Albert Gjoka

Albert Gjoka ka lindur më 6 dhjetor 1975 në fshatin Lumbardh të rrethit të Pukës. Përfundoi shkollën e mesme "Naim Frashëri" në Durrës dhe më pas degën e Letërsisë në Fakultetin Histori-Filologji në Tiranë. Që në vitin 1997 ka nisur punën si gazetar, duke punuar në disa prej mediave të njohura në vend si "Gazeta Shqiptare", gazeta "Shekulli", "Korrieri", etj… Po ashtu, ka qenë kryeredaktor i gazetës "Ballkan" dhe gazetës "Ekspres".

Në eksperiencën e tij professionale shënohet edhe puna si Redaktor Përgjegjës në televizionin satelitor "Alsat". Për një periudhë gati 2-vjeçare ai ka punuar edhe si ekspert i PNUD-it për nismat rajonale në Ministrinë e Ekonomisë dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Aktualisht është zëvendëskryeredaktor i gazetës "Albania".


Për për të kontakuar, mund ti shkruani në adresën e e-mailit: albertgjoka@yahoo.com

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*