetor 1997), ku ka diskutuar për përvojën e Gjykatës tonë Kushtetuese, kryesisht në gjykimin e çështjeve, objekt e të cilave ka qenë cënimi i lirisë, i pronës dhe i të drejtave të njeriut nga një proçes i parregullt ligjor…

Nga: Xh. M.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*