Muhamet Ali Cufaj

Për 20 vjet drejtor e inspektor arsimi, për 10 vjet kryetar i shoqatës së gjuhëtarëve të arsimtarëve dhe drejtues i aksionit kombëtar të "Fjalës së rrallë\”  në shkallë rrethi; studiues i kulturës popullore dhe aktivist i shoqërisë \” civile në\”, shkallë n/ prifekture, Pukë.

Më 1972 përfundon arsimin e lartë për gjuhë ruse. Krahas punës si mësues, drejtues shkollash, inspektor i arsimit në rrethin e Pukës, ka bashkëpunuar me institucionet qendrore studimore pedagogjike, psikologjike, të kulturës popullore e gjuhësore, duke u specializuar në këto fusha për një zbatim më cilësor metodiko-pedagogjik, shoqëruar me debate, konkurse e përgjithësime në shkallë shkolle, zone e rrethi. Njëkohësisht ka kryer eksperimentime e studime në ndjekjen e shoqërimin e programeve eksperimentuese për tekstet e reja të gjuhës shqipe, edukatës qytetare etj., gjë për të cilat përkrahet dhe vlerësohet nga Instituti i Studimeve Pedagogjike.

\"\"
 Muhameti me babain, Aliun.

Aksionit Kombëtar për mbledhjen e \”Fjalës së rralë"\’ e të frazeologjisë popullore në shkallë rrethi për Pukën, iu përgjegj me përkushtim bashkë me shoqatën e gjuhëtarëve për mbledhjen, sistemimin e shpjegimin semantik të leksikut të papërfshirë në Fjalorin e \”Gjuhës së Sotme Shqipe\’ (T. 1980), si edhe me veprimtari të shoqëruara me sesione shkencore në shkallë rrethi e më gjerë duke gjetur përkrahjen e miratimin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të A SH SH, Tiranë. Shqetësimet dhe përpjekjet për kushte dhe ardhmëri më të mirë të fëmijëve të moshës shkollore S-vjeçare i konkretizoi me formimin e shoqatës \”Mendoni edhe për Ne\”, duke ngritur dy qendra komunitare në qytetin e varfër të Fushë – Arrëzit, ku janë zhvilluar programe 6-mujore, për zotërimin e kompiuterit, aftësimin në përdorimin e veglave popullore dhe drugdhendje. Pas botimit me sukses \”Fjala e urtë në Pukë" dhe \”Ditar shkollor" ka në dorëshkrim fjalor me frazeologjizma etj.

Përgatiti: Xh. Meçi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*