MARK MESULI

Mark Mesuli është lindur në Dom (Gjegjan) të rrethit Pukë me 25 tetor 1952. Arsimin fillor e 8-vjeçar e kreu në vendlindje, atë të mesëm në shkollën pedagogjike \”Shejnaze Juka\” Shkodër (1971), kurse studimet e larta në degën Gjuhë – Letërsi, në Institutin e Lartë Pedagogjik \”Luigj Gurakuqi\” Shkodër (1976).

Ka punuar mësues në Kuzhnen, drejtor shkolle në Mesul, drejtor i shkollës së mesme Gojan i Madh (1984-1987), 8-vjeçares Gojan i Vogël (1989-1998) dhe të mesmes Gjegjan (1998-2000).

Ka qenë drejtues i shoqatës së mësuesve të gjuhës dhe letërsisë, anëtar i këshillit të Rrethit dhe Qarkut etj. Bashkëpuoi me grupin studimor për gjurmim materiaesh etnokulturore që do të përfshiheshin në \”Fjalorin Enciklopedik Shqiptar\” (1985), me shtypin lokal dhe atë qendror e pedagogjik: gazetat \”Përpjekja\”, \”Zëri i Popullit\”, \”Mësuesi\” etj. Disponon që prej 30 vitesh një bibliotekë të pasur familjare me libra artistikë, studimore dhe koleksione të gazetave e revistave pedagogjike, letrare e kulturore.

Në vitin 2000 zgjidhet Kryetar i Komunës së Gjegjanit, mandat që e përsëriti dhe njëherë në zgjedhjet pasardhëse, duke qenë deri në vitin 2007 drejtues i kësaj Komune, i trajnuar brenda dhe jashtë vendit për qeverisjen vendore.

Fryt i veprimtarisë së tij studimore janë botimet e kohëve të fundit: \”Një kullë në histori\” (2007) dhe \”Artisti popullor i skenës\” (2008).

Eshtë i dekoruar me medaljen \”Naim Frashëri\” etj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*