Bindja për punën e kualifikuar si intelektual, m\’u krijua për Sabahun edhe në sesionin shken¬cor organizuar në Kabash, më 1978, ku merrnin pjesë kokat më të mëdha të shkencës shqiptare, si Prof. Dr. Eqrem Çabej, Mahir Domi, Jup Kastrati etj. Sabahu kumtoi: \”60 vjet të shkollës shqipe në Kabash\”, që së bashku me kumtesën \”Ngritja e Flamurit Kombëtar në Qelëz, shpre¬hje e patriotizmit të malësorëve pukjanë\”, gjen¬den të botuara në librin \”Puka dhe shkolla\” (viti 1978), botuar nën kujdesin e tij.
Gjithnjë për mire, e ruaj në kujtesë këtë djalosh të palodhur. Gjatë 10 viteve të punës sime në shkollën e Rrapëes, ai si punonjës metodist në Kabinetin Pedagogjik, na mësonte, na hapte horizont dhe vizione të qarta, për të ardhmen e arsimit në Rrethin e Pukës. Ai na la trashëgim librin e tij me vlera bashkëkohore: \’\’Udha e arsimit pukjan në vite\”, ku shpaloset historiku i arisimit të Pukës, që nga viti 1903, kur u hap në Iballë shkolla e parë shqipe. Ështe humbje e madhe, që u nda nga jeta në moshë të re.
Leave a Reply