Dr. M. Zeqo referoi kumtesën: "Humanizmi i Gjeçov-Kryeziut në vepren "Agimi Gjytetnisë". Gjatë kësaj dite ky studiues u interesua për historinë e këtij fshati me tradita dhe bëri dhe vizita familjare, ku u prit me bujarinë tradicionale.
Kryezi 12.10.2009
Mirseerdhe, Kryezi 12.10.2009
Vizite ne lagjen Brahaj, Kryezi 12.10.2009
Fakt befasues për mukun-studiues ishte momenti kur mori vesh se ketu ishte strehuar i mirpritur per dy jave Avni Rustemi, I cili ishte nga Libahova, rajon nga e ka origjinën edhe Moikomi.
Në bashkëbisedim i treguam, se këtu në Kryezi ishte transferuar Nikoll Mazrreku, i njohur nga opinioni publik shqiptar dhe nga intelektualët me pseudonimin Nik Barcolla, i cili shkroi pamfletin e famshëm:"Skandali Kordinjano". Interesi ishte se ku ka banuar ky patriot dhe intelektual në Kryezi.
Kryezi 12.10.2009
Për fat të mirë ruhet e pa prishur ende qela e famullisë së fshatit në të cilën banoi Nikoll Mazrreku dhe me makinën e tij të shkrimit shkroi me qindra faqe histori, folklor, etnografi e që kanë mbetur dorshkrim.
Foto emocionuese: Para qeles ku jetoi dhe punoi Nikoll Mazreku. Kryezi 12.10.2009
Moikomi u shpreh, se është shumë i nderuar që ftohet në një aktivitet për Gjeçov-Kryeziun, por dhe që shkeli në Kryezi ku ky shkenctar ka origjinën dhe si fshat i njohur për historinë dhe traditat e tij në shekuj.
Përgatiti J. Brahaj
Në shtëpinë turistike të Pal Papushit, Kryezi 12.10.2009
Me Bilbil Dervishin dhe Pal Papushin, Kryezi 12.10.2009
Ne themelet e një shtëpie te re, me kryeziasin J. Brahaj. Kryezi 12.10.2009
Mirupafshim përsëri në Kryezi, 12.10.2009
Leave a Reply