PUKA NË FILLIM TË VITEVE DYZET Tw Shek XX.

Nga IDRIZ METI.

Gjurmët më të hershme të historisë që njihen deri në ditët e sotme tregojnë se hapja e themeleve të para për ndërtimin e qytetit Pukë e ka kohëlindjen aty nga fillimet e shekullit të dytë të erës së re.

Duke qenë thuajse në anën jug-lindore të fshatrave që formonin njësinë territoriale të krahinës së Pukës, qyteti ka qenë qendër administrative edhe gjatë periudhave që u takojnë pushtimeve të huaja, ndërsa pas hapjes e ndërtimit të rrugës automobilistike Shkodër-Pukë-Kukës ishte edhe pikëlidhje e Shqipërisë së brendshme dhe porteve veriore të Adriatikut shqiptar me viset e Kosovës e më gjërë.
* * *
Në fillim të viteve dyzet të shekullit 20-të qyteti kishte pak banorë. Vetëm 19 familje me mesatarisht katër frymë secila përbënin popullsine e përhershme të instaluar aty gjatë viteve. Shumica e njerëzve që merreshin me tregti, zejtari e ata në marrëdhënie pune me shtetin ishin nga vise e krahina të tjera të vendit, kryesisht nga qyteti Shkodër e disa nga Kosova.
Brenda në qytet por, më shumë në periferi qenë ngritur baraka e ndërtesa të tjera me mjete rrethanore në të cilat banonin disa qindra punëtorë krahu e specialistë italianë të
 
punësuar në shoqërinë A.SA (Azienda Strade A1banesi) së cilës i ishte besuar ndërtimi apo zgjerimi e rinovimi i rrugëve automobilistike rurale. Ata qëndruan, punuan dhe banuan në Pukë gjatë periudhës së verës së viteve 1941 e 1942.

Në periferi të qytetit ishin ndërtuar kazerma (baraka) për nevoja të ushtrisë pushtuese italiane. Disa prej tyre në tokat pjellore të lagjes Mehaj, të *ra në anën veri-lindore dhe shumë të tjera në anën jugore e jug-perëndimore të qytetit. Gjatë muajve të verës, pranë e rreth këtyre objekteve ngriheshin si kërpurdhat pas shiut çadra të madhësive të ndryshme të cilat shërbenin për strehimin e ushtrisë, ndërsa në periudhën e dimrit punëtorët largoheshin për në vendlindjen e tyre e ushtarët dislokoheshin gjetkë duke marrë rne vete edhe çadrat.

Rreth 150 metër largësi në jug-lindje të qytetit, në një territor prej 6000-7000 metër katrore tokë ish e punuar, banonin në baraka të rrethuara në tela me gjemba e të ruajtura me forca të shumta ushtarake e të milicisë fashiste rreth 100-120 të burgosur politikë revoluciona\’rë, sjellë në internim nga Mali i Zi, mes të cilëve thuhet se kanë qenë edhe 10-12 femra. Me kapitullimin e Italisë ish të burgosurit me ndihmën e pukjanëve, qerretasve e mllojasve u përcollën për në periferi të Shkodrës e drejt vendlindjes së tyre.

Pavarësisht se treva pukjane njihet e vlerësohet si njëra nga zonat më të pyllëzuara të Shqipërisë, kodrat e malet në afersi të qytetit sidomos në lindje, veri-lindje dhe perëndim ishin të zhveshura, ndërsa disa dhjetëra apo qindra metra larg shtrihen masivet pyjore të Tërbunit, Kërrabit dhe Cukalit të mbuluara me pisha, ahe dhe bredha, të cilat ndikonin fuqishëm që klima e qytetit Pukë të ishte e shëndetshme. E pavarësisht se uji i pijshëm në qytet sigurohej me pikatore; se ndërtesat e banimit ishin të pakta në numër e shumica ndërtuar me dërrasa; vështirësive në furnizimin apo sigurimin e ushqimeve tw shumë familje nga qyteti Shkodër përfshi edhe ata që nuk kishin dyqane apo veprimtari të tjera ekonomike, familje nëpunësish etj. gjatë muajve Maj, Qershor, Korrik dhe Gusht i kalonin pushimet në qytetin malor të Pukës.

Në numrin e popullsisë banuese të qytetit bënin pjesë edhe ata që ishin në marrëdhënie pune me shtetin (nëpunës, xhandarë, milicë) dhe ne një pakicë shegertësh e çirakësh që punonim në dyqane ose njësi artizanati e~. Kështu numri i popullsisë qytetare rritej e pakësohej në vartësi të stinëve të vitit, të lëvizjes apo transferimit të reparteve ushtarake e~.
Qyteti i Pukës shërbente edhe si vend qëndrimi e i çlodhjes së njerëzve që udhëtonin nga Shkodra për në Kukës, Kosovë e anasjelltas. Ata pushonin e pinin kafe pas atij udhëtimi të gjatë mbi rrugët plot pluhur ndërsa motorrët e automjeteve ftoheshin e furnizoheshin me karburante në rast nevoje.

* * *

Në qytet ishte vendosur aparati administativ i nënprefekturës së Pukës me gjithë përbërësit e tij. Veprimtaria e shumicës së këtyre institucioneve shtrihej në gjithë hapësirën pukjane. Nënprefektura ndahej në njësi më të vogla administrative që quheshin komuna. Qyteti Pukë ishte dhe qendra e komunës që përfshinte e administronte fshatrat në periferi të tij.
Nënprefekt për Pukë n ishte Nuh Kazazi nga qyteti Shkodër ndërsa më vonë ai është zëvendësuar me Jonuz (Bebeziqi) Osmanoviç po nga qyteti Shkodër.
 
Rreth-komandant i xhandarmërisë për nënprefekturën e Pukës ka qenë kapiten Kasem Palushi nga Kukësi, më pas është emëruar kapiteni i parë me mbiemrin Kondura nga jugu i vendit, ndërsa në vjeshtën e vitit 1943 është emëruar kapiten Xhemal Laçi nga fshati Pukë.

Kryetar i degës së mobilizimit ushtarak (dega ushtarake) ka qenë kapiten Din Bajraktari nga Tropoja, ndërsa më vonë atë institucion e ka drejtuar një oficer italian.

Komandant i garnizonit ushtarak ka qenë një kolonel italian, ndërsa komandant i repartit të milicisë fashiste ka qenë Palë Bibë Miraka nga fshati Iballë i Pukës.

* * *

Veprimtaria kryesore ekonomike, rrjeti tregtar, zejtar e~. që i jepnin jetë e gjallëri qytetit Pukë në vitet dyzet ishte vetëm në ftllimn e zhvillimit. Në qytet kishte njësi prodhuese artizanësh, dyqane për tregëtimin e manifakturave, ushqimeve, fruta-perimeve, mishit, bukës dhe lokale apo punishte të shërbimit për plotësimin e nevojave të qytetarëve të vet e për fshatin.
Prodhimi industrial në ftllimet e tij foshnjore (në qoftë se mund ta quajmë kështu) përfshinte:

Një kovaç an e e vëllezërve Tahir e Ramë Koka ku dominonte forca e krahut gjatë e mbajtjes ndezur të eshkës e përpunimit të sendeve apo objekteve. Prodhoheshin të reja ose ktheheshin në gjendje pune: vesh plori e pajisje të tjera për përmendat e drurit që përdorte fshatari në punimin e tokave, vegla të punës me dorë: sëpata, këmesa, kazma, sheten, sqepar, gërshërë për qethjen e bagëtive të imta dhe punime me teneqe.

Një repart për përpunimin e drurit ku punonte vet~m pronari duar-artë Pandi Naumi, i ardhur nga Korça. Me forcën e tij të krahut duke përdorur ato pak mjete pune që dispoftonte prodhoheshin tavolina të llojeve e madhësive të ndryshme për familjarë e lokalet e shërbimit publik, djepa, sofra, varëse rrobash, karrike, stola, çarranikë etj. të thjeshta, por të bukura. Lënda e p~rë drusore sigurohej nga pyjet e Pukës.

Një dyqan punishte për prodhimet e reja këpucësh prej llastiku, por kryesisht riparime ose ndreqje e qepje të opingave prej gome, të cilat tregonin varfërinë e pukjanëve bëheshin në një dhomë në veri të qytetit ku bënte punë vetëm Gani Kamber Durrsaku i ardhur nga qyteti Shkodër.

Për prerjen dhe qepjen e rrobave sipas dëshirës dhe kërkesës së klientëve në gjithë qytetin kishte dy rrobaqepësi, e në secilën kishte vetëm një rrobaqepës burrë. Njëri prej tyre ishte Shani Shameti i ardhur nga Kosova dhe tjetri me emrin Qamil i ardhur nga Shkodra.

Në gjithë qytetin kishte vetëm një furrë buke (pa përmendur çka kishte ushtria) me pronar Xhemal Kraja ardhur nga Shkodra. Aty përgatitej, përpunohej brumi e piqej buka në tri katër lloje që plotësonte nevojat e popullsisë, blerësve të tjerë kalimtarë e në ndonjë rast ndihmonte edhe repartet ushtarake. Furra përballonte edhe gjithë nevojat që kishin familjet qytetare për pjekjen e byrekëve etj. Aty për disa vite ka punuar Alush Sadiku nga fshati Rrapë, ndërsa për mirëmbajtjen e objekteve ekonomike e pajisjeve është kujdesur Niman Bajram Mataj, edhe ai nga fshati Rrapë.

Vëllezërit Selami e Rakip Midha, të ardhur nga Shkodra për disa vite kanë punuar si berberë për qethjen e rruajtjen e klientëve. Më vonë kanë hapur lokal berberhaneje edhe Adem Haxhi Kopani nga fshati Kabash dhe Selim Baftia nga fshati Pukë.
 
Tri katër dhoma në katin e dytë të shtëpisë së vëllezërve Abdulla dhe Bajram Salihi ishin përshtatur e pajisur me inventarin e butë etj. që shërbenin si hotel, ku flinin kryesisht zyrtarë që vinin me shërbim, e ndonjë nëpunës që nuk kis~te siguruar strehim. Ky ishte i vetmi hotel në gjithë nënprefekturën dhe me një numër të kufizuar shtretërish.

Fshatarët pukjanë që vinin për nevoja të tyre në qytet e i zinte nata e kur nuk kishin të njohur e kalonin natën në hanin e Shaban Brrutit (edhe ky i ardhur nga Kosova) kundrejt një pagese simbolike, sepse e tillë, e varfër dhe pa kushte ishte edhe buj tina. Kur bujtësit kishin ardhur edhe me kafshë ngarkese, aty pranë ndodhej një strehim i veçantë për to kundrejt pagesës për strehim dhe veçmas për ushqimet . që konsumonin.

* * *

Rrjeti tregtar ka qenë më i kompletuar, i shtrirë bukur mirë në gjithë qytetin e në shumëllojshmëri prodhimesh e mallrash industriale, ushqimore etj. të importuara thuajse të gjitha nga vende të tjera, por proqhimet e mallrat italiane
zinin vendin kryesor.     .

Qyteti kishte katër dyqane me: manifakturë e të përziera, dy dyqane që tregtonin fruta e perime, dy dyqane ku shiteshin sende të imta të përdorimit të përditshëm, cikërrima e vjetërsira; katër lokale (restorante) disa prej të cilëve përdornin edhe pije alkoolike, katër lokale ku përgatitej e pihej kafe etj.:

Në dyqanin e ortakëve Ali Hafizi dhe Kapllan Gradeci (të dy nga qyteti Shkodër) tregtohej stofra, pëlhura, beze, veshje e mbathje të gatshme, këpucë, enë guzhine etj. Këtyre pronarëve tregtarë u ishte dhënë e drejta për të shitur kripë, vajguri dhe letra duhani prodhime këto që ishin monopol shtetëror.

Dyqani i Spahiajve ardhur nga Gjakova i kompletuar me llojshmëri të ndryshme produkte sh industriale e artikuj të tjerë por pa kujdesi të njerëzve që punonin aty ai u dogj me gjithë mallrat që kishte e pas kësaj ngjarje nuk u hap më.

Dyqani i Qazim Babollit edhe ky nga Kosova, i cili gjendej në pjesën perëndimore të qytetit i kompletuar mirë e bukur.

Dyqani i ortakëve Rexhep Sala dhe Nel (Zenel) Puka që ndodhej në anën jugore të sheshit kryesor të qytetit, ku tregtohej kryesisht mallra industriale.

Në dyqanin e vëllezërve Isa dhe Ramadan Kaduku, të ardhur nga Shkodra, vendosur në anën jugore të sheshit kryesor tregtoheshin fruta e perime të freskëta, konserva të llojeve të ndryshme, pije freskuese dhe alkolike me shishe.

Dyqani i vëllezërve Mushani nga Shkodra në ortakëri me Bajram Cenën nga fshati Qerret i Pukës (ku kam punuar edhe unë) tregtoheshin pije alkolike e të freskëta nga të gjitha llojet në shishe, fruta, perime etj. Këtyre tregtarëve u ishte dhënë e drejta nga shteti për të sjellë në Pukë drithëra (misër, grurë ose miell gruri) nga ndihmat që shteti jepte për fshatarësinë e varfër pukjane e u shpërndante atyre më nevojtarë në bazë të dokumentave që sillnin nga organet e pushtetit vendor.

Dy dyqane kishte qyteti ku tregëtoheshin sende e vjetërsira të përdorimit të gjërë, kryesisht për nevoja të fshatarësisë. Njëri dyqan që i pi!rki\’ste Riza Krajës i ardhur nga Shkodra që ndodhej afër \’lurrës së bukës, ndërsa ai i Grosh Halilit ardhur nga Tropoja ka qenë në shtëpinë që ruhet edhe në ditët tona, përballë sheshit kryesor të qytetit.
Për plotësimin e nevojave të familjeve që banonin në
 
qytetin Pukë, gjelltoreve e reparteve ushtarake me mish të freskët etj. ushtronin të drejtën e blerjes së bagëtive, të therjes e të tregëtimit të mishit e nënprodukteve të tij kasapi Abdullah Zyber Laçi nga fshati Pukë dhe Qazim Murati i ardhur nga Shkodra.

Nuk kishte dyqane të veçanta apo të specializuara për tregtimin e bulmetrave. Shumica e familjeve që banonin në qytet i plotësonin nevojat e tyre me djathë, gjalp etj. duke i sjellë nga Shkodra, pavarësisht se në një dyqan ushqimor gjeje edhe bulmetra.

Katër restorante (gjellëtore) u shërbenin klientëve vendas dhe atyre kalimtarë. Më i kompletuari ai në qendër të qytetit me pronar vëllezërit Salihi të ardhur nga një fshat i Pukës. Aty shërbehej me gjithë llojet e pijeve alkolike, përgatiteshin gjellë të shijshme e të shumëllojshme dhe pihej kafe.

Restoranti i vëllezërve Manç e Meshnun Dervishi të ardhur nga Shkodra, në të cilin tregtohej kryesisht gjellë e guzhinës shkodrane dhe për ata që kishin nevojë shoqëruar me ujin e freskët të të vetmit burim aty pranë.

Restoranti i Cuf (Isuf) Bashës edhe ky i ardhur nga Shkodra, i ndodhur në perëndim të sheshit kryesor të qytetit, shërbente me pije të llojeve të ndryshme dhe kafe. Në pjesën jug-perëndimore të qytetit ka qenë edhe një restorant i vëllezërve Ibrahimi të ardhur nga Tropoja.

Thuajse mes qytetit ishte edhe një mejhane ku tregtohej pije alkolike të llojeve të ndryshme, por kryesisht raki e verë në gota e me shishe të shoqëruara me meze të shumëllojta e të shijshme me pronar Can (Hasan) Durra.

E përmendur për cilësi dhe më e frekuentuara nga dashamirësit e kafesë ishte lokali me shërbehej klientëve me kafe edhe larg lokalit, deri dhe zyrtarëve që puonin në administratën e nënprefekturës.

Edhe Nel (Zenel) Puka ka patur një lokal ~u përgatitej e tregëtohej kafe, por në ortakëri me Sadri Ademin nga fshati Pukë. Në këto dy lokale nuk shërbehej m•e asnjë lloj pije alkolike.

Plotësimi i nevojave të popullsisë që banonte në qytet me prodhime bujqësore, blegtorale e~. sigurohej pothuajse tërësisht nga Shkodra e mç pak, në sasi e llojshmëri nga Kosova. Mundt!sitë e fshatarësisë pukjane për të mbajtur me ushqime bujqësore e blegtorale banorët e qytetit, pavarësisht se të pakët në numër kur ajo s\’kish sasinë e duhur për plotësimin e nevojave të saj ishte e pamundur, megjithatë gjeje mish, arra, gështenja, mollë etj.
* * *
Ndërtimet që formonin qytetin e shërbenin për strehimin e atyre pak familjeve që banonin aty, në shërbim të administratës shtetërore, tregtimit, zejtarisë, shërbimit etj. ndërtuar pa planimetri e projekte të mirëfillta për mungesë të specialistëve të fushës urbanistike etj. ishin vendosur në të dy anët e së vetmes rrugë që kalon mes qytetit. Shumica e tyre njëkatëshe ndërtuar me mur guri ose të kombinuara dhe me lëndë drusore. 

Në gjithë qytetin vetëm dy shtëpi ishin dykatëshe ndërtuar me mur e gëlqere e të mbuluara me tjegulla. Njëra përdorej për banim nga vëllezërit Kraja, ndërsa tjetra e vëllezërve Salihi shërbente si hotel e lokale shërbimi për publikun. Gjatë atyre viteve është ndërtuar edhe shtëpia dykatëshe e vëllezërve Grosh e Arif Halili.

Ndërtesat njëkatëshe ishin me mure guri e gëlqere, por edhe në formë barake sh kishte plot, gjë që tregonin varfërinë ekonomike të familjeve qytetare. Ndër to mund të kujtojmë: ndërtesa, ku ishte vendosur dyqani i ortakëve Hafizi¬Gradeci, i ortakëve Mushani-Cenaj, i vëllezërve Kraja, i ortakëve Puka-Ademi etj. ndërs~ të tjerat mbi njëzet që shërbenin për tregëti, zej~ri e b~ ishin të ndërtuara vetëm me lëndë drusore e të mbuluara me tjegulla ose baski.

Ndërtesa të ngritura me fonde shtetërore për nevoja të administratës së tij ishin gjithsej pesë. Ato dalloheshin nga materiali ndërtimor i përshtatshëm e për cilësi ndërtimi ndër të cilët përmendim: ndërtesa njëkatëshe ku ishte vendosur administrata e nënprefekturës dhe organet gjyqësore me 11 dhoma (zyra pune), e xhandarmërisë me zyrat e komandës përkatëse në anën veriore të sheshit kryesor, ajo ku ishte vendosur administrata e rekrutimit (mobilizimit) ushtarak, e postë telegraf-telefonit, lokali i shkollës fillore të qytetit dhe zyrat e ASA-s.

Gjatë viteve të pushtimit fashist, në një kodër që ndodhet ne jug-lindje të qytetit u ndërtuan disa baraka të cilat për shumë vite shërbyen edhe si qendër kurimi për të sëmurët (Spitali rural i Pukës).

* * *

Në sheshin dhe rrugën kryesore të qytetit Pukë, e cila e  parë nga lart formonte gërmën S (duke përdorur tre segmente), asnjë metër katrore e asfaltuar. Në vjeshtë dhe pranverë, por edhe në stinët e tjera kur binte shi, balta ishte me bollëk në shesh, në rrugë dhe rrugica që të çonin tek• dyqanet, zyrat, shtëpitë e b;tnimit dhe për tek fusha e futbollit.

Uji i pijshëm për banorët e qytetit sigurohej pjesërisht nga rrjedhat ose nga burimet e të vetmit krua që ndodhej thuajse mes qytetit dhe dy puseve artizanale, njëri në lindje të qytetit dhe tjetri në perëndim të tij, të cilët me shpenzimet e pushtetit vendor ishin hapur e mbaheshin në gjendje pune. Më i preferuari uji i burimit rreth të cilit buzëmbrëmjeve krijohej rradhë e gjatë, e ndonjë herë edhe zënka për të marrë ujë. Puse artizanale prej të cilave nxirrej uji me kova kishte edhe në oborret e shtëpive të katër-pesë familjeve. Kanalizime për ujërat e zeza, instalime elektrike etj. nuk kishte.

Qyteti nuk kishte rrymë (dritë) elektrike. Mbrëmjeve në ndonjë zyrë~ dyqanet, lokalet e shërbimit, banesat e familjeve etj. përdorej llamba me vajguri ose qiriri për ndriçim.

Në sheshin kryesor të qytetit, mbrëmjeve, shpesh herë ndizej për ndriçim një fener i markës \”Petromaks\” varur mbi një shtyllë i cili qëndronte ashtu, dritëdhënës për dy-tri orë rrezja e së cilës shtrihej deri mbi 30 metër largësi.

Gjatë dimrit, i cili në Pukë është zakonisht i ashpër dhe i zgjatur në kohë, për ngrohje në familjet e qytetit, në zyra e shërbesa të *ra përdorej lëndë druri si: lisi, ahu por më shumë qymyr druri sidomos në dyqanet e lokalet e shërbimit. Druri zjarrëndezës dhe qymyre t siguroheshin brenda territorit të nënprefekturës.

Nga mesi i viteve tridhjetë deri nga fillimi i viteve dyzetë transporti i njezërve e i mallrave nga Puka për në Shkodër e anasjelltas bëhej me automjetet e firmave \”Çurçia\” dhe \”Mushani\” me qendër në qytetin Shkodër. Në fillim transporti bëhej dy-tri herë në javë dhe në konkurencë mes tyre. Më vonë sidomos pas vitit 1948 numuri i automjeteve dhe cilësia e tyre u përmirësua shumë e vit pas viti.
 
Niveli arsimor i banorëve shqiptar që jetonin në qytetin Pukë ishte i ulët. Vetëm dy persona kishin mbaruar arsimin e lartë njëri prej të cilëve në degën ushtarake. Ata me arsim të mesëm numëroheshin me gi~htat e njërës dorë. Një pjesë e brezit më të rritur ishin analfabetë ose gjysëmanalfabetë, ndërsa gratë, pothuajse të gjitha pa ditur shkrim e këndim.

Në një rrafshinë që dominonte mbi qytet ishte ndërtuar shkolla fillore pesëklasëshe. Këtu mësonin fëmijët e qytetit dhe të fshatit Pukë e Lajthizë me kryemësues në muajt e para të vitit 1942 Jordan Misja. Më vonë kjo ndërtesë është përshtatur e kthyer në muze.

Nuk kishte kinema dhe asnjë institucion tjetër kulturor.

Veprimtaritë artistike për raste festash zyrtare apo aktivitete të *ra kulturore zhvilloheshin nga nxënësit e shkollës fillore Pukë, Qerret dhe të Kabashit, ndërsa vëllezërit Tahir e Ram Koka me tupane e disa të tjerë me çifteli.

Në gjithë qytetin civil kishte vetëm një aparat radioje që punonte me bateri. Në ditët e festave zyrtare ose ndonjë fitoreje të përkohëshme të ushtrisë italiane, radioja vendosej në një dritare, në katin e dytë të shtëpisë që ndodhej në veri të sheshit kryesor të qytetit, me tërë aftësinë zanore mbasi nuk kishte zmadhues zëri (altoparlant). Më vonë edhe restoranti i Bashës u kompletua me radio.

Shërbimi shëndetësor civil në dobi e në ndihmë të qytetarëve dhe të fshatarëve pukjanë ishte në nivelet më të ulta. Një, dy e ndonjëherë tre infermierë mbulonin gjithë përkujdesin shëndetsor në tërë nënprefekturën. Nuk kishte farmaci. Edhe ndonjë medikament shumë i kërkuar për shërimin e ndonjë sëmundjeje, kur bëhej i domosdoshëm merrej në farmacitë e qytetit Shkodër.

Të gjithë punonjësit e administratës shtetërore, të sektorit ekonomik arsimor, e të tjerë ishin burra. Në dyqanet e manifakturë s, të ushqimeve, të shërbimit etj. nuk gjeje qoftë dhe një femër shitëse. Vetëm dy gra të moshuara: Gonxhja e Hysen Tahirit mund të bluante e të pjekte kafe në lokalin e vet dhe Sibja e Shaban Brrutit përkujdesej në hanin e qytetit (por kurdoherë vetëm ditën) kur mungonin bashkëshortët e tyre.

Edhe ato pak gra që kishte qyteti visheshin me \”perçe\” ndërsa gratë dhe vajzat që vinin nga fshati, për të blerë e më pak për të shitur, kurdoherë me veshjet e tyre karakteristike të zonës ku binin në sy e tërhiqnin vëmëndjen e shikimin e njerëzve ato të grave të Qerretit, Kabashit, Komanit, Iballës, Bushatit e~. më të emancipuara se gratë e qytetit.

* * *

Punë për shumicën e popullsisë së aftë nuk kishte. Të ardhurat e familjeve qytetare ishin të pakta. Fuqia blerëse e ulët. Qyteti me banorët e tij ishte i varfer. Edhe ai kishte pjesën e vet në \”L~gjenda e Misrit\” shkruar nga Migjeni.

    Marrur nga Libri: "Mes Pukjaneve" tw autorit Idriz Meti, botuar nw Lezhw, 2006.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*