Kishte lidhje të shumta me krerët e vendit, si me Ndue Perdeden e Gojanit, Ndue Marka Llesh Kolën nga Xhuxha e Fanit, si dhe me shumë të tjerë nënshkrues të Aktit. Nga ana tjetër kishte dhe gjendje të mirë ekonomike dhe jetese, duke qenë dhe një shtëpi mikpritëse dhe kuvendi.
Për atdhetarinë e tij, Iidhjet farefisnore e miqësore, si dhe nga pozita gjeografike e përshtatshme e fshatit Kimëz dhe e shtëpisë së tij në veçanti, u bë e mundur qe të 29 burrat flamurtarë dhe krenarë, në mes tyre edhe Terenc Toçi, të hartojnë dhe të nënshkruajnë aty Aktin Konstituiv të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë.
Zef Ndoja kishte lidhje të ngushta si me shumë të tjerë dhe me patriotin dhe trimin e dëgjuar Ndue Perdeda, i biri i burrit në zë Perded Ndoi, i cili në kohën e vet ishte caktuar si udhëheqës i malësorëve.
Leave a Reply