QËMTIME NË TOPONOMINË E MALZIUT

Prof. Dr. Shefqet Hoxha

1. Emërtimi \”Malzi\” nuk ka shënuar të njëjtën trevë gjatë shekujve. Siç duket, në zanafillë, me këtë emër është quajtur tërë hapësira midis Drinit të Zi, në lindje, e Gomsiqes, në perëndim. Kjo visore, pra, njihej si \”Dheu i Maleve të Zeza\” . Te ky mendim na çon disi Rahni, i cili në veprën \”Udhëtim midis Drinit e Vardarit\” (1867) përmend disa herë malet e zeza të kësaj hapsire. Më vonë, siç dëshmojnë defterët kadastrorë osmanë të shek. XVI, Malzi u quajt vetëm \”Dheu i Pukës\”, pa rrethinat e. Iballës e të Spasit (a të Lekës).

1. Si emër vendi Malziu është zënë në gojë herë pas here gjatë  shekujve: 1444(opidum Dagni cum Satho et Cerna Gora vel Mali Ixii); 1463 (Malici); te Muzaka (Montagna Negro); shek. XVI: 1529-36, 1571,1591 (nahija e Malit të Zi); 1575 (malet e Malit te Zi të Epër); 1637 (Monte Nero); 1638 (Monte Negro); 1671 (Malzi); 1690 (nahija e Malit të Zi); 1720 (Monte Negro); në mesin e shek. 1 7 edhe Karadak.

Ky toponim ka tërhequrr vëmendjen e shumë studjuesve, po drejtazi janë ndalur mbi të K.Ulqini2 e K. Luka3, të cilët kanë ndriçuar shumë çështje, por kanë mbetur edhe të tjera të paqarta. Një analizë e plotë rreth tyre nuk mund të bëhet këtu, prandaj po ndalemi vetëm te burimi i emrit.

Gojëdhana popullore e shpjegon zanafillën e emërtimit \”Malzi\” me një dredhi të malësorëve të rrevës së Spasit ndaj një  reparti ushtarak.

Prof. Shefqet Hoxha.

turk, që kish ardhur aty. Për të trembur armikun ¬-thotë gojëdhana – banorët vendas tërhiqen në shpatet e maleve përreth, e ndezin qindra zjarre, tymi i të cilëve mbulon vendin. Ngjyra e zezë e tymit -vazhdon gojëdhana -u dha emrin këtyre maleve dhe pastaj edhe trevës brinj tyre. Eshtë vetëm një etimologji popullore.

Sipas Shufflayt, krahina ka marrë emrin nga një bimë e quajtur \”cernogorice\”, e cila – sipas tij – na u gjinkërka me shumi¬cë në këto vise4. K. Ulqini mendon se vendi është emërtuar \”Malzi\” nga natyra e maleve të mbuluar me pisha5. K.Luka, duke analizuar fshatIn \”Zezë\” (I Sesi, Sesi) , që shënon F.Bardhi më 1637,6, të cilin K. Ulqini e ka njëjtësuar me lagjen \”Zezë\” të Pukës, mendon se I Sesi, Sesi, mund të jetë një antroponim për të treguar një cilësi, por si emër mund të lidhet edhe me të çarat e shtresave kuprifere nga ana e lumit të Gominës dhe atëherë do të ishte emër gjeo¬grafik. Në përfundim, K. Luka shpreh një farë prirjeje për të shpjeguar kështu edhe emrin e mbarë Pukës që në atë kohë quhej Mali i Zi. Asgjëmangut, duhet vënë në dukje se edhe në një Mal të Zi tjetër, njihen fiset Cemojeviç e Bellopayliq(pra të zezwt e tw bardhët si dhe të Bardhët e Gashjt.të,cillwt e mbajnw veten tw njw dege me Bellopavliqët e slIavizuar sot).

Ndër gjurmuesit e toponimeve të •kësaj treve Kordinjano, i cili katundin e Spartit (Shparet mw .l529-36, 1571, 1591),  që shënon F. Bardhi më 16389 e njëjtëson me Malin e Zi10, Këtë Spartin, nga ana tjetër, K. Luka e gjen edhe sot në Mal Zi  dhe ¬emrin e tij e shpie te ndonjë varietet i tipit gjeshtë, xinë, pra e shpjegon si fitonim11.

Po të jetë që te Spart gjendet vërtetë një dru i gjinisë Xanë (Sp~rtium L.), dëshmohet edhe në veri një fjalë e shqipes që në këtë trajtë dihet se gjëllon vetëm tek arbëreshët e Greqisë dhe të Italisë dhe në Konispol, por nuk shpjegojmë dot me të emërtimin Mal i Zi, si ka menduar Kordinjano ..

Përkundrazi, një Mal i Zi shënohet, pikërisht, në krahinë të Spasit që në vitin 1348, te krisobula e Stefan Dushanit. Aty thohet shprehimisht: \” … Dhe fshatin e vogël Kruimada, me vreshta, kufiri i të cilit shkon nga burimi i Shën Gjergjit në pjesën e Shën Ilisë, në kënetën e Suhës deri në sinorin e Shiklës dhe prej sinorit të Shiklës deri në Drin gjatë rrjedhjes në Shën Koll dhe në Gavçe, në burimin që gjendet në pjesën e Malit të Zi, buzë qershive.\”12 Ky Mal i Zi, besoj, është bërthama e emër¬timit të mëvonshëm të krejt trevës përreth. Vetë emri Mal i Zi duhet të lidhet, ashtu siç ka menduar edhe K. Ulqini, me pishën e zezë (pinus nigra), e cila mbulon pyje të tëra në krahinë të Spasit dhe në tërë viset e Pukës. Nga ana gjuhësore kemi një kompozitë të një tipi të lashtë të shqipes. Por kur dhe si u ngujua ky emërtim vetëm në krahinë të Spasit, mbetet për fu qëmtuar.

2. Në sesionin e parë shkencor për toponominë e Pukës (1977) prof E. Çabej në analizën që i bëri emrit të kësaj treve, u lidhi kryet diskutimeve të bëra për të nga një dorë studjuesish dhe arriti në përfundimin tejet të rëndësishëme, se, përderisa përkrah toponimit ekziston edhe apelativi përkatës pukë \”rrugë\”, gjykimi për një burim të huaj do të ishte i ngutur13. Pyetjes se gjer ku shtrihet emërtimi Pukë në hapësirë, Çabej i përgjigjej duke shënuar të dhënat që njiheshin deri aso kohe (Udha Puk midis Balçit e Krajnit në Zadrimë; Pukajt në Buzhalë; Hije Pukës në Qerret; Më Puka e Më Qafet Pukajt në Lvrushk; Në Qafë Pukë në Dom të Mirditës; Te Guri Pukave në Koman dhe Qafa e Pukave në Qerret të Poshtëm. Dihet, ndërkaq, se K. Luka e ka rritur inventarin e Pukave duke bërë edhe një analizë bukur të gjerë topografike të vetë emrit Pukë: Qafe Gropuke në Gojan të Mirditës. Qafe Grupuks në Gomsiqe, Ngropuk, lagje e vëllazëri në Karmë e Kisha e Ngo¬pukut (po aty), Tu Guri i Pukae (Kruemadh – Shllak), madje edhe Drize Pukës (Bathës-Elbasan)14. Mendimin e një burimi vendës të toponimit Pukë – siç dihet – Çabej .e mbështet tek prania e apelativit puk që dëshmohet te Rossi në shek. e kaluar për italo viuzza \”rrugicë\”, duke besuar se kërkimet e mëtejshme do të hedhin dritë më shumë mbi përdorimin e këtij apelativi edhe në
ditë të sotme.

Kërkimet e bëra në këtë dhjetëvjeçarin e fundit kanë nxjerrë në dritë edhe të dhëna të reja si për shtrirjen në hapësirë të Pukave, si për përdorimin edhe në ditë të sotme të apelativit pukë për rrugë. Veç Pukave që ka shtuar K. Luka, unë do të sjell edhe të tjera, të cilat i kam qëmtuar në Malzi dhe në krahinat e tjera të Kukësit: Pukat (Simon); Prroj Puks e Pukajt (Petkaj); Pukat, N\’Pukashit, N\’Pukash, Rrasat N\’Puka e Udhë Puke (Zaharisht); Puka \”lagje\” e QafePuks (Surroj); UdhëPuk (Kënetë); Nërpuka (Gjegjën-Lumë); Udha Puk, Ara Puk, Lame Puke e Nërpuket (Bardhoc); Nërpukat (Morin); Lame Pukave, Pukat, Brijat e Pukave (Resk); MoIl Puke (Gjegje-Bushtricë). Ky rrjet i dendur Pukash në krahinat e Kukësit dëshmon, njëherit, edhe një njet të dendur rrugësh lashtore të skicuar prej nesh, të cilat të nisura nga Dardania; Maqedonia, Panestia, Pirustia e Labeatia, pikëzoheshin rreth vendit ku takohen dy Drinat.

Ndërkaq, me zbulimin e këtyre Pukave të reja, nuk mund të flitet më për një vis reelativisht të ngushtë me emrin Pukë, por për një visore mjaft të gjërë \”të Pukave\”, që zgjatet që nga Zadrima, në perëndim e deri në rrethet e Prizrenit, në lindje. Që në thelb të gjithë këto Puka kanë një apelativ me gurrë të huaj e dëshmon edhe një e dhënë e re e panjohur më parë që e kemi qëmtuar në Rrafshe të Lumës. Fëmijët dhe të rinjtë e kësaj treve një pjesë të lojës \”shkop e cingël\”, të njohur këtu me emrin \”çilmekas\” e emërtojnë puke-t. Kështu, kur lojtari godet me shkop në ajër çilmekun, thotë: \”e para pukë, e dyta pukë\” etj., çka nënkupton: e para udhë, e dyta udhë etj. Kjo të çon po te përfundimi i Çabejt se apelativi puk, që në zanafillë ishte një \”Publica via\”, erdh e u ngulit në gojën e shqipfolësve edhe si rrugëzë ose shteg, por që në njedhë të moteve u atrofizua duke mbetur vetëm në disa topo¬nime ose në disa përdorime të skajshme.

3. Një toponim vendas të tipit të Pukës unë e gjej edhe te Shtanë, katund në Malzi, pse jo, edhe te ndonjë toponim tjetër i
mbajtur si i burimit latino-roman. Në Krisobulën e vitit 1348 të Stefan Dushanit është shënuar edhe një fshat me emrin Koshtani në Malziun e sotëm, \” i cili në botimin shqip të vitit 1962 jepet me dy trajta: Koshtani e Koshtari e në Treguesin e emrave vetëm Koshtari (shih Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, v. II., 1962, f. 149,394). Trajta Koshtari duket është e gabuar, sepse nuk e kanë botimet e mëparshme të krisobulës (shih, Zakoski spo¬menici të Novakovicit, 191216 ,Acta et Diplomata të Thalloczy, Jirecek, Syfflay, 1913)17. Koshtanin e shek. XIV e kam njëjtësuar me Shtanën e sotme, të cilën, në regjistrat kadastrorë osmanë të shek. 16, e gjejmë të regjistruar Shtanja.18 F. Bardhi në relacionin e vitit 1638 e jep Villa di Stana, ndërsa S. Gaspri (1671- 72) Stana = Shtana.19 Në trajtën e gabuar Datana e gjejmë te Kuvendi i Arbërit.20. Një Qafë Shtanë e kemi po në Malzi dhe Kepi i Shtanës. Shtana e Bardhë, Shtana e Zezë në Tejdrine të Ujmishtit (Lumë).

Mjedisi rrethues i Shtanës i përbërë nga një pyll i lashtë gështenjash dhe trajta Koshtani e vitit 1348 na ndihmojnë të dallojmë te Shtanë apelativin e huazuar latin castanea \”gështenjë\”. Apelativi i huazuar në gojë të shqipfolësve shërben për të emërtuar, në zanafillë, drurin e gështenjës dhe frutin e tij e pastaj edhe venbanimin për të cilin po flasim. Krah. p.sh. një Kashtanja në shek. 16, fshat i nahijes së Dibrës (=Lumës), i rrethuar gjithandej me drunj gështenjash.
Sot në trevën e Malziut gështenjës i thonë kshtajë.

 Zinxhiri i trajtave castanea: Koshtani (1348): Shtanja (shek. 16) Viita di Stana (1638): Shtanë (sot) shpjegohet fone¬tikisht pa vështirësi: a-ja paratheksore në fillim errësohet në ë Si te camisia: këmishë e pastaj kjo kalon në o, duket sipas \”veeçorive fonetike të së folmes të rrethinës (por mbase mund të jetë edhe trajtë e regjistruar gabim, a gabim shtypi). Ndërrimin s:sh të periudhës paraturke e kanë shpjeguar Thumbi e Jokli21 (krah. Ilir. Scodra:Shkodër\’, lat. Signum: shenj, greq e vj. praison: presh). Zhvillimi nj:n është i njohur dhe rënia e një rrokjeje ballore e
 
pranueshme për shqipen. Ky toponim në zinxhirin e tij historik, pse është zhvilluar sipas ligjeve fonetike të shqipes, dëshmon edhe për vazhdimësi etnike shqiptare të popullsisë së trevës ku gjendet.

4. Mikrotoponimi Këlkere është qëmtuar në veri të Krye¬madhit dhe emërton një shpat me shkëmbinj gëlqerorë, që është mbuluar s•ot nga ujët e Liqenit të Fierzës. E kemi regjistruar edhe në Bicaj: 1. Këlkerja = lëndinë në rrëzën perëndimore të Gjallicës dhe 2. Lugji Këlkeres = shpat në bokat në perëndim të fshatit. Edhe në Junik të Gjakovës një lëndinë kodrinore e zhveshur, pIor për plot me gurë, quhet po Këlkere.22 Në jugë të Lumës (Lusën, Vilë) dy shkurrishte me gurë quhen pak më ndryshe, Këlçere.

Te trajta Këlkere nuk është vështirë të hetojmë një zhvillim fonetik në gojë shqipfolësish të lat. calcarea, pra kemi të ngurosur këtu një fazë më të vonshme të saj, që, përndryshe, si apelativ, si emër i përgjithshëm, ka përfunduar në ditë të sotme në gëlqere. Te trajta tjetër Këlçere kemi zhvillimin k:q:ç, në përshtatje me veçoritë e të folmes lumjane të këtyre vendbanimeve.
Emërtimi Këlkere (gjegjësisht Këlçere) është i motivue¬shëm \”si vend ku ka gurë gëlqereje ose ku prodhohej gëlqerja.\”. Ka rëndësi ky toponim, se ruan të ngrurosur një fazë të zhvillimit historik calcarea:gëlqere, përndryshe të panjohur në dokumente shkrimore, si dhe kohën e emërtimit të këtyre vendeve, së pakut si kronologji relative.

5. Toponimin Kështeli e gjejmë disa herësh në luginën e Drinave ose pranë tyre. Në verilindje të Kalimashit (Malzi) kemi Kshteli , në Ujmisht të Lumës Çafe Kshtelit, në Surroj (po Lumë) Kshteli dhe në Konaj të Fanit, Maja e Kshtelit. E. Çabej, kur analizon apelativin e huazuar kështjell, pohon se kjo trajtë, së bashku me kashtjel të De Radës, merren përgjithësisht të huazuara nga italo castello, shpjegim që, për arsye të ndryshimeve fonetike që ka pësuar kjo fjalë – thotë ai – nuk duket bindës, prandaj anon më fort nga lat. castellum.23 Si formë parësore, Çabej gjen kshtjel-kështjel, prej nga, me reduktim të grupit je:e, ka rrjedhur trajta kshtel dhe toponimi përkatës.

E. Lafe e sheh toponimin Kashtel si një fazë më e përpar-shme e Kshtel, të cilin ai e gjen në luginën e Drinit të Zi, në grupin e toponimeve latino-romane të Shqipërisë. Ky Kashtel ¬sipas tij – mund të vijë nga lat. castellum.24 Por, duke qenë se krahas top. Kashteli gjëllon sot e gjithë ditën në gojën e pleqve të viseve të Malziut dhe të Lumës edhe apelativi kështel kshtel (dhe asgjëkundi kështjellë), i cili shënon një vend shkëmbor, një for-comë natyrore e të ndërtuar nga dora e njeriut, toponimet që sollëm më sipër i gjykojmë jo latino-romane, por të emërtuara mbi bazën e një apelativi të huazuar nga ajo gurrë.

1977

Shenimet:

1). Termin \”nahija e Spasit\” a \”e Lekës\”. e gjejmë te S.Pulaha. Popullsia, shqiptare e Kosovës gjatë shek. XV-XVI.1984, f.86.
2). Kumtari i Muzeut Popullor të Shkodrës. 1973. f. 105. ].
3). Etnografia shqiptare. nr. Il. f. 285-186: 290-293.
4). Serbët dhe shqiptarët. Tiranë. 1926. f.47.
5). Kumtari. f.109.
6). Relacione. ll. 24/195 e v.
7). Etnografia shqiptare. nr. ll. f.]06.
8). Studime historike. 4.1973. f. 169.
9). Relacione. II. f.147.
10). Sipas I. Zamputit. reI. ll. f.461. dok. 30. shën.5.
11). Etnografia shqiptare. nr. I I. f. ]06
12). Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë. v.lI. Tiranë. 1962. f. 149
13). Shih E.Çabej. Emri i Pukës. \”Puka dhe shkolla\”. Pukë. 1977. f.6-9.
 
14). Etnografia shqiptare. nr. 11. f. 290-293.
15). Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë. II. Tiranë. 1962, f. 149
16). Zakonski spomenici srpskih drzva srednjeva veka. Beograd. 1912.
17). Acta et Diplomata res Albaniae mediae actatus ilustrantia. v. I. Vindobone, 1913.
18). Studime historike. 4. 1973. f. 168
19). Relacione. I I. Ti ranë. 1965. f. 146
20). Etnografia shqiptare. nr. I I. f.203
21). E. Çabej. Studime gjuhësore. III. Prishtinë, 1976. f.138
22). S. Gashi. Prania e etnosit shqiptar në Kosovë gjatë shekujve XIII-XIY; \”Onomastika e Kosovës\”. Prishtinë. 1979. f. 99
23). E. Çabej, Studime gjuhësore. I. Prishtinë 1976, [, ~81
24). E. Lafe. Toponime latino-romane në truallin e shqipes, Kuvendi i Studimeve ilire. Il. Tiranë. f.140.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*