SHKURT JETA E AUTORES

Shaqe Cumraku (Zmali), motra e poetit Ton Zmali, lindi në vitin 1956 në Kokdodë të rrethit Pukë. Në vitin 1975 mbaroi shkollën ne mesme të Kulturës, dega Dramaturgji në Tiranë. Për aq kohë sa punoi në vendlindje ishte jashtë profesionit. Martohet në Kryezi, por as këtu nuk u emërua në profesion. Me transferimin e familjes së saj në Gjegjan për disa kohë mbeti pa punë. Në vitin 1985 mbaron kursin dyvjeçar me korrespodencë pranë Bibliotekës Kombëtare Tiranë si specialiste e librit. Është marrë me aktivitete kulturore e artistike dhe kryesisht me librin. Aktualisht punon e jeton në Tiranë. Motër e vëlla gjatë periudhës së Diktaturës kaluan një jetë të vështirë si rezultat i përndjekjeve biografike.

Vargjet e këtij librijanë një mënyrë pasqyrim i estetik i një realiteti konkret, që përbën vetë jetën e autores dhe të mjedisit që e rrethon atë. Poezia e saj ngjason me poezinë tradicionale, por poetja e tejkalon vizionin poetik të origjinës, duke e thyer kumtin e brendshëm me imazhe bashkëkohore.

PASURIA IME

I rrita me halle femijët e mi, kur dallgët e lumit më rrinin përbri, se shtëpia ime aty ishte ndërtuar, buka dhe loti bashkë gatuar. Erë e fortë shpesh trupin ma përshkonte, shiu i rrëmbyer mbi çati pikonte, gjëmimi i lumit veshët t\’i shponte, çdo gj ë rreth e rreth jetën ta shkurtonte. Por brenda në shtëpi diçka ndryshonte, dallga dhe furtuna murin nuk e shponte, se poshtë jorganit, o miqtë e mi, kisha unë dritën e shpirtit, të vetmen pasuri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*