Gjithkahë neper Male të Gegënis, Kumarija mbahet punë e madhe, por sidomos në këto ana të Shtatë Bajrakvet. Ket Kumari me shoqishojnë e xanë tuj i marrë flokët fëmijvet, ase, si thonë këndej " tuj rrue fëmijt per të paren herë\”.
Kumarin e thrrasin \”Shen Gjon\”, ase Rregulli, e i apin randsi të madhe, madje pak si të teprueme. Me gabue kush e me thirrë kend gand "Kumarë\” ase "Ndrikull \”, pa e pasë, do t\’ a mbajë per Kumarë ase Ndrikull të vertetë 30 dit rresht.
Me ba me i pështue goja burrit e me i Ishue be grues pa dash¬të "Pash Shejtin Sh\’ Gjon\” do të shkojnë e do të jetojnë bashkë si moter e vëlla per 30 dit rresht.
Pos Kumaris së flokëvet kan edhe \”Probatinin\”, ase vëllazni¬min me shoqishojnë, pa ndryshim besimi.
(Kallxlm populluer)
\”Shoka e Kumarës\” thirret në këto ana ylberi (vojuflla), qi del në Qiell mbas shiu.
Sipas Revistës "LEKA, Shkoder, 1932.
Leave a Reply