Poeti i Kabashit

Nga Prof.Dr. Kareman Ulqini

Poeti i Kabashit thirret Prendush Gega.

Emni i tij si rapsod e bejta¬xhi asht i njohtun jo vetëm në "Shtatë Bajrakët e Pukës", por edhe në Dukagjin e Mirditë. Ka le rreth vite ve 1850 – 1855 në Bicaj të Kabashit, rreth një orë larg prej qytetit të Pukës. Leu në një familje të vorfën e në vorfni e shkoi jeten. Ja potreti i Prendushit në vjetët e fund.it të jetës së tij: "Fytyra e balli i tij i kjartë, sytë shkëndi, trupi disi i krrutë prej pleqnijet e ma tepër prej vorfnijet e vuejtjevet; shkurt: lodhë fare”(sipas Gj. Karmes). As vuejtjet dhe as mosha e thyem e tij, pse ai vdiq në moshën 80 vjeçare, nuk e penguen kangën e rapsodit, nuk shterren humorin e bejtave të tija. Prendush Gega jo vetëm se jetoi shumë vjet, por jetoi edhe në një periudhë kohe me plot ngjarje në historinë e vendit tonë. Çdo ndryshim. çdo eveniment, çdo krisëm pushke, preku telat e çiftelisë së Pre¬nauahit. Ma mirë mund të thomi se ai ishte kronika e gjallë e maleve të Pukës, që jo vetëm regjistronte, por shprehte qëndrimin e popullit për çdo gja që ndodhte.

Pjesa ma e madhe e kangëve që këndohen në rrethin e Pukës janë nxjerrë prej P. Gegës. Numërohen rreth. 100 kangë së bashku të botueme, të ruejtuna në arkivin e folklorit dhe një pjesë e vogël e tyne e mbledhun dhe e ruejtun prej nesh. Shumica janë kagë trimnije. Ndër ma të përme¬ndunat e ma :me vlerë janë: "Nikollë Curri”., "Sokol Prela" , "Kanga e Fratit të Dardhës" , "Kanga e rrethimit të Shkodrës", "Kanga e Ndoc Mardedës" dhe "Lufta kundër Esat Pashës",

Ndoc Mardeda, komitë prej Berishet, rrethohet prej zaptijeve e nuk dorë¬zohet i gjallë si e lypë tradita e malevet shqiptare:

"Në Stamollë po kndon gazeta.
çarti paqin Ndoc Mardeda.
S’i lshoj armët sa të jen jeta.
Për kët jetë armët s’i nap,
Për pa i la zaptitë me gjak,
Për pa i vra qata zapti … “,

Në kangen "Rrethimi i Shkodrës" me një qartësi për t’u çuditë, P. Gega dënon turqit ai shtypësa të popullit e njikohësisht tue e mbajtë edhe qëndrimin e duhun kundër ushtrive serbo-malazeze. Vargjet e ma poshtëme të thekin në zemër. Janë të vetmet vargje që na kujtojnë qënd¬resën dhe vuejtjet e shkodranëvet të rrothuem:

" Kullotë rrobi si bakti,
Si bakti qi kullotë barin,
Baj-medet si i bahet halli,
Që na u ka sosun mishi i kalit?!
Na u ka sosun, o hajmedet !
600 grosh s’i gjindet oka!
Krajl Nikolla kryelopa,
    ………………………
Veç po e ndez Shkodrën me topa;
Veç po e ndez e te e ka shkri
Ka nji gjyle u a lshon për shpi!
Ka vra grue e ka vra fmi!
Ka çartë kishë, ka çartë xhami!"

Në shtatuer-tetuer 1915, në Pukë bashibozukët e Esat Toptanit ndeshin në qëdresën e malsorëvet, të cilët tradhëtohen prej krenëvet e baj¬raktarëvet. Tue mendue ato kohë të vështira, se gjyqtare e vetme ishte pushka e ma të fortit, na çuditë trimnia e P. Gegës, i cili ka kurajon me i cilësue tradhëtarët. 
  
Komandarët po han rushat, Han rushat kof.hin me marre, Qysh me shitë vendin me pare!  Si komandar po kush na u prini? Zef

Niklli e Xheladini,
Njaj Hil Caka e Nikll Gjini,
Të tanë askerin mrendë e shtini,
I a pau sherrin Dukagjini,
Dukagjini an’ e m’anë,
Na koriten turk e Fanë ….

E bukur asht edhe kanga e "Nikollë Currit", i cili luftoi me austriakët:

 I ka ba nji punë vaki,
Kanë çartë kulla e djegë shpi,
Kanë qitë token per miri.
I ka hypë Currit merzi,
Ka nisë luftë me nemceli,
Shumë askerin po ja gri,
Ja ka gri, ja ka farue ….

S’ kishte darsëm, s’kishte festë ku mos të gjindej P. Gega. Ishte nje .’Osa Falltorja" i malevet. Lypej jo vetëm si kangëtar, por edhe si humo¬rist që me bejtat e qituna në kambë e në dorë dhe me anekdotat s’lente kend pa agëtue. Kudo e ndiqte shoku i pandam Matosh Ndreu, i cili je¬ton edhe sot. Matoshi ka qenë një thesar kangësh, ka dijtë sidomos ato të kreshnikëvet, por koha ja ka dobësue në një masë të madhe kujtesen.

                 
P. Gega jo vetëm që goditëte të metat e të tjerëvet, por vente edhe vedin në bisht të lahuts e këtë e ka ba sa herë. Një herë i kishte falë njenit një klysh macje. Ai s’ e mbajti macen mirë, e kishte mbajtë lidhë e pa i qitë gja me hangër. Për këtë I qiti vedit kangën. Një herë Prendushi po bante dru naten e gjithmonë puna e natë asht gazi i ditës:
"Prendush Gega i biri i nan’s,
Tu ba dru per dritë të han’s,
Ju mat lisit e i ra kams’, …

Një herë dy kabashas vranë gomarin në pritë. Parodinë e kësaj "epo¬peje" e dramatizon edhe ma tepër P. Gega. Vetëm ata që dinë humorin e zakonet e atyne anëvet mund t’i kuptojnë ma mirë këto vargje:

"Qysh t’ja bajmë kësaj pune hallin,
Dy t’ kabashas vranë magarin,
Dy t’kabashas i qiti sebeti
E fishek’t ja u lau Qerreti,"!

Krahina e Pukë kremton shumë festa fetare e me nga tri deri katër ditë çdo festë. Këto zakone të mbrapshta sidomos para Çlirimit janë ndjekë me fanatizëm. Poeti i Kabashit nuk kursen edhe shokun e vet, Matoshin:

 "Matosh Ndreu e Brahim Zeneli,
T’ dy begxhi si njeni e tjetri,
Katër ditë po rrinë tu Pjetri,
Nuk dinë vend me shkue kund ngjeti".

Prendush Gega si kangëtar në za ka dijtë mjaft kangë të ciklit të Jut-binës.

 
 LAHUTARI – Veper e autorit Gjergj Pali

Simbas thanjeve të M. Ndreut, Prendush Gega ka marrë lirinë e i ka prekë ato kangë. Diftojnë se një herë për këtë punë edhe asht ngatrrue në një darsëm në Berishë me disa prej Iballje. Ky shenim nuk asht i pa randësi, se vetëm kështu mund të spiegohen ata elemdnta të rij që shihen në ciklin e Jutbinës.

Edhe sot rapsodët e rij të Pukë i bajnë kangët simbas mënyrës së Prendush Gegës.

Botuar në Buletinin "SHKODRA" 1963.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*