Pjeter Meshkalla

Lindi në Shkodër me 26.9.1901.

Kreu mësunet në vendltndje, ndërsa studimet e larta i vazhdoi në Linc (Austri) deri më 1919. Vazhdoi studimet në Goricë të SUovenisë dhe fakultetin e filozofisë në Napoli (Itali). Me 1931 u shugurue meshtar i S.J. në Shkodër. Më 1934 themeloi rrethin (Shën Gjon Bosco) për edukimin e rinisë e vazhdoi në Tiranë më 1937 në rrethin e «Sh.Pjetrit». Në vitin 1945 i kërkohet bashkëpunim nga regjimi komunist i Tiranës. Ai jo vetëm që nuk e pranon, por në predkun me rastin e vdekjes sëlmzot Bumçit, demaskon haptas rregjimin e diktaturen komuniste. Për ketë më 1946 arrestohet dhe dënohet me 15 yjet burg, dërgohet në kampet epunës, dhe në Burrel, ku lirohet ne vitin 1960, shkon në Shkodër, por pa të drejtë me shërbye si meshtar.

Kur në Shkodër po zhvillohej «Revolucioni kultural», Pater Meshkalla në 1967 i shkruan nje leter krimiiielit Mehmet Shehu, dhe kërkon me i ndalue dorën e përgjakun që po vepronte aq egërsisht U arrestue me 29 prill 1967, dënohet me 10 yjet burg gjoja për «agjitacion e propagandë». Ai u tha: «Ju më dënoni sa të doni, se nnë prap se prap do të dal, mbasi ju shoqishojnë keni me hangër. Aty asht fundi i juej! «Doli në moshën 78-vjeçare dhe jetoi si misionar i vërtetë i Krishtit, deri sa vdiq me 28 korrik 1988.

Ka sherbyer famulltar ne Kryezi.

Asht kleriku i parë që u dekorue më 1992 si «Pishtar i Demokracisë». Ai pat thanë në gjyq; «Po të shprehë lirisht mendimet e tij populli, ky pushtet nuk ka për të zgjatë shumë».

ART’ E MORALITET

(Shkrim i P. Meshkalles)

Arti nuk bazohet (identifikohët) me moralitet, as, nuk mjafton me kenë njeri i ndershëm, për me kenë artist.

Nuk mund të gjykohët vlera e bukurisë me kritere të një rendi tjetër, as nuk mund ti rëzervohët nënshtetësia, vetëm atij frymëzimi, që, vehët në sherbim të një ideali jashta artit.

Nuk mjafton për shembull, që, romani, drama, vjerrsha, të kenë një përmbajtje patriotike, për me u quejtun vepra arti. Një atdhetar i mirë, mundët me kenë një shkrimtar i keq: si, dhe, një moralist i mirë, mundët me kenë një stilist i keq.

Arti për me kenë art, duhët me kenë ma sëpari, shprehje e gjallë e bukurisë. Në këte vështrim (pozitiv dhe jo eskluziv), mund të pranohët teoria "art për art". Megjithkëte, arti, simbas natyrës së vet, nuk gëzon një pavarësi absolute prej çdo ligje jashtë-artistike, nuk asht amoral.

Po të ishte prodhimi artistik vetëm një tubë shkëndijash të lëshueme prej zhenive të vetmuem, në hapsinat e vetmueme, ndoshta, nuk do të kishte pasë nevojë për termometrin e ligjit moral. Por, në fakt, arti jep e merr gjithshka prej shoqnisë njerëzore, e cila, natyrisht mbështetët mbi bazat e këtij ligji moral, prandej, nuk ka art të vërtetë që me kenë në kundërshtim me ligjin e natyrës dhe, pa një përmbajtje (mbrendsi) morale.

I famëshmi profesor i letërsisë në Universitetin e Napolit, Fr. D. Ovidio, edhe pse pranon teorinë "art për art", e shpjegon teorinë e vet pa rezerva, kur, shkruante: "Nuk do me thanë se gjykimi mbi një vepër arti do të jetë ekskluzivisht estetik. Nuk duhët përzi elementi i thjeshtë estetik me elementët tjerë, por, as nuk do të qendrohët indiferent ose kryelartë, përballë këtyne elementëve të tjerë. Arti nuk zhvillohët (JETON) jashtë botës, por, asht i lidhun me të gjitha lëvizjet tjera njerëzore, me të gjitha manifestimet (shfaqjet) e tjera të jetës shoqnore, madje, edhe me një njeri të vetëm. Aftësia artistike nuk asht një cilësi krejtë e veçueme, por, asht e gërshetueme me cilësi të tjera të shpirtit".

B.Croce, teoricien italian i estetikës në ditët tona shkruan: "Moralisti, me plot të drejtë kritikon disa vepra që esteti kërkon ti miratojë. Porse, arti në kulm, sikurse i afrohët përkryemjës (përsosjes), ashtu edhe i afrohet së mirës; dhe, përçamja ndërmjet moralit e estetikës, vërtetohët vetëm në veprat që rradhitën ndër shkallët ma të ulta në hjerarkinë e bukurisë". Dhe, prap në një vend tjetër thotë: "Në kjoftëse, arti gjindët përtej kufinit të moralit, artisti , <<si njeri>> nuk asht as përtej, as këndej, por, nën sundimin e tij dhe, nuk mund ti shmangët detyrave si njeri".

Kur vepra artistike merr gjallni prej frymës së idealeve ma të larta njerëzore, jo vetëm shumëfishohët ndikimi i saj mbi lexuesa apo shikuesa, (prej shkrimjes së idealeve të larta morale, me ata thjeshtë estetike), por, edhe artisti vetë fuqizohët në cilësitë artistike, që, ka prej natyre.

Në kundërshtim të haptë me këta parime, asht ajo rrymë, gati e përgjithëshme, e cila mbron teorinë e emancipimit të plotë të aktivitetit artistik, prej moralit. Kjo rrymë, prej lartësive të kthjellta, pak nga pak e ka ulë artin me i sherbye spekulimeve tregtare, mbi andjet e turmave, me prodhime të ashtuquejtuna "artistike". Prej shkëputjes nga ligjët morale, sot, triumfon gjanë e gjatë dhe e patrazueme, ndër të gjitha degët e lamit artistik, paraqitja sistematike pornografike-seksuale.

Bukë e përditëshme asht ngallnjimi (triumfi) i shkeljes së kunorës, mbështetun mbi evolucionizmin dhe determinizmin fatal Ibseman e Zolian. Shija e shndoshtë e bukurisë mbetët shumë e shtypun nën peshën e épshit dhe, kërkohët me u zëvendsue me drogat e impresionizmave të errta të sensacioneve violente, të grushtave mahnitës.

Shtrembnimi (prishja, turbullimi) i ndjesive dhe i karakterit të turmave, i frynë vetë zjarrit që ka ndezun në to propaganda e pandërgjegjëshme. Të gjitha klasat shoqnore, edhe ma të pazhvilluemet, i kërkojnë sot artit sorogate (mjete fitimi falso) të lehta. Ndër shfaqjët e filmave, të dinamizueme (fuqizueme) prej sonoritetit, në vërshimin e romaneve, revistave të ilustrueme, etj. turmat gjejnë një mjet dëfrimi shumë ekonomik e të përdorshëm.

Çka mund të mendohët ma e tërbueme ose, e bastardhueme, ma kriminele ose ma gjaksore, pranohët, shfaqët e përhapët prej këtij pseudo-arti, tue nxitë e ndezë dëshira të shfrenueme, sidomos, ndër zemra që, porsa kanë fillue me bulue, tue polarizue vëmendjen e tyne kah objektët seksuale. Kjo ndodhë sepse, mosha e ré asht ajo që, e ndjen shumë ma të fuqishme tërheqjen dhe shijen kah bukuria, ajo, asht préja ma e afërta e këtyne pusive.

Bukuria dhe dashnia janë dhe kanë me kenë gjithmonë, gurra e pashterrshme e frymzimit artistik. Por, frymzimi mundët me kenë bujar ose shtazor; i njajti objekt mundët me kenë edukues për një mendje të pjekun dhe, shkrumues apo shpartallues, për një zemër të njomë, për një mendje të pandritun ende.

Kjo, asht afër mendësh. Dhe, për me e prue edhe ma afër mendësh këte të vërtetë, unë, pyes përgjegjësit (prodhuesa, lejuesa ose reklamuesa) e propagandës së artit amoral (e imoral): A kishit me pranue ju, që, fëmijët tuej e mbarë familja e juej, me zbatue parimet që proklamohen e, poshtersitë që përshkruhën e zhvillohën para syve të tyne, ditë për ditë, ndër libra, revista, ilustrime, piktura, filma, etj.?!…

Porse, ta pranoni, o mos ta pranoni, ata, kur, ta kenë mësue rrugën njëherë, kurrë, kurrgja ma nuk i ndalë!

Frytet shihën, por, asht kot me kja!…

Kush mbjellë érë, korrë stuhi, thotë një proverb i huaj!


Marrë nga gazeta e përdyjavëshme "TOMORRI I VOGËL"
Tiranë, 15 gusht 1942.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*