Gjenden në fshatin Kçirë, 600 m mbi nivelin e detit. U studiuan nga gjeologu austriak F. Nopca. Fosilet e spacieve Sagaceras albanikum, Pronorites osmanicus, Procarnites scanderbegis, etj. dalin në një territor 4500 m2. Vizitohet me rrugën Pukë – Kçirë.
Peneplena e Gomsiqes
Ndodhet afër fshatit Gomsiqe, 800 m mbi nivelin e detit. Përbën mbetje të peneplenës tortoniane: sheshimi i relievit nga veprimi i faktorëve të jashtëm (erozionet, etj.), para 17 milion viteve, në kushtet e qetësisë relative të lëvizjeve tektonike diferencuese. Ka formën e një pllaje të sheshtë: 1,5 km e gjatë, 700 – 750 m 3 gjerë. Vizitohet me rrugën Pukë – Gomsiqe.
Guri i Shenjtë
Ndodhet afër fshatit Zezaj, 538 m mbi nivelin e detit. Është një gur graniti me formë shumëkëndëshi.
Legjenda e lidh me Skënderbeun. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë – Zezaj.
Gështenja e Kokdodit
Gjendet 981 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kokdode, komuna Iballë. Përbën pyll gështenjë kali (Aesculus hippocastanum L.), rreth 10 ha, me lartësi 15 – 17 m, diametër të trungjeve 100 – 130 cm, moshë mbi 100 vjet. Vizitohet me rrugën Pukë – Iballë – Kokdode.
Bungat e varrezave në Korthpulë
Gjenden në varrezat e fshatit Korthpulë, komuna Luf, 500 m mbi nivelin e detit. Janë dy drurë bunge, me lartësi 15 – 16 m dhe perimetër kurorë të përbashkët 70 – 75 m, diametër trungu 1 – 2 m e moshë mbi 300 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë – Gomsiqe – Korthpulë.
Qarret e varrezave të Shënkollit në Kryezi
Gjenden afër fshatit Kryezi, komuna Qafe – Mal, prane kishes se Shenkollit, 600 m
mbi nivelin e detit. Jane 5 qarre me lartesi 20 – 25 m, diameter 90 – 100 cm e perimeter 180 -200 cm, moshe mbi 250 vjet. Vizitohen sipas rruges rurale Fushe – Arrez – Kryezi.
Qarri i Xhamisë së Kryeziut
Gjendet në varrezat e fshatit Kryezi (Brahaj), komuna Qafë – Mal. Ka kurorë ovale, lartësi 10 – 12 m,
diametër trungu mbi 30 cm e perimetër 350 cm dhe moshë mbi 250 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushë – Arrëz – Kryezi.
Ujëvara e Kryeziut
Ndodhet në fshatin Kryezi, komuna Qafë Mali. Është në perroin e Oroshit, në shkëmbinjtë magmatike. Ka dy pragje 3 – 4 m lartësi secili dhe dy pellgje me thellesi mbi 1m. Vizitohet sipas rrugës Fushë – Arrëz – Kryezi.
Mrizi i Ndërlugjeve
Ndodhet 800 m mbi nivelin e detit, afer fshatit Meçe, në komunën Rrapë. Jane 4 drurë bunge 200 vjeçare me lartësi 15 – 16 m, diametër të trungut 90 – 100 cm e perimetër 1,7 – 2 m. Vizitohen me rrugën Pukë – Meçe.
Mani i Zi
Gjendet 800 m mbi nivelin e detit, pranë qytetit të Pukës. Eshte man i zi i veçuar, me lartësi mbi 9 m, diametër të trungut mbi 1 m, moshë rreth 100 vjet. Vizitohet kur shkon në qytetin e Pukës.
Hurdha e Tisit
Ndodhet 650 m mbi nivelin e detit, në luginën e Gomsiqes, pranë fshatit Pevzhë, komuna Tërbun. Përben dru tisi, me lartësi mbi 9 m, diametër të trungut mbi 80 cm, moshë rreth 100 vjet. Vizitohet sipas rrugës Pukë – monumenti (4 – 5 km).
Sofra e Lekës
Gjendet 350 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kabash, komuna Rrapë është një sofër guri mbi 7 m2, rreth së cilës mendohet se Lek Dukagjini zhvillonte kuvendet. Vizitohet sipas rrugës Pukë – Kabash.
Karsti i Munellës
Gjendet afër fshatit Tuc, komuna Qafë – Mal, në kurrizin e malit të Munellës, 1800 – 1990 m mbi nivelin e detit. Perfaqëson peisazh karstik me gropa, hinka, puse karstik, etj. Vizitohet sipas rrugës Fushe Arrëz – Mali i Munellës.
Pisha e Dardhës
Gjendet rreth 450 m mbi nivlin e detit, në varrezat e fshatit Dardhë, komuna Blerim. Është pishë e zeze (Pinus nigra), me lartësi 25 – 30 m, diametër trungu mbi 250 cm e perimetër mbi 750 cm, moshë mbi 100 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushe Arrez – Dardhë (30 km).
. Akacjet e Migjenit
Ndodhen tek muzeu i Migjenit ne qytetin e Pukes. Jane disa akiacie, nen hijen e te cilave pushente poeti i madh Migjeni.
Pisha e Shejzës
Ndodhet afër fshatit Iballë të Pukës. E vetme midis shkurresh, është e lartë mbi 20 m, me diametër të trungut rreth 50 cm e perimetër mbi 1,5 m dhe moshë mbi 200 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushë Arrez – Iballë.
Leave a Reply